• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mediat greke: Ja Escobari shqiptar, drejtori i Transportit Sarandë

by A R
11/05/2016 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptari i quajtur si “Escobari i Ballkanit”, baroni i drogës, financuesi i rrjetit të trafikut dhe me lidhje të forta në qeverinë shqiptare është një sarandiot 44-vjeçar me incialet K.B.

Mediat greke raportojnë sot se shqiptari ishte financuesi kryesor i rrjetit të trafikut, financues i një partie opozitare në Greqi, me lidhje në qeverinë shqiptare dhe në qendër të akuzave të opozitës shqiptare për trafik droge.

“Edhe pse ai u akuzua nga opozita shqiptare për trafik droge, në vitin 2014 mori postin e drejtorit të Transportit të Sarandës, ku gjatë kësaj kohe u sumua nga opozita shqiptare për trafik droge, ” – raportojnë mediat greke.

Ndërkohë Balili mban aktualisht postin e Drejtorit të Transportit Rrugor të Sarandës dhe vijon detyrën.

Ristani gjate denoncimit te Balilit
Ristani gjate denoncimit te Balilit

Denoncimi i Pollos: Baroni i drogës, Klemend Balili 

Më herët, deputeti demokrat Genc Pollo, deklaroi se i kërkuari i drogës në Greqi është Klemend Balili, drejtori i Transportit për qytetin bregdetar të Sarandës. I ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report TV Pollo tha se Balilin e denoncuam më 8 maj të 2014 si të lidhur me krimin.

Pas kapjes së 678 kilogramë kanabis në ishullin e Zakynthos në Greqi, policia greke ka deklaruar shpartallimin e një bande trafikantësh shqiptaro-greke. Policia helene ka dy ditë që ka ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë në të gjithë vendin ku janë arrestuar 15 persona nga të cilët 5 janë shqiptarë dhe 10 grekë. Sipas medias greke që ka zbardhur detaje nga ky operacion ky grup zhvillonte trafik ndërkombëtar të drogës dhe drejtohej nga një shqiptar.

Sipas medias helene K.B. është një bisnezmen shqiptar 44-vjeçar që banon në Sarandë me lidhje shumë të forta në politikën shqiptare.

Madje po sipas medias greke biznesmeni K.B njihet si një person që ka financuar fuqishëm një parti politike me influencë në vendin tonë. 44-vjeçari shquhet për një jetë luksoze dhe posedon vila dhe skafe të shpejta.

Mediat greke për shqiptarin, “Escobarin e Ballkanit”

Pas aksionit antidrogë të zhvilluar një ditë më parë në Zakynthos, cilësuar si më i madhi operacion në Patra, mediat greke flasin për një shqiptar, duke e etiketuar si baronin e drogës, apo “Pablo Escobarin” e Ballkanit.

drogaSipas mediat, ai është 44-vjeçar, biznesmen i njohur dhe që ka lidhje të fuqishme me politikën.

Pa i përmendur emrin, mediat shkruajnë se 44-vjeçari financonte një parti të opozitës greke.

Ai mbante lidhje me një 46-vjeçar grek, drejtues i lartë i Mafias Greke. Banda kriminale e trfaikut kishte lidhje të fuqishme në Belgjikë, Holandë, Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi.

Dyshohet se kanabisi vinte nga Shqipëria për t’u shpërndarë më tej në Evropë. Mediat greke shkruajne se droga mbërrinte kryesisht me skaf nga Joni i Shqipërisë dhe stacionohej kryesisht ne Zakynthos.

Me tej, përdorej transporti me kamionë, modifikuar me vende të posaçme për maskimin e drogës.

Hetuesit, duke investiguar rastin në fjalë thonë se organizata gjeneronte aq shumë para sa mund të shlyej borxhi i madh grek. / Panorama

FOTOT E OPERACIONIT TE DJESHEM 

6 5 4 3 2

Next Post

Basha: Mbështesim reformën, nuk do të lejojmë kapjen politike të drejtësis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

March 5, 2026
Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël

URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In