• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat: Lefter Koka dhe Ornaldo Rakipi shpallen ‘non-grata’ nga SHBA

by A R
05/10/2021 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lefter Koka dhe Orlando Rakipi nuk do të kenë më mundësi të marrin vizë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një vendimi që pritet të bëhet zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit së shpejti. Kështu shkruan AlbanianPost.com

Media në fjalë e ka bërë me dije që një ditë më parë se dy deputetë të zgjedhur të Parlamentit të Shqipërisë nuk do të mund të shkojnë dot më drejt Amerikës dhe tashmë emrat po bëhen publikë.

Lefter Koka, fitoi mandatin e deputetit më 25 prill në qarkun e Durrësit. Mirëpo, më 1 shtator, vetëm 10 ditë përpara fillimit të punimeve të Kuvendit të ri, Koka dha dorëheqjen nga posti nëpërmjet një statusi në Facebook.

Karriera e tij politike ka nisur që në fillimvitet 2000. Ai ka qenë kryetar i Bashkisë Durrës fillimisht, në mandatin 2003-2007. Më pas, Koka, pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të bëhej ministër i Mjedisit në vitin 2013, në Qeverinë e parë të Edi Ramës, i cili bashkoi forcat me Ilir Metën asokohe në një koalicion të gjerë parlamentar.

Në shtator 2017, Koka do të merrte postin e deputetit nën siglën e LSI-së, por këtë herë do të qëndronte në opozitë.

Në zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk pranoi të digjte mandatin e tij me vendim partie në vitin 2019 – duke qëndruar kështu në Parlament – Koka iu bashkua socialistëve, ku mori edhe votat për të qenë pjesë e Parlamentit si deputet i qarkut Durrës.

Lefter Koka është një person, i cili i është afruar politikës nga bota e biznesit, duke zhvilluar një karrierë të shtrirë në dy dekada.

***

Ornaldo Rakipi ishte një emër i padëgjuar në politikën shqiptare deri më 25 prill. Ai ishte vendosur në një pozicion të pafavorshëm në listën e socialistëve në Tiranë, përkatësisht i 30-i.

Mirëpo, Rakipi ishte një ndër dy deputetët, të cilët e thyen herësin e qarkut – në mënyrë surprizë – duke u shpallur deputet.

Mbiemri Rakipi nuk është gjithsesi i padëgjuar për Kuvendin e Shqipërisë. Ornaldo, është djali i Aqif Rakipit dhe ndalimin për të hyrë në SHBA, do ta marrë pikërisht falë babait të tij.

Do të jetë ish-deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet – më pas i kaluar tek socialistët – në Elbasan, Aqif Rakipi, i cili do të marrë përcaktimin nga Departamenti i Shtetit.

Për shkak se përcaktime të tilla shtrihen në gjithë familjen, Ornaldo do të jetë pjesë e listës.

Rakipi u shkarkua nga mandati i tij i deputetit, për shkak të ligjit të dekriminalizmit. Me një vendim të mëpasshëm të Gjykatës Administrative, padia e ngritur nga ai ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, u rrëzua. Kështu, duke i dhënë të drejtë KQZ-së mbi heqjen e mandati të tij.

AlbanianPost.com

Next Post
“500 lekë nafta? Rrisni çmimin e kafes e do ketë protesta!” Debati, kriza tek dera!

“500 lekë nafta? Rrisni çmimin e kafes e do ketë protesta!” Debati, kriza tek dera!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

April 1, 2026
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

“Po lirojnë të korruptuarit”, PD letër ambasadave në Tiranë: Monitoroni Gjykatën e Lartë

April 1, 2026
VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

April 1, 2026
Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

April 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 2 Prill 2026

April 1, 2026
Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

April 1, 2026
Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

April 1, 2026
Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In