• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mediat greke: Shqipëria mund të fitojë Europianin, si neve në 2004

by
13/10/2015 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat greke: Shqipëria mund të fitojë Europianin, si neve në 2004

“Tirana është zgjuar e dehur të dielën. Shqipëria për herë të parë është kualifikuar për fazën finale të një eventi të madh pas fitores 3­0 në Jerevan të Armenisë.” Kështu e nis shkrimin gazeta më e madhe greke, që pasi lidhet edhe me gazetarin dhe moderatorin sportiv të TVSH-së, Eno Skarço, mëson detaje të tjera interesante.

Grekët përmendin faktin se lojtarët kuqezinj janë trajtuar si heronj pas kthimit nga Armenia, ndërsa Xhani De Biazi mori nënshtetësinë italiane ashtu si Oto Rehagel në vendin fqinj, që mori pasaportë greke. “Ky kualifikim është një krenari kombëtare për shqiptarët.

Është njësoj si atëherë kur Greqia u kurorëzua kampione europiane më 2004­n, edhe pse në këtë rast nuk është se e ka fituar titullin, por thjesht pjesëmarrjen. Kjo është një arritje për të cilën shqiptarët ishin duke pritur dhe duke shpresuar për një kohë të gjatë dhe më në fund ia kanë arritur ta gjejmë veten në fazat e fundit të një turneu të madh. Për herë shqiptarët nuk do të bëjnë tifo për ndonjë ekip tjetër në Francë, por për Shqipërinë”, – shton gazeta greke “gazzetta.gr”.

Në fakt, sipas asaj që shkruan media në fjalë greke, ky sukses është i ndërtuar për vite me radhë. Nga dita kur Xhani De Biazi ndërmori këtë iniciativë për të punuar dhe për të forcuar ekipin. Në atë kohë kishte pak alternativa në lidhje me lojtarët.

Ndërsa sot arrin në 50 numri i lojtarëve të ftuar nga De Biazi, i cili deklaroi me guxim që do t’ju çoj në “Euro 2016” dhe e bëri realitet. Këtë herë De Biazi futi në mendjet e lojtarëve besimin që ata mund të kenë sukses edhe për të fituar me skuadra si Portugalia dhe Franca. Roli i De Biazit është themelor për këtë arritje. Më tej, “gazzetta.gr” shkruan: “Ky ekip ka shumë më tepër për të dhënë. Shumë lojtarë janë ende të rinj. Mund të përmendim Xhimshitin, Kaçen, Roshin, Hysajn dhe të tjerë, që mund të bëhen edhe më të mirë dhe të përmirësohen. Mbetet që këta të përballojnë presionin e lartë në një event madhështor. Shqipëria mund të bëhet një surprizë e këndshme në ‘Euro 2016’, që do të mbahet në Francë, pse jo, ashtu si Greqia më 2004­n në Portugali, edhe pse kjo është tepër e vështirë.”

Ndërsa grekët janë marrë me Shqipërinë, kujtojmë që Greqia e mbylli grupin eliminator në mënyrën më të keqe të mundshme, në vendin e fundit. Ndërsa përmendim faktin tjetër që Kombëtarja shqiptare është e vetmja skuadër nga Ballkani që është kualifikuar direkt për në fazën finale të “Euro 2016”.

Next Post

Pronari i News24 pranë blerjes së skuadrës franceze Auxerre?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com