• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat greke pasqyrojnë protestën në Tiranë: Shqiptarët duan Çamërinë në temën e bisedimeve

by Java News
25/02/2018 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta përballë ambasadës greke e organizuar nga  shoqata “Çamëria”, dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, ka alarmuar mediat fqinje të cilat i kanë kushtuar hapësirën kryesore të edicioneve informative.

Tubimi në Tiranë kundër marrëveshjes Shqipëri-Greqi, që sipas protestuesve fshin emrin “Çamëri”, është pasqyruar dhe komentuar në “Prototema” , “Tv Antena 1”, “Elefterotipia” etj.

“Protesta e çamëve u zhvillua para  ambasadës greke me parullën kryesore ” “Nuk fshihet emri Çamëri, është çështje e të Drejtave të Evropës …”

Organizatorët kishin lehtësira nga ana e shtetit për të protestuar kundër qeverisë greke duke e detyruar të kërkojë  falje dhe kthimin e pronave të tyre.

Ata mbanin një tabelë me fotografi të politikanëve grekë dhe nazistë, duke barazuar edhe Ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias me Goebbels. Të tjerë thërrisnin se çamët janë viktima të genocidit, të tjerët thërrisnin sloganin ” Çamëria është shqipëri” dhe një nga organizatorët e demonstratës bërtiti që Çamët janë si çifutët për Hitlerin: pa shtetësi dhe pa varret e paraardhësve”, nënvizon Tv Antena 1 në edicionin qëndror të lajmeve.

Ditën e djeshme dhjetëra qytetarë me flamuj kuq e zi morën pjesë në protestë duke kërkuar transparencë për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Shqiptarët po mundohen me çdo mënyrë të vendosin Çamërinë në temën e bisedimeve mes dy ministriave të jashtëm të dy vendeve. Këtë herë ata u përpoqën të bëjnë diçka ndryshe, u mblodhën jashtë ambasadës greke në Tiranë për të protestuar. Ata madje i kërkuan Greqisë të kërkojë falje për gjenocidin e shkaktuar ndaj çamëve,” shkruan ProtoThema

Një nga pikat kryesore të tubimit ishte që emri ‘Çamëri’ të mos fshihet nga tekstet shkollore ashtu siç përflitet në media nga detajet e para të projekt-marrëveshjes.

Next Post
Gjiknuri në Ujësjellësin e Beratit: Formalizoni të gjitha lidhjet që të shtojmë investimet

Gjiknuri në Ujësjellësin e Beratit: Formalizoni të gjitha lidhjet që të shtojmë investimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In