• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mediat gjermane: Koalicionet parazgjedhore në Kosovë janë të ndikuara nga Rusia

by Java News
08/06/2017 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediet gjermane flasin për koalicionet parazgjedhore në Kosovë. Ato flasin edhe për ndikimin e Rusisë në Malin e Zi dhe në Maqedoni, për të penguar anëtarësimin e tyre në Bashkimin Europian dhe NATO.Në gazetën “TAZ” të Gjermanisë koalicioni midis tre ish-komandatëve të UÇK-së shihet me shumë skepticizëm. Kjo sepse dyshohet që fuksionarët e lartë të këtyre partive janë të përfshirë në krime lufte.

“Ende askush nuk e di se kush do të akuzohet nga Gjykata Speciale. Vetëm se një fitore në zgjedhje mund t’u jepte atyre mbështetje”, thuhet në gazetën gjermane.

LDK dhe koalicioni me partitë liberale, sipas gazetës, nuk shihet si alternativë nga populli i Kosovës. Kurse Albin Kurtin, autori i artikullit e sheh si një kundërshtar të fortë dhe si një alternativë të koalicionit të tri partive të mëdha “Si alternativë e vërtetë shihet partia Vetëvendosja e Albin Kurtit”. Në fund TAZ paralajmëron se nëse Vetëvendosja fiton, kjo do të ishte një goditje për instucionet ndërkombëtare në Kosovë.

Procesi i Berlinit

Agjencia gjermane e lajmeve, “DPA” diskuton nën titullin “Plani Marshall”shkrimet e gazetës serbe “Novosti” për planet e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. “Nga një fond i caktuar do të mundësohet hapja e kompanive të reja dhe do të financohen projekte të mëdha infrastrukturore, si autostrada Serbi – Kosovë – Shqipëri” shkruhet në Novosti.

“Gjermania ka dhënë shtysën e parë për procesin e Berlinit, në bazë të cilit janë mbajtur disa takime me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor…  takimi i radhës do të jetë në korrik në Trieste të Italisë” shkruan DPA. Më tej numërohen objektivat e këtij procesi. Ato janë bashkëpunimi ekonomik, nga i cili pritet të krijohen vende pune dhe të ndalohet rryma e largimit të të rinjve nga këto vende, si dhe zgjidhja e konflikteve etnike.

Mali i Zi në NATO

Në një nga gazetat më të njohura gjermane “Süddeutsche Zeitung”, flitet për zhvillimet e fundit politike në Ballkan, pasi Mali i Zi ra dakord të anëtarësohet në NATO.

“Për integrimin e Malit të Zi në NATO u votua në katër qershor”, shkruan SZ.  Në të përditshmen zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” dhe gazetën konservative të Gjermanisë “Frankfurter Allgemeine” diskutohen problemet ekonomike që i kanosen Malit të Zi nga Rusia  pas anëtarësimit të tij në NATO.

Në gazetën zvicerane përmendet bashkëpunimi ekonomik midis Rusisë dhe Malit të Zi. “Vitin e kaluar Rusia ka qenë investuesi më i madh në Malin e Zi”.

Kurse në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung theksohet akuza e Prokurorit të Përgjithshëm të Malit të Zi se “dy agjentë rusë kanë përgatitur grusht shteti më 16 tetor të vitit të kaluar, gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Maqedonia kundër Rusisë, drejt NATO-së dhe BE-së

Maqedonia është një nga shtetet ku ka pasur fakte konkrete për ndërhyrjen e Rusisë për të penguar integrimin e vendit në NATO dhe në BE.

“Sipas dokumenteve të publikuara në rrjetin investigativ Krik mund të vërehet fushata dezinformuese si strategji e Rusisë. Ajo kordinohet me ndihmën e Beogradit dhe në Shkup nga përfaqësuesit e shërbimeve sekrete të Serbisë BIA ”.

Por sipas të përditshmes gjermane, kryeministri i ri Zoran Zaev, i cili ka orientim të qartë drejt Perëndimit, shpreson si shumë qytetarë të Maqedonisë që Maqedonia të anëtarësohet sa më parë në Aleancën Euroatlantike, dhe që të arrihet sa më shpejt një marrveshje me Greqinë për emrin, përgatiti “DW”. (b.an)

Next Post
Shqipëria në vend të 38 ndër 79 ekonomitë në zhvillim

Ministria e Financave kallëzon punonjësin e doganës në Kakavijë: Mori pjesë në fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations league/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations league/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
E paprecedentë në Kupën e Anglisë, ndeshja do të riluhet për shkak të një gabimi nga arbitri!

E paprecedentë në Kupën e Anglisë, ndeshja do të riluhet për shkak të një gabimi nga arbitri!

September 25, 2026
Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze

Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze

September 25, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Analistja: Nxjerrja e pjesës nga dosja “Agasi”, e gabuar! Çështja është romantizuar, Hyseni u shpall e fajshme në opinionin publik

September 25, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

September 25, 2026
SHBA, Gjykata e Lartë sinjale ‘pro’ për urdhrin e Trump që ndalon udhëtimet për shtetasit e 7 vendeve

Gjykata Supreme i hap rrugë Trumpit që të kontrollojë shtetësinë e votuesve

September 25, 2026
Facebook, WhatsApp dhe Instagram jashtë funksionit, vjen reagimi nga kompania

Facebook rrezikon gjobë rekord deri në 10.5 miliardë dollarë, akuzohet se mashtroi 2,1 mln banorë me të dhënat personale në New Mexico!

September 25, 2026
Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

September 25, 2026
Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin Izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

Fjala e PLOTË/ Nga Inteligjenca Artificiale te “Revolucioni Flamingo”, Rama 25 minuta nga podiumi i OKB: Makineria e AI do bindet, por pyetja është se kujt?

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com