• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediu gjen formulën për të gjithë Ballkanin: Duhet strategji e qartë! Operacione si në vendet e Balltikut

by A R
21/03/2025 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërcënimet që vijnë nga Serbia, Rusia dhe Kina përbëjnë një sfidë serioze për stabilitetin e Ballkanit. Kështu u shpreh ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu në emisionin “Çdo kënd me Merita Hakljan”, i cili sugjeron që Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e vendeve të Balltikut për një strategji operacionale me financime të përbashkëta me vendet e tjera të rajonit.

“Shqipëria ka nevojë për strategji të qartë se çfarë nivelesh operacionale duhet të ndërtojë në tokë ajër dhe det. As 5% nuk i dalin Shqipërisë dhe për ta bërë të efektshëm çdo financim duhet të kemi financime të përbashkëta si në vendet e Balltikut. Ndërtimi i strukturave ushtarake të përbashkëta si vendet e baltikut për tu përballuar më një agresion të mundshëm. Artikulli 5 na mbron nga gjithçka pa menduar si të mbrohemi vetë ndërkohë që ky do ketë problemet e veta në rast të një agresioni të mundshëm në Ballkan. Zhvillimet në Ukrainë duhet të na bëjnë të mendojmë” shprehet mediu në A2 CNN.

Sipas tij, një element kyç që ka munguar deri tani në Shqipëri është bashkëpunimi politik i koordinuar me shtetet e tjera të Ballkanit. Ky bashkëpunim, thekson Mediu, mund të mundësojë një qëndrim të përbashkët për të përballuar kërcënimet nga jashtë dhe të ndihmojë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ndërsa Vuçiç flet qeveria shqiptare duhet të kishte folur prej kohësh për shkak të problemeve të raporteve të Rusisë e Kinës dhe tensionet që ato përpiqen të krijojnë. Kjo duhet të ishte zile alarmi për Shqipërinë. I vetmi vend që ka marrë masa është Kroacia. Elementi i parë duhet të ishte bashkëpunimi politik për të arritur një qëndrim të përbashkët. Nuk ka ndodhur asnjëherë që shteti shqiptar të ketë pasqyruar ndonjë politikë specifike për kërcënimet që vijnë në rajonin e Ballkanit. Elementi i dytë është ndërtimi i deterrance ushtarake dhe duhet të jetë marrëveshje e tipit të vendeve të Baltikut dhe mund të ndërtojmë një dimension të tretë që është ai ekonomik. Ajo që shoh pozitive në këtë marrëveshja është përfshirja në nivelin ushtarak. Përfshirja në nivelin politik do ta bënte Kosovën më të vlefshme, sepse është një pikë e nxehtë sigurie në Ballkan sikurse Bosnja, Mali i zi e Maqedonia. Shtrirja e këtij bashkëpunimi politik ushtarak dhe ekonomik duhet bërë me të gjitha vendet e Ballkanit mundësisht dhe Bosnjën”.

Nga ana tjetër, Mediu vlerëson Kroacinë si shtetin që ka marrë masa të menjëhershme për të forcuar pozitat ushtarake dhe për të siguruar mbështetje ndërkombëtare, duke e kuptuar rëndësinë e një përgjigjeje të bashkërenduar.

“Çështjet e sigurisë janë bërë çështje primare të NATO-s. Aleancat nuk janë në tradicionalen e vet, por ne nuk kemi këshill të sigurisë kombëtar, për t’i trajtuar këto çështje nuk është institucion serioz. Qeveria është më hezitante për shkak të raporteve me Vucicin, kurse Kroacia e ka pasur të qartë pozicionin e saj. Është i vetmi vend që ka investuar në rritjen operacionale ushtarake”.

Next Post
Dënohet me burg përjetë 29-vjeçari që tentoi të hidhte në erë maternitetin

Dënohet me burg përjetë 29-vjeçari që tentoi të hidhte në erë maternitetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In