• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat gjermane: Trump dhe Putin, provën e parë në Kosovë

by Java News
01/02/2017 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prova e parë e vërtetë mes marrëdhënieve të Donald Trump dhe Vladimir Putin mund të zhvillohet në Kosovë. Atje janë rritur tensionet. Të dy superfuqitë janë të përfshira, shkruan agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Wirtschafts Nachrichten”.

Gjashtë ditë përpara marrjes së detyrës së presidentit nga Donald Trump, qeveria serbe dërgoi një tren provokativ serb ku shkruante “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë të botës.

Ai u ndalua nga forcat speciale të Kosovës në kufirin e saj, por ngjarja na kujtoi vitet 90-të të shekullit të kaluar kur nisën luftërat brutale të shpërbërjes së Jugosllavisë. Sepse forcat serbe dhe shqiptare u ndodhën përpara një përplasje ushtarake. Në rajonet kufitare ndodhen 60.000 trupa serbe, ndërsa forcat e Kosovës llogaritet 6000-8000.

Pika e diskutueshme mes Kosovës dhe Serbisë është Mitrovica Veriore, e banuar kryesisht me serbë. “Nëse vriten serbët, do dërgojmë ushtrinë”, tha presidenti serb Tomislav Nikoliq, përcjell botasot.info.

Situata në Kosovë është eksplozive, e kërcënuar nga lufta e përfaqësimit. Në telefonatën e parë mes Trump dhe Putin është diskutuar në fakt për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën. Nëse edhe Kosova ka qenë pjesë e bisedimeve nuk u bë e ditur. Në fakt dy superfuqitë përplasjen e tyre e kanë në Evropën qendrore.

Lufta mes Serbisë dhe Kosovës ka përfunduar përpara 19 vjetëve dhe pavarësia e saj është njohur nga 113 shtete të OKB dhe 23 nga 28 shtete të BE si dhe SHBA. Megjithatë Serbia vijon ta shikojë Kosovën si territor të vetin, ndërsa Rusia dhe Kina pamundësojnë anëtarësimin e saj në OKB. Mes shteteve që nuk e njohin Kosovën është edhe Spanja nga frika e pretekstit për t’u përdorur më pas nga baskët dhe katalunjasit.

Baza më e madhe ushtarake dhe me e shtrenjta në botë e SHBA ndodhet në Ferizaj, Kampi Bondsteel. Baza shërben për misionin e NATO-s në Kosovë, ndërsa qendra e KFOR ndodhet në Prishtinë. Në Kosovë ndodhen 4600 forca të NATO nga 31 vende. Qëllimi i tyre është të ruajnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe të mbështesin ndihmat humanitare.

Në Kosovë janë stërvitur edhe ushtarë që janë dërguar më pas në Lindjen e Mesme. Agjencia e lajmeve “Deutschen Wirtschafts Nachrichten” ka arritur të flasë me një person interesant. Ai është konvertuar në mysliman, ka rritur mjekrën dhe ka shkuar të luftojë në Siri. Pas disa muajsh kthehet krenarisht në familjen e tij në Kosovë i mbushur deng me para dhe flori. Ai rruan mjekrën, fillon të pijë përsëri alkool, blen një shtëpi në Zvicër, ku momentalisht jeton.

Presidenti Donald Trump në fjalën e inaugurimit tha: “Ne duhet t’i japim fund ISIS-it.”

Kosova nuk duhet të shpresojë në një ndihmë evropiane, ndërsa nëse SHBA mbështet fuqishëm Kosovën dhe vendoset tërësisht kundër Serbisë, atëherë mund të vinte teri të tensionimi i marrëdhënieve Trump dhe Putin. Sepse Rusia e sheh Serbinë si partner tradicional dhe historik.

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, në fakt ka paralajmëruar një konflikt të ri të armatosur në Kosovë.

“Jam i gëzuar, që kësaj here u kuptua rëndësia e evitimit të konfliktit, edhe pse tensionimi i situatës atje dita ditës rritet,” citon Tass, Lavrovin.

