“Shaqiri pozon me imamin radikal” – Ky është titulli i gazetës zvicerane, “20min.ch”, për takimin e Xherdan Shaqirit me imamin nën hetim Shefqet Krasniqi teksa shtrojnë pyetjen se ç’kërkon me të.
Fotografia e postuar nga Shaqiri në rrjetet sociale është bërë shkak për artikullin e gazetës zvicerane. Në foto është futbollisti duke shtrënguar duart me imamin e xhamisë më të madhe në Prishtinë.
Gazeta zvicerane i bën një përshkrim të detajuarbiografisë së imamit kosovar duke pikasur momentet që kanë shkaktuar debate të gjata. Me theks të veçantë gazeta përdor deklaratën e Krasniqit kur tha se “Nënë Tereza do të digjet në ferr”.
Në fund gazeta, ashtu si edhe shumë shqiptarë pyet: “Ç’kërkon Xherdani Shaqiri me një imam të tillë?”.