• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mediat prestigjoze europiane: Varfëria i bën Kosovarët t’i bashkohen ISIS-it

by A R
22/12/2015 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë herë radioja gjermane “WDR” në një reportazh të sajin ka shkruar se njerëzit nga komunat e varfra të Kosovës janë bërë pjesë e ISIS.

“Kosova është një ndër vendet e para me numrin e shtetasve të vet që iu kanë bashkuar organizatave terroriste në Irak dhe Siri. Supozohet se që nga viti 2012 në frontet e luftës në këto dy shtete janë vrarë 50 shqiptarë të Kosovës”, transmeton radioja gjermane “WDR”.

Sipas saj, deri më tani janë regjistruar 300 banorë të Kosovës që iu kanë bashkuar grupeve terroriste të ISIS-it.

“Që nga viti 2013, policia e Kosovës ka hapur hetime kundër 180 personave, nga të cilët 90 prej tyre janë arrestuar ndërsa janë ngritur më shumë se 40 aktakuza”.

Radio gjermane nënvizon se numri më i madh i atyre që i bashkohen ISIS-it në vatrat e luftës në Lindjen e Mesme vijnë nga komunat e varfra siç janë Ferizaj, Hani i Elezit dhe Shtimja.

“Deri më tani nuk ka rezultate pas miratimi të ligjit për dënime të atyre që marrin pjesë në luftëra të huaja, por më shumë është shqetësues fakti se banorët e Kosovës marrin me vete edhe gratë e fëmijët. Përveç grave të martuara që kryesisht shkojnë pa dëshirë në këto vende, mendohet se edhe rreth 20 vajza të reja kanë arritur që të shkojnë në Siri dhe Irak. Policia e Kosovës ka arritur që gjatë vitit 2015 të ndalojë disa vajza nga Vitia dhe Vushtrria që të kalojnë kufirin, të cilat synim kishin bashkimin në organizatat terroriste. Por luftëtarët kosovarë të ISIS nuk kanë ngjallur vetëm kuriozitetin e radios gjermane. Edhe prestigjiozja franceze “Le Monde”, në një reportazh të gazetarit Christophe Chatelot, theksonte se tundimi i radikalizimit islamik ka triumfuar në Kosovë.

Gazetari i përditshmes franceze “Le Monde” në fillim të këtij muaji qëndroi në Kosovë. Në fund të javës gazeta botoi këtë shkrim. “Horizonti i A. B. – një kosovar shqiptar, që ëndërronte aventurën e luftës së shenjtë në Siri është trishtuar papritmas. Prej disa muajsh, universi i tij kufizohet me banesën modeste familjare të një ish-ndërtese të armatës jugosllave të vendosur në një fshat të trishtë afër kufirit maqedonas. Djaloshi 28-vjeçar mendon vetëm zi. Më zi se edhe flamuri i xhihadistëve, me të cilët ishte bashkuar afër Alepit në dimrin e vitit 2013-2014. Ai është në arrest shtëpie, në pritje të procesit të vet gjyqësor, që do të nisë në fillim të vitit 2016.

Një shtet i ri i banuar me 95 për qind nga shqiptarët, të cilët kërkojnë shumica tolerancë. Sidomos Kaçaniku dhe rrethinat e tij kanë qenë në shënjestër. Ky qytet me 30 mijë banorë shtrihet në rrugën nacionale që çon në Maqedoni dhe rreth 15 kilometra më larg i ka dalë nami që kur Lavdrim Muhaxheri, njëri nga fëmijët e tij, tregon mizorinë e vet nëpër rrjetet socialë. Ai, në një video të postuar në maj, shihet duke e bërë copë e grimë me raketë një të ri të lidhur për peme. Nuk mund të përjashtohet loja e ndyrë e Rusisë përmes Serbisë që mund t’i përdorë këto grupe për ta destabilizuar Kosovën”, shton ai. Beogradi vërtetë kurrë s’e ka gëlltitur humbjen e Kosovës, ‘djepit të kishës së saj ortodokse’.

Sa i përket Rusisë, ajo përtej vëllazërisë ortodokse, Ballkanin historikisht e konsideron rajon strategjik, korridor ndërmjet Evropës dhe Lindjes. Christophe Chatelot e mbyll shkrimin e tij duke thënë se varfëria i ka shtyrë kosovarët drejt luftës së ISIS. Ne jemi dëshmitarë të kthimit të fesë në shoqërinë shqiptare nga shkaku i varfërisë ose nga kriza e identitetit”.

Next Post

Miranda Kerr shfaqet nudo në "Harper’s Bazzar"/ Revista tërhiqet nga tregu (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fjeti me mbi 1 mijë burra, partneri i modeles së OnlyFans: Në fund të ditës vjen tek unë

Fjeti me mbi 1 mijë burra, partneri i modeles së OnlyFans: Në fund të ditës vjen tek unë

May 25, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

A ka jetë pas referendumit?

May 25, 2026
“Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, flet Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

“Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, flet Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

May 25, 2026
Rënie e çmimeve të naftës, tregjet aziatike rriten mes shpresave për marrëveshje SHBA-Iran

Rënie e çmimeve të naftës, tregjet aziatike rriten mes shpresave për marrëveshje SHBA-Iran

May 25, 2026
Marrëveshja e detit, ministri grek Dendias viziton sot Tiranën, takime me Ramën e Nufin

Marrëveshja e detit, ministri grek Dendias viziton sot Tiranën, takime me Ramën e Nufin

May 25, 2026
180-vjetori i vdekjes së poetit rilindas, Rama: Shqipëria 2030 do të jetë “Viti Europian i Naimit”

180-vjetori i vdekjes së poetit rilindas, Rama: Shqipëria 2030 do të jetë “Viti Europian i Naimit”

May 25, 2026
Rusia godet sërish Ukrainën me raketën hipersonike, 4 viktima dhe qindra të plagosur

Rusia godet sërish Ukrainën me raketën hipersonike, 4 viktima dhe qindra të plagosur

May 25, 2026
VIDEO/ Zjarr në një pallat në Tiranë: Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia

VIDEO/ Zjarr në një pallat në Tiranë: Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia

May 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do shënojë termometri sot

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do shënojë termometri sot

May 25, 2026
I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In