Në një forum të zhvilluar në Washington DC, në kuadër të aktiviteteve të Komitetit të Mbrojtjes të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ish-ministri shqiptar Fatmir Mediu ka marrë pjesë si folës në një panel me dy gjeneralë amerikanë, Michael Barbero dhe Lanse Landrume.
Takimi u organizua nga Johns Hopkins SAIS në bashkëpunim me Merrill Center for Strategic Studies dhe u drejtua nga eksperti i njohur i çështjeve ndërkombëtare, Edward P. Joseph.
Në vijim të vizitës, Mediu zhvilloi takime edhe në Hudson Institute dhe Carnegie Endowment for International Peace, ku diskutimet u fokusuan te e ardhmja e Aleancës Atlantike.
Ai theksoi nevojën urgjente për forcimin e NATO-s përmes rritjes së investimeve në mbrojtje nga vendet europiane, zhvillimit të industrisë ushtarake dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet aleatëve. Sipas tij, eliminimi i politikave proteksioniste në fushën e mbrojtjes është thelbësor për të mos dobësuar kapacitetin dhe unitetin e aleancës.
“Po ashtu diskutime shumë të rëndësishme u zhvilluan në Hudson dhe Carnegie Institute, për situatën e Aleancës së Atlantikut NATOs. Nevojën e forcimit të NATOs dhe investimeve në mbrojtje të vëndeve Europiane, industrinë ushtarake dhe bashkëpunimin duke eleminuar cdo politikë proteksionizmi në investimet në mbrojtje duke dobësuar forcën e aleancës”, tha Mediu.











