• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat e huaja: Shqipëria ndalon bastet për të luftuar krimin

by A R
25/10/2018 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria miratoi sot ligjin që ndalon bastet sportive, kryesisht ato në internet, shumë të përhapura në vend, me qëllimin për të luftuar kundër krimit të organizuar, shkruajnë mediet prestigjioze si AFP, “Washington Post”, “Reuters” apo “Associated Press”.

“Parlamenti votoi 75-0 për mbylljen e kazinove, përfshirë pikat e basteve mbi sportet, garat me kafshë dhe faqet e huaja të internetit të basteve, si dhe do të lëvizen në zona jashtë qyteteve”, shkruan agjencia zyrtare britanike e lajmeve “Reuters”.

Ky ligj, që kufizon gjithashtu aktivitetet e kazinove, do të hyjë në fuqi në janar.

“Shqipëria numëron më pak se 4 200 qendra bastesh sportive, për një popullsi prej 2,8 milionë personash”, thekson agjencia zyrtare franceze e lajmeve AFP.

Sipas shifrave zyrtare, shqiptarët shpenzojnë deri në 150 milionë euro në vit në baste sportive, një shifër që arrin 700 milionë euro nëse llogariten edhe bastet klandestine.

Ligji i ri parashikon gjithashtu mbylljen e kazinove që ndodhen pranë shkollave.

“Ky është një mesazh i qartë kundër krimit të organizuar që pastron paratë nëpërmjet këtij aktiviteti, por është gjithashtu një lajm i mirë për të gjitha familjet dhe viktimat e lojërave të fatit, deklaroi kryeministri Edi Rama pas miratimit të këtij ligji në Parlament”, citon AFP.

“Ky vendim shkon në interes të shoqërisë shqiptare, por ajo dëshmon gjithashtu angazhimin e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar”, shtoi ai.

“Gjatë fjalës së tij në Parlament, Rama theksoi se shumica e kompanive që operonin në këtë sektor ishin të blera nga persona me rekorde kriminale dhe falenderoi deputetët për për votimin e kësaj mase pavarësisht një periudhe stresuese me mesazhe të shëmtuara të të gjitha natyrave”, citon “Balkan Insight”.

Opozita, që ka bojkotuar seancat parlamentare prej disa javësh, nuk mori pjesë në këtë votim.

“Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013, Edi Rama është betuar se do të ndalojë industrinë e lojërave për të luftuar kundër kriminalitetit ekonomik, por deri tani nuk kishte arritur dot një mazhorancë në parlament mbi këtë çështje”, shkruan Radio Televizioni Irlandez, RTE.

“Ministri i financave Arben Ahmetaj tha javën e kaluar se buxheti i vitit të ardhshëm nuk e ka parashikuar të ardhurën nga taksa e kazinove dhe pikave të bastit, që ishte 54 milionë dollarë vitin e kaluar”, shkruan prestigjiozja “Associated Press”.

Nga ana tjetër “Wahsington Post” shton se “media është njoftuar se nëse nuk ