• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediu ‘tradhton’ Bashën: Jam gati të ulem me Ramën, PR do futet në zgjedhjet e 13 Tetorit

by A R
29/07/2019 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka dalë kundra kreut të PD Lulzim Basha.

Në një prononcimin për A2 CNN, Mediu është shprehur i gatshëm që të negociojë më Ramën, ndryshme nga Basha që e mohon në mënyrë kategorike një dialog të tillë.

“Kundërshtarin politik t’i nuk e zgjedh dot, ai është zgjedhur nga dikush tjetër. Mendoj se ndonjëherë është më mirë të merresh me atë që ke kundërshtar të drejtpërdrejt politik se sa me vegla të kundërshtarit politik. Kjo e kthen pastaj dialogun në mënyrë qesharake. 

Është shumë e rëndësishme që ne të arrijmë në një mirëkuptim, nëpërmjet negociatave që ne të zgjidhim këto probleme për të garantuar që të kemi një qeverisje tranzitore, e cila nuk do të jetë më një qeverisje e Ramës, por një qeverisje e një vullneti politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, por pa Ramën Kryeministër.

Unë tërësisht në mbështetje të këtij qëndrimi dhe kërkese të zotit Meta edhe për faktin se kjo është një çështje që ne si opozitë tashmë e kemi diskutuar paraprakisht edhe me OSBE-në. 

Bashkë me zotin Basha kemi qenë në Luksemburg ku kemi diskutuar me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe mbas asaj kemi kërkuar dhe kemi shkuar si opozitë, me zotin Basha.

Ne jemi takuar me zotin Greminger. Ajo çfarë i kemi kërkuar zotit Greminger është një autoritet, i cili kënaq interesin pro shqiptar dhe mbështetjen e të gjitha palëve politike për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës. Faza imediate është ndalimi i maskaradës për ndryshimin e kryetarëve të bashkive për shkak të një procesi tërësisht farsë votimi”,  tha Mediu..

Ndërkohë sa i përket 13 tetorit republikanët jo vetëm që njohin dekretin e Presidentit, por shpallin pjesëmarrjen në zgjedhje.

“Padyshim që do të regjistrohemi në zgjedhjet e 13 tetorit. Unë mendoj se detyra e një force politike është dhe në mënyrë të veçantë i opozitës është respektimi i Kushtetutës. Unë nuk jam as euforik, por as naiv për të moskuptuar realitetin politik që ka Shqipëria. 

Por ajo që është e rëndësishme për një forcë politike, ndryshe nga institucionet e tjera që merren me diskutime të ideve politike, është që një forcë politike të ndërmarrë të gjitha hapat për të ndërtuar një raport të drejtë me qytetarët dhe për të ndryshuar një realitet që është i papranueshëm për ta”, u shpreh për A2 CNN Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane.

Regjistrimi si garues duhet të ndodhë brenda datës 4 gusht, pasi Kodi Zgjedhor, parashikon se limiti është 70 ditë para datës së zgjedhjeve.

Deri më tani, PD që udhëheq opozitën, ka pranuar se e njeh 13 tetorin, por nuk hyn në zgjedhe pa u plotësuar kushtet që të jenë të lira dhe të ndershme, çka sipas tyre nuk mund të ndodhë me Edi Ramën Kryeministër.

Next Post
Gara dhe alkool, policia e Durrësit pezullon 28 leje drejtimi

Aksident në Lezhë-Shëngjin, plagoset rëndë një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In