• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mediat greke mirëpresin deklaratën e Ramës mbi zonat detare

by
17/06/2015 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat qendrore greke i janë referuar të mërkurën deklaratës së re të kryeministrit Edi Rama për mosmarrëveshjen me Greqinë për çështjen e zonave detare. Sipas këtyre mediave, Rama deklaroi nga Himara, se “ne kemi qenë të gatshëm të përfshijmë një palë të tretë të painteresuar drejtpërdrejt dhe të bazuar në një ekspertizë të lartë ndërkombëtare”.

“Jemi praktikisht para një situate shumë të brishtë, por padyshim për ne është një çështje e interesit kombëtar, e sovranitetit territorial të Shqipërisë dhe do diskutohet për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe që në krye të herës ne kemi qenë të gatshëm të përfshijmë një palë të tretë të painteresuar drejtpërdrejt siç jemi ne dhe Greqia, dhe të bazuar në një ekspertizë të lartë ndërkombëtare”, tha Rama.

Për mediat greke, kjo deklaratë e Ramës, lë të kuptohet se qeveria e tij është e gatshme të avancojë në zgjidhjen kësaj çështjeje, me mjetet që ofron e drejta ndërkombëtare.

Në fakt, te drejtës ndërkombëtare i është referuar vazhdimisht Athina, në gjithë deklaratat lidhur me marrëveshjen e delimitimit të zonave detare midis të dy vendeve, që u nënshkrua në vitin 2009 dhe që pak muaj më vonë u anullua nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë.

Që nga ai moment marrëdhëniet midis Athinës dhe Tiranës kaluan në një periudhë të zgjatur stanjacioni, por dhe tensionimesh të herpasherëshme.

Më herët këtë muaj, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha se po përgatit një zgjidhje paketë për problemet dypalëshe me Shqipërinë, që do t’ia prezantojë palës shqiptare gjatë një vizite të mundshme në Tiranë, deri në fund të muajit.

Ende nuk ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me këtë vizitë, që inkuadrohet në një tur ballkanik të ministrit të jashtëm grek.

Por dy ditë më parë, ministri Kotzias zhvilloi një takim me ambasadorët e Greqisë në vendet e rajonit, përfshirë edhe atë në Shqipëri, takim që mendohet se ka lidhje pikërisht me udhëtimin e pritshëm të shefit të diplimacisë greke./ Tribuna

Next Post

Muaji i Ramazanit, Nishani uron besimtarët: Agjërim sa më të lehtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In