Trump akoma nuk ka bërë publike vendimin ndaj Kosovës. The Independent shkruan: “Është dyshuese, nëse Presidenti Trump di shumë gjëra mbi Kosovësn, edhe pse shumë senatorë republikanë si John McCain dhe ish zv.presidenti Bob Dole, takuan Hashim Thaçin përpara inaugurimit të presidentit në 20 janar. Por nëse Putin kërkon mbështetje nga Trump për Kosovën, Ballkani perëndimor rrezikohet të bie në një konflikt.” Shqiptarët e Kosovës janë të frikësuar nga ndryshimi i politikës amerikane kundrejt Kosovës.

Tre ditë përpara inaugurimit të presidentit amerikan ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në rrjetin social shkruajti se ishte takuar me sekretarin e jashtëm amerikan Tillerson, Michael Flynn dhe presidentin Donald Trump. “Unë u tregova atyre se jam ambasadorja me krenare që përfaqëson kombin më pro-amerikan në botë,” shkruajti ajo në Tëitter.

Megjithatë fitores së Trump ju gëzuan edhe nacionalistët serbë.

Andaj Trump dhe Putin ndodhen përpara një detyre të vështirë. Hendeku mes serbëve dhe shqiptarëve është i thellë, ndërsa Trump dhe Putin duhet të zbatojnë rolin e mbrojtësit për të ruajtur legjitimitetin përbrenda vendeve të tyre. Ky rol strikt mbi Ballkanin mund të sjellë përplasjen mes Rusisë dhe SHBA, siç ndodhi përpara disa vjetësh në Ukrainë, përgatiti Bota Sot. (b.an)

Next Post
Fotoja që po bën xhiron e rrjetit: Një selfie orgjinale

Fotoja që po bën xhiron e rrjetit: Një selfie orgjinale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

October 24, 2026
Kompanitë shqiptare, në shitje? Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e shoqërive

Kompanitë shqiptare, në shitje? Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e shoqërive

October 24, 2026
Momenti kur dy avionë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjes në Filipine, humbin jetën 4 pilotë (VIDEO)

Momenti kur dy avionë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjes në Filipine, humbin jetën 4 pilotë (VIDEO)

October 24, 2026
Asani sërish “shahu” i Iranit, lojtari kuqezi shënon gol dhe bëhet protagonist në kampionat!

Asani sërish “shahu” i Iranit, lojtari kuqezi shënon gol dhe bëhet protagonist në kampionat!

October 24, 2026
Protestuesit i refuzojnë përsëri dialogun e Ramës, ia “përmbysin sofrën” dhe grisin ftesat mbi tavolinën e gurit para Kryeministrisë!

Protestuesit i refuzojnë përsëri dialogun e Ramës, ia “përmbysin sofrën” dhe grisin ftesat mbi tavolinën e gurit para Kryeministrisë!

October 24, 2026
Nga lokalet e natës te shtëpitë publike, goditet organizata kriminale shqiptare në Londër! 10 të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë (DETAJET)

Nga lokalet e natës te shtëpitë publike, goditet organizata kriminale shqiptare në Londër! 10 të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë (DETAJET)

October 24, 2026
“Qori, Lapaj dhe Shehaj janë pjesë e Antifa”- Beqiri: Protestë antishqiptare, s’duan integrimin! “Grupi i zjarrit” i Saliut, nga Maqedonia e Veriut…

“Qori, Lapaj dhe Shehaj janë pjesë e Antifa”- Beqiri: Protestë antishqiptare, s’duan integrimin! “Grupi i zjarrit” i Saliut, nga Maqedonia e Veriut…

October 24, 2026
Protesta në Tiranë, militantët e PD nga qarqet Vlorë dhe Korçë nisen drejt kryeqytetit!

Protesta në Tiranë, militantët e PD nga qarqet Vlorë dhe Korçë nisen drejt kryeqytetit!

October 24, 2026
Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

Irani i mbyll Gjirin Persik SHBA-së: Trump duhet të ëndërrojë të shohë forcat e armatosura të hyjnë në këtë zonë!

October 24, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Po tentohet të destabilizohet vendi!”- Analisti paralajmëron: Dhuna vjen nga organizatat radikale të majta, bashkë me qarqe ruso-iraniane!

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In