• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mediat shantazhojnë bizneset dhe qytetarët”, Rama: Ligji “anti-shpifje” do të kalojë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR

by Ardit Rada
07/10/2020 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pyetur për çështjet e rishikimit të paketës “Anti shpifje” dhe se sa ky mund të cilësohet si një ligj që mund të “mbyllë gojën e gazetarëve”, kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë një konference me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, e cilësoi si të kundërtën:

“Ligji do kalojë, por jo për t’i mbyllur gojën gazetarëve, por që të gjithë që bien pre e akuzave të pabaza kanë mundësi të mbrohen”.

Rama tha se projektligji nuk do të çohet më në Komisionin e Venecias për rishikim.

Gjithashtu Rama u shpreh se tashmë paketa i ka bërë ndryshimet sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR.

Kryeministri shtoi se mbështetja më e madhe për këtë ligj ka ardhur nga bizneset:

“Dhe po ju them se mbështetja me e madhe erdhi nga bizneset për këtë paketë, pasi ata po shantazhohen çdo ditë nga mediat.

Në këtë xhungël dezinformimi, përmes shkeljes së etiketës, njerëzit do kenë mundësi të mbrohen në gjykatë ndaj çdo njeriu që fshihet pas anonimatit”, tha Rama.

“Për sa i përket ligjit, ligji është i konsultuar një vit me OSBE-në dhe i miratuar nga OSBE-ja ndërkohë që tani po bëhet adoptimi i Komisionit të Venecias dhe ligji do të kalojë jo për t’i mbyllur gojën gazetarëve, por për të krijuar një mjedis më etik ku të gjithë mund të flasin, por ata që janë pre e sulmeve të pabaza kanë mundësi të mbrohen.

Ne do ta miratojmë ligjin sepse në këtë xhungël disinformimi, keqedukimi, sulme ndaj personaliteteve përmes shkeljes së përditshme të etikës së medias së paku individët të kenë të drejtën të kërkojnë llogari përpara gjykatës çdokujt që i sulmon dhe fshihet pas anonimatit apo burimeve të jashtme. Në fakt u bien njerëzve si të ishin të pavlerë në shoqërinë tonë. Kjo nuk mund të vazhdojë”, tha Rama.

/e.rr

Next Post
Gjendja e emergjencës në Itali shtyhet deri më 31 janar/ Bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave

Gjendja e emergjencës në Itali shtyhet deri më 31 janar/ Bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In