• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mediat italiane vlerësojnë Shqipërinë: Ndeshja me të do të jetë si një derbi

by Java News
26/07/2015 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tifozët shqiptarë e kishin pritur prej kohësh një përballje zyrtare me Italinë dhe kjo pritje tashmë ka marrë fund. Pasi shorti për Botërorin e vitit 2018 që do të organizohet në Rusi na ka vënë pikërisht përballë të kaltërve. Por jo vetëm kaq. Shqipëria do të ketë përballë edhe Spanjën. Një grupi ferri ky për Shqipërinë, por që nga ana tjetër do u japë mundësinë sportdashësve shqiptarë të ndjekin nga afër kampionët italianë dhe spanjollë. Ndërkohë skuadrat e tjera që janë në grupin tonë, atë G, janë edhe Izraeli, Lihtenshtejni dhe Maqedonia fqinje.

Reagimet

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nuk është befasuar fare nga shorti i Botërorit 2016, i hedhur në Shën Peterburg, madje edhe pse në dukje si i vështirë, ai shikon si një mundësi për të treguar rritjen e kuqezinjve tanë. Në një prononcim për mediat, Duka shprehet se, tashmë nuk ka më ekipe të dobëta duke kërkuar që Shqipëria të mos ndihet inferiore përballë Italisë dhe Spanjës. “Nuk ka skuadra të dobëta, kemi në grup skuadra të mëdha, kjo është akoma më bukur. Bëhesh i madh kur mund të mëdhenjtë, shpresoj ta bëjmë këtë”, ka deklaruar presidenti i FSHF-së Duka, duke mos e fshehur dëshirën e tij për të sfiduar edhe kampionë të botës, si Italia dhe Spanja. Nga tjetër, italiani Xhani De Biazi që është tashmë edhe nënshtetas shqiptar do të ketë mundësinë të përballet me vendin e tij, ka bërë edhe një koment në faqen e tij zyrtare. “Shqipëria ime në grup me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin”, ka shkruar trajneri i kuqezinjve. Ndërsa trajneri i Italisë, Antonio Konte, në reagimin e tij të parë e ka cilësuar përballjen me Spanjën si stimulues.

Ndërsa gazeta sportive më e madhe italiane, Gazzetta dello Sport, duke bërë një analizë të kundërshtarëve të Italisë, shkruan se Shqipëria nuk duhet vlerësuar. Duke nënvizuar faktin që aktualisht Shqipëria ndodhet e 36 në renditjen e FIFA-s, Gazzetta dello Sport, thekson se edhe pse nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë Botëror, Shqipëria e viteve të fundit e ka përmirësuar shumë nivelin. Duke vlerësuar trajnerin Xhani De Biazi, prestigjiozja italiane shkruan se puna e tij po jep frute. Madje Gazzetta dello Sport e cilëson përballjen me Shqipërinë edhe si një “derbi”, sepse sipas saj në Serie A luajnë shumë lojtarë të kombëtares tonë si: Hysaj, Memushaj, Berisha, Basha, Cani, dhe Cana, që siç thekson edhe gazeta italiane është lider i skuadrës dhe rekordmen me 82 prezenca. E vetmja përballje mes Italisë dhe Shqipërisë është miqësorja e 18 nëntorit 2014, kur në Xhenova një goditje me kokë e Okakas i dha fitoren 1-0 Italisë.

Next Post

22 mënyrat më të mira për të lënë duhanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 2 Shtator 2026

September 1, 2026
8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 1, 2026
Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

September 1, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Nga sot 30% më pak autobusë urbanë në Tiranë. Operatorët reduktojnë flotën

September 1, 2026
Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë, ja reagimi i ambasadës

Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë, ja reagimi i ambasadës

September 1, 2026
Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

September 1, 2026
Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

September 1, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Shqipëria thyen rekordin europian: 1 në 5 euro të ekonomisë shkon për ushqime

September 1, 2026
Atentati ndaj Agron Pukës, Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

Atentati ndaj Agron Pukës, Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

September 1, 2026
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat dhe Korçë

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat dhe Korçë

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com