• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat perëndimore: 30 Qershori, prova e madhe për demokracinë shqiptare

by A R
29/06/2019 20:38
FOTO ILUSTRUESE NGA ZGJEDHJET E KALUARA

FOTO ILUSTRUESE NGA ZGJEDHJET E KALUARA

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kushte normale, zgjedhjet lokale në Shqipëri nuk marrin dhe nuk provokojnë shumë interes përtej kufirit të vendit tonë, por votimi i dielës është komentuar gjerësisht nga mediat amerikane, europiane dhe italiane. Për mediat pretigjoze si “Washington Post”, “New York Times” apo “AP” zgjedhjet e 30 qershorit janë vendimtare për rrugën që do të marrë Shqipëria në ardhmen por edhe përpjekjet e vendit tonë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Për “Accociated Press” votimi i së dielës është prova më e madhe e demokracisë në vendin tonë që pas rënies së komunizmit. Sipas agjencisë së njohur, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ka qenë “thembra e Akilit” për Shqipërinë paskomuniste dhe është konsideruar si hap kyç për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

“Opozita, e mbështetur nga presidenti i vendit, po bojkoton votimin mes akuzave për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar dhe kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare, por qeveria shqiptare nuk është tërhequr”, shkruan “AP.

Ajo sjell në vëmendje faktin se numri i shqiptarëve që kanë të drejtë vote është më i lartë se e gjithë popullsia e vendit tonë. “Rreth 3.5 milion shqiptarë kanë të drejtë të zgjedhin kryetarët e bashkive për të drejtuar 61 qarqe për katër vitet e ardhshme. Numri i votuesve me të drejtë vote është më i lartë se gjithë popullsia e Shqipërisë, për shkak të numrit të njerëzve nga diaspora shqiptare në vende të tjera”, thekson media e njohur.

Ndërkohë gazeta greke “Prothema” shkruan se ndërkohë që po afrohen ora për zgjedhjet lokale të, situata në Shqipëri po bëhet më e rrezikshme. Ajo ngre alarmin se kryeministri Rama po armatos mbështetësit e tij.

“Përkrahësit e opozitës, të cilët kanë thënë se do të qëndrojnë larg zgjedhjeve të 30 qershorit, po përpiqen të parandalojnë përgatitjet për zgjedhjet duke shkatërruar materialet zgjedhore. Në disa qytete dhe fshatra në Shqipëri,  ka shpesh përplasje me policinë.

Por ajo që është më shqetësuese është numri i raporteve që vijnë nga opozita, sipas të cilës Rama, përveç shpërndarjes së parave për të rritur pjesëmarrjen në votimin e së dielës, po armatos edhe përkrahësit e tij me armë në mënyrë që të pengojë opozitën që të të bllokojë votimin”, shkruan gazeta greke. Zgjedhjet lokale të mbajtura nga Kryeministri janë anuluar nga Presidenti. Partitë e opozitës janë tërhequr dhe vetëm Partia Socialiste do të marrë pjesë” , thekson ajo.

“Për fat të keq ne po tregojmë se demokracia jonë është e papjekur, e dobët dhe e korruptuar”, thotë nga ana tjetër Skender Minxhozi për “Washington Post”. “Ne nuk jemi në gjendje të ulemi në dialog dhe të arrijmë në një kompromis.”

Gazeta e njohur amerikane paralajmëron se pas katër muajsh protestash të dhunshme, të gjitha sinjalet tregojnë për një konfrontim të tensionuar të dielën.

“Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, organizatat e tjera ndërkombëtare dhe fuqitë e mëdha perëndimore i kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur opozitës për të shmangur dhunën dhe për t’u angazhuar në një dialog për të zgjidhur bllokimin politik. Ndonëse dhuna është reduktuar kohët e fundit, vazhdimi i bllokimit vazhdon”, shkruan “Washington Post”.

“Udhëheqësit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, që dërgojnë 280 vëzhgues zgjedhorë ndërkohë që ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në Tiranë, të premten i bënë thirrje liderëve politikë shqiptarë që të tregojnë përmbajtje, të angazhohen në një dialog konstruktiv dhe të sigurohen që zgjedhjet e së dielës janë paqësore. Ato kanë paralajmëruar se nxitësit e akteve të dhunshme do të përgjigjen para ligjit”, thekson gazeta e njohur.

Ndërkohë “AP” sjell në vëmendje përplasjet mes tre aktorëve kryesorë politikë në Shqipëri, kryeministrit Edi Rama, kreut të PD-së Luzim Basha dhe presidentit Ilir Meta, dhe këmbënguljes së tyre për mos t’u tërhequr nga qëndrimit që kanë mbajtur përgjatë viteve të fundit, pavarësisht shtimit të tensioneve politike.

