• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat franceze: Traviatta e Ermonela Jahos i bëri yjet të shkëlqejnë e të qajnë në të njëjtën kohë

by Aalison Pearse Stevens
12/08/2016 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Zot, çfarë vdekje e bukur! Një Traviata që bëri yjet të shkëlqejnë dhe të qajnë në të njëjtën kohë, falë sopranos Ermonela Jaho që e përjetoi rolin me aq pasion …”. Janë këto komentet e mediave francezë për interpretimin e shkëlqyer të sopranos shqiptare.

“Artsandspectacles.com” shkruan se teatri ka qenë plotë me audienca të ndryshme, nga njohësit e vjetër të Operas deri tek moshat e reja e fëmijët, çka nuk është fort e zakonshme. Në fund, theksohet se nuk kanë munguar duartrokitjet.

Pas këtij komenti nga “Artsandspectacles.com”, një tjetër vlerësim vjen për Ermonela Jahon. “Le Figaro” e cilëson Traviattën e saj “një Traviatë karizmatike”, që të bën të vuash si Krishti… Në të, shkruhet se ajo mundi ta zëvendësojë si duhet në “Chorégies d’Orange” këngëtaren Diana Damrau që u sëmur. Duket se Jaho ia ka dalë të jetë Mbretëresha e “Chorégies d’Orange” këtë vit.

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho u rikthy në skenën e ‘’Orange’’ në Francë për të interpretuar ‘’La Traviata’’-n dhe ‘’Madame Butterfly’’, përkrah mjeshtërit Domingo.

Pak ditë para “Traviattës” në një postim në Facebook, Ermonela Jaho, shkruante: “Faleminderit maestro për thjeshtësinë dhe fjalët vlerësuese në konferencën e shtypit, ato kanë një domethënie të madhe për mua sidomos kur shprehen nga një legjendë siç jeni ju. është shumë e rrallë të gjesh një përputhje mendimesh midis dy gjeneratave kaq të ndryshme… ‘Nuk është e lehtë të bëhesh i madh, por merr një jetë të terë të bëhesh human!”..”, përgatiti Express. (b.an)

Next Post

Arena Kombëtare, Rama iu përgjigjet kritikave: Fasada, një vepër brenda veprës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com