• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri në Ujësjellësin e Beratit: Formalizoni të gjitha lidhjet që të shtojmë investimet

by Java News
25/02/2018 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë në zyrat e Shërbimit ndaj Klientit në Ujësjellësin e qytetit të Beratit.

Në Bashkitë e këtij Qarku kanë përfunduar ose janë në vazhdim investime në ujësjellës/kanalizime që arrijnë në vlerën 3.3 miliard lekë.

Pavarësisht investimeve të shumta, ujësjellësat në katër bashkitë rezultojnë me humbje ndaj edhe aksioni për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e ujit ishte mesazhi kryesor i ministrit Gjiknuri.

“Këtu jemi në zyrat e klientit të ujësjellësit të Beratit. Një ujësjellës që ka përfituar nga shumë investime të cilat i konfirmova edhe në bisedat e sotme.

Do të ketë investime të tjera shtesë duke filluar edhe nga ky vit përmes kredisë së bankës gjermane dhe fondeve të qeverisë zvicerane. Nga pikëpamja e investimeve në infrastrukturën e ujësjellës/kanalizimeve, Berati është një nga zonat që ka përfituar më shumë. Natyrshëm, edhe në filozofinë që keni kemi transmetuar në lidhje me reformën e ujit, do të financohen ato bashki  e ujësjellësa që performojnë u lind detyra të tregojnë rezultate pasi kanë marrë shumë investime”, theksoi Gjiknuri.

Në nivel Qarku për tre muajt e fundit janë 321 abonentë të cilët kanë lidhur kontratat e reja me ndërmarrjet e ujësjellës/kanalizimeve ashtu sikurse janë instaluar 1196 ujëmatësa.

Ndërkaq, ministri Gjiknuri ishte i drejtpërdrejtë në kërkesën e tij që të ketë një ndryshim rrënjësor të performancës së ndërmarrjes së ujësjellësit.

“Disa shenja të para janë pozitive. Kërkohet një punë akoma më e madhe nga ujësjellësi këtu por edhe nga vet bashkia. Ne e kemi thënë, qeveria këto instrumente ka: sensibilizon, mbështet financiarisht, mbështet me institucionet e tjera për të luftuar ilegalitetin, por në fund të fundit bashkitë janë vet përgjegjëse. Qytetarët e Beratit janë administratorët e ujit të tyre, janë administratorët e kësaj pasurie. Nëse ata do të duan që investimet të vazhdojnë dhe të përmirësohet furnizimi me ujë, duhet patjetër të formalizohen, duhet patjetër ta mirë administrojnë dhe u lind detyra ju, të zgjedhurve vendor por edhe ju si përfaqësues të aksionerëve që në këtë rast janë qytetarët e Beratit që këtë proces ta merrni shumë seriozisht”, u shpreh Gjiknuri.

Për periudhën Nëntor 2017-Janar 2018 rezulton të jenë arkëtuar në bashkitë e qarkut Berat 42 milion lekë më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

“Mesazhi që dua të jap është se nëse kërkohen investime, nëse kërkohet përmirësim i furnizimit me ujë, duhet të arrihen ato indikatorë për të cilët kemi rënë dakord bashkë si qeveri, bashki, ujësjellës/kanalizime, në mënyrë që kjo reformë të ecë me sukses”, nënvizoi Gjiknuri.

Next Post
Përballja pas 20 vitesh me babain që e braktisi, vajza: Të kam falur, por nuk dua të takoj

Përballja pas 20 vitesh me babain që e braktisi, vajza: Të kam falur, por nuk dua të takoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com