Opozita ka bojkotuar zgjedhjet dhe parlamentin. Presidenti Ilir Meta u përpoq të anulojë votimin e së dielës për shkak të bojkotit të opozitës dhe njoftoi të enjten se zgjedhjet do të zhvillohen më 13 tetor, disa ditë përpara se të pritet vendimi i BE mbi negociatat e anëtarësimit. Kryeministri Edi Rama megjithatë këmbëngul se zgjedhjet do të zhvillohen siç është planifikuar të dielën, për të parandaluar kundërshtarët që të përdorin “shantazhin” politik për të detyruar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Madje Rama akuzon opozitën se po përpiqet të pengojë përpjekjet e qeverisë së tij për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE. Ndërkohë, Opozita, e udhëhequr nga Lulzim Basha, fajëson qeverinë dhe thotë se kriza politike do të zgjidhet kur Rama të japë dorëheqjen”, shkruan “AP”. Për opozitën, problemi nuk është me të vërtetë zgjedhjet lokale. Ata po përpiqen të detyrojnë kryeministrin të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për shkak të korrupsionin të gjerë të qeverisë, manipulimit të votave dhe lidhjeve me krimin e organizuar”, thekson ajo.

Nga ana tjerër, gazeta amerikane “New York Times” ndalet te fakti që muajt e fundit akte qenë të mbushura me protesta, ku nuk ka munguar dhuna por edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
“Mazhoranca ka nisur procedurat e shkarkimit të presidentit Meta. Por vendimin final e merr Gjykata Kushtetuese, që nuk ka funksionuar në vitin e shkuar për shkak se gjyqtarët e këtij institucioni u shkarkuan nga puna.”, shkruan ajo.

Presioni ndërkombëtar

“AP” shkruan se Shtetet e Bashkuara, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare i kanë bërë vazhdimisht thirrje opozitës për të shmangur dhunën dhe për të hyrë në dialog me mazhorancën për të zgjidhur krizën politike.

“Ata e kanë shtyrë që mos bojkotojë zgjedhjet dhe kanë dalë kundër vendimit të marrë në shkurt nga ligjvënësit e opozitës për të hequr dorë nga mandatet e tyre parlamentare. Demokratët e opozitës nuk i kanë kushtuar vëmendje thirrjeve të ndërkombëtarëve, megjithëse në protestën më të fundit u pa një reduktim i ndjeshëm të dhunës. Mediat shqiptare njoftuan se SHBA-të i kishin thënë Bashës dhe Monika Kryemadhit, gruas së presidentit Meta se grupet e tyre do të konsideroheshin si organizata të dhunshme nëse organizonin protesta të dhunshme, por ko nuk mund të konfirmohet zyrtarisht”, shkruan media e njohur.

Çfarë pritet?

“AP” shkruan se socialistët në pushtet janë kandidatët e vetëm në 35 nga 61 rrethe, ndërkohë që parti të vogla të majta konkurrojnë kundër PS-së në disa qarqe.

“Mijëra policë do të mbrojnë vendvotimet. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për Zyrat për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut po dërgon 174 vëzhgues zgjedhor. Ata do të japin të dhënat e tyre paraprake të hënën”, thotë “AP”. Por opozita ka krijuar Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, disa grupe mbështetësish anembanë vendit, të cilët mund të përpiqen të hyjnë me forcë në qendrat e votimit apo të ndalojnë votuesit e tjerë të mos hyjnë.

Ambasadat perëndimore u kanë bërë thirrje qytetarëve të huaj në vend të shmangin qendrat e votimit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë votimit të së dielës. Opozita ka thënë se nuk do të pranojë rezultatet apo do të njohë kryebashkiakët e rinj”, thotë agjencia informative.

/gazeta Si

Next Post
Sulmuan KZAZ dhe policinë në Kamëz, 3 të arrestuar, 3 të tjerë në kërkim

Policia "çliron" disa KZAZ nga bashkitë e djathta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

November 13, 2026
Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

November 13, 2026
Diabeti “marshon” pa u ndalur, mjekët japin alarmin: Çdo vit diagnostikohen deri në 10 mijë raste të reja

Diabeti “marshon” pa u ndalur, mjekët japin alarmin: Çdo vit diagnostikohen deri në 10 mijë raste të reja

November 13, 2026
Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

Negociatat me BE-në, Gjipali zbulon kapitujt ku Shqipëria ka më shumë vështirësi

November 13, 2026
Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

November 13, 2026
Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

November 13, 2026
Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

November 13, 2026
Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

FOTO/ Vila, hotele dhe pagë 46 mijë euro! Demalia:Pasuria e Tritan Shehut dhe korrupsioni i vjetër që SPAK nuk e sheh

November 13, 2026
‘Luftë’ spiunazhit dhe hakerave, Gjermania i jep kompetenca të reja shërbimit sekret

‘Luftë’ spiunazhit dhe hakerave, Gjermania i jep kompetenca të reja shërbimit sekret

November 13, 2026
24-vjeçari vlonjat prej dy ditësh i zhdukur! Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

24-vjeçari vlonjat prej dy ditësh i zhdukur! Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In