• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediu: Vetting më preferencial për ata që kandidojnë në ‘Kushtetuese’ dhe në Gjykatën e Lartë

by Java News
02/10/2019 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatmir Mediu thotë se vendi ka nevojë për një sistem drejtësie funksiona. Aleati opozitar i Lulzim Bashës, tha në RTV Ora se “duhet bërë një vetting më preferencial sa i përket njerëzve që duhet të jenë në Gjykatë Kushtetuese apo Gjykatën e Lartë”

Ai u shpreh se produktet që duhet të vijnë për diskutim nga parlamenti të mos jenë marrëveshje kulisash, por transparente.

Mediu propozoi që pjesë e marrëveshjeve me PS të jenë edhe media e opinioni publik dhe theksoi se për ecjen me ritme më të shpejta të reformës në drejtësi ndoshta ka ardhur koha të kemi më shumë grupe hetimi në procesin e vettingut.

“Për t’i dhënë zgjidhje (krizës politike), meqë ne na kërkohet nga faktori ndërkombëtar kjo lloj tryeze, po ashtu edhe PS-së, mos të injorojë kërkënd PS, komisioni që ajo ka në Parlament le të ulet 4 herë në ditë, t’i dëgjoj me vëmendje të gjithë propozimet që vijnë nga nënkryetari i Parlamentit, nga Hadjari, nga Kujtim Gjuzi nga këdo. E rëndësishme është që produktet që vijnë për diskutim mos jenë një marrëveshje kulisash, por të jetë një marrëveshje transparente ku përfshihen edhe media, edhe opinioni publik.

Ne kemi ndërtuar një raport të qartë me njëri-tjetrin, që edhe nëse nuk do të jemi dakord, do biem dakord për të mos qenë dakord, sepse kemi mendime dhe interesa të ndryshme dhe përfaqësimi duhet të jetë opozitar në diskutimin që do të bëhet me pjesën tjetër. Padyshim edhe në nivel teknik dhe në nivel politik ka nevojë për facilitim, po nuk është reforma zgjedhore thelbi i të gjithë krizës politike, është një element i saj. Madje nga pikëpamja juridike ka elementë që përjashtojnë dekriminalizimin, përjashtojnë mundësinë e vjedhjes, ndëshkojnë vjedhësit por nuk zbatohet, nuk implementohet në mënyrë të qëllimshme dhe kjo është provuar këto kohë.

Për mua është e rëndësishme që ne ti marrim seriozisht të gjitha pikat që kanë të bëjnë me shqetësimin ndërkombëtar sa i përket zhvillimeve në Shqipëri. Ndoshta ka ardhur koha të kemi më shumë grupe hetimi që të ecim më shpejtë procesi i vettingut. Ndoshta duhet bërë një vetting më preferencial sa i përket njerëzve që duhet të jenë në gjykatë kushtetuese apo në gjykatën e lartë për të ecur këto dy institucione të rëndësishme që i ka kërkuar dhe Bundestagu që të jenë pjesë e funksionimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Një reformë ka nevojë për mbështetje politike sa më të gjerë. Nuk është një armë e fortë në dorën e një tjetri për t’i rënë”, shprehet Mediu. /l.m

Next Post
“Qindra punëtorë emigrantë po vdesin në Katar nga i nxehti”, hetim i ‘The Guardian’

“Qindra punëtorë emigrantë po vdesin në Katar nga i nxehti”, hetim i ‘The Guardian’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com