• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat franceze: Zbuloni ‘Tokën e shqiponjave’, vendin e fundit sekret të Adriatikut

by Java News
02/08/2017 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bregdet i egër, male ideale për të shëtitur, një trashëgimi mahnitëse historike dhe arkeologjike, kjo është “Toka e shqiponjave”, që zbulon pasurinë e saj.

Kështu shkruan Marie-France Parra për la ‘Femme Actuelle’, duke u bërë media e radhës franceze që i thur lavde bukurive të Shqipërisë, që së fundmi po tërheq vëmendjen e gjithë Europës e më gjerë. Në vijim artikulli, i publikuar në 31 korrik:

 Midis Greqisë dhe Malit të Zi, ky vend i panjohur kufizohet me detin Adriatik, me ngushticën e Otrantos dhe detin Jon. Historia e tij, mes pushimit të hordhisë osmane, diktaturës komuniste … dhe hakmarrjes e ka mbajtur gjatë larg nga turizmi. Sot, vendi ka gjetur paqen dhe kryeqyteti, Tirana, është modernizuar. Nga sheshi Skënderbej, me kullën e saj me orën dhe xhaminë, tek sheshi Avni Rustemi; Pallati i Kulturës e vilat në lagjen e Bllokut; bulevardet e mëdha dhe rrugët e ngushta, dyqanet e vogla rreth tregut të Pazarit, qyteti mund të përshkrohet mirë në këmbë për të vlerësuar atmosferën e saj disi të vjetruar. Në mbrëmje, ne e gjejmë veten në një bar të modës, duke konsumuar një pije.

Një vend i mbuluar me male
Në mëngjes herët nisemi drejt veriut dhe maleve të tij. Shkodra është një qytet muze për kalanë dhe topat e saj, me shtëpitë prej guri të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Për 35 km arrin në Koman, për të kaluar mes liqenit artificial për 34 km, derisa sa arrin në Valbonë, porta e hyrjes në Alpet shqiptare. Shtigje të shumta të shfaqen në lartësi, në një natyrë origjinale, me lule mizë, me orkide dhe luleshtrydhe të egra.
Vendi ka një duzinë parqe, duke përfshirë edhe atë të Butrintit, ku ndodhet një park i jashtëzakonshëm arkeologjik. Në hijen e eukaliptit dhe landrës, ndodhet një park me pemë nga i cili mund të kalosh në një qytet të lashtë dhe rrënojat e saj romake – porta e luanit, akropoli, teatër dhe banjot, famullitë e hershme të krishtera …


Limanet sekrete dhe pallatet osmanë
Nga Vlora në Sarandë, Riviera shqiptare është e mbushur me plazhe dhe limane ende të virgjër në gadishullin e Karaburunit dhe të Gjipesë, të cilat mund të arrihen përmes shtigjeve me gurë. Në plazhet më joshëse, në Dhërmi, Vuno e Sarandës, fillojnë festat që nga muaji maj. Jo shumë larg, fshati i vogël i Qeparosë,  300 metra më poshtë, u zgjodh si një nga fshatrat më të bukura në botë. Duhet të marrësh për lart për të shkuar në kështjellat osmane në Berat, “qyteti i një mijë dritareve” dhe kishat e shumta të saj bizantine, dhe Gjirokastër, “Qyteti i Gurtë “. Përgjatë rrugëve të qytetit të vjetër që ngjiten në kështjellën e lashtë të shekullit të trembëdhjetë, ndodhen shtëpitë e shekullit XVII, ku u vendosën artizanët e drurit dhe gurit. Duket si një udhëtim nëpër kohë.

Apolonia, qyteti grek
11 km nga Fieri, në jugperëndim të vendit, qyteti antik i Apollonisë, me 80 hektarë të saj, është më i rëndësishmi i Shqipërisë. Themeluar rreth vitit 625 para erës sonë, ka një trashëgimi të shquar, si Odeoni, një teatër me kapacitet prej 10.000 spektatorësh, një hark triumfal, një tempull i Artemisës, bibliotekë, ndërtesa e këshillit ku mblidhej asambleja e qytetarëve. Ka një pamje madhështore nga kodra e parkut arkeologjik. /Monitor

a.ç

Next Post
Këto janë vetitë shëruese të fikut

Këto janë vetitë shëruese të fikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

March 4, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

March 4, 2026
“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

March 4, 2026
Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In