• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat zbulojnë detaje nga zgjedhjet e PD në Maliq: Salianji ka manipuluar procesin, kërkohet përsëritja e votimit

by Ardit Rada
09/10/2020 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votimet e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës për të propozuar kandidatët për deputet, konfirmuan edhe njëherë problematikat e zgjedhjeve të iniciuara nga kryedemokrati Lulzim Basha në çdo degë.

Të konsideruara nga analistë dhe politikanë, si farsë dhe krejt formale për një forcë politike që synon të vijë në pushtet, “selia blu” tentoi sërish të provojë krejt të kundërtën por pa sukses.

Shembull për këtë do të mjaftonte qoftë dhe vetëm procesi i zhvilluar në Maliq.

Nisur nga incidentet që u shënuan së shumti në Devoll, Pogradec dhe Korçë ku lufta brenda llojit u përshkallëzua deri në përplasje fizike, zgjedhjet në Maliq u përpoqën të qëndronin larg syrit të medias duke bërë një tentativë të fshehjes së problematikave.

Së fundmi, raportohet se anëtarët e Partisë Demokratike në Maliq kanë kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve duke u shprehur se ish deputeti i ka shpëtuar eleminimit duke pasur komisionin zgjedhor në krahun e tij për të manipuluar procesin.

Fill pasi u njoh më trendin negativ të votimeve, komisioni mbylli procesin e votimit në orën 14:20, në një kohë kur rregullorja që mban firmën e kryedemokratit Lulzim Basha, përcakton orën 18:00 si afatin përfundimtar.

Për realizimin e kësaj këtë është dashur edhe ndërhyrja e sekretarit organizativ të PD-së Sahit Dollapi, i cili ka qenë personi i cili duke ndjekur me përpikmëri porositë e Salianjit, ka mbyllur procesin pa i numëruar aspak votat dhe duke kualifikuar të gjithë kandidatët e degës.

Korespodentet e qarkut të Korçës, tregojnë se numërimi në këtë qendër ka qenë tejet fiktiv, duke mbushur tabelën e rezultatit pa pasur asnjë të dhënë nga vullneti i demokratëve të Maliqit.

Ndërkohë, është konstatuar se në këto zgjedhje kanë votuar edhe persona që nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike. Kjo ka ngjallur jo pak debate pasi një nga personat kyç për sjelljen e tyre në qendër ka qenë Bujar Salianji, i ati i Ervin Salianjit.

Duke qenë mjaft i njohur në zonë pasi ka drejtuar për tre mandate në ish-komunën Lozhan, babai i tij ka çuar të votojnë shumë persona që nuk e kanë pasur emrin në listë.

Personi që ka pasur më shumë mbështetje në Maliq, mësohet të ketë qenë Xhevdet Belishta, edhe pse zyrtarisht nuk ka marrë rezultatin e pritur për shkak të mekanizmave që ish deputeti Ervin Salianji kishte gjetur për manipulimin e procesit.

Nisur nga këto ngjarje, një grup demokratësh të degës së Maliqit kanë kërkuar me insistim ripërsëritjen e procesit zgjedhor dhe vendosjen e një komisioni të ardhur nga Tirana për të numëruar votat kontestuese.

Teksa çdo ditë flitet aq shumë për problemet e zgjedhjeve në vend, Partia Demokratike ende ka probleme me zgjedhjet brenda saj duke mos ofruar vetë shembullin e para si një force politike model që do të vijë në pushtet për të sjellë ndryshimin.

Procesi i ndjekur, vërteton edhe njëherë katërçipërisht hipotezat e hedhura që në krye të herës se gara e improvizuar nga krydemokrati Basha për të shpëtuar nga pasojat që mund të vinë nga lista, është krejt qesharake dhe se në fund gjithçka do të vendoset në zyrën e tij. /Tema

/e.rr

Next Post
5 viktima dhe 252 raste të reja, Italia drejt shërimit nga COVID-19

Italia sërish nën "ethet" e COVID: Regjistrohen mbi 5000 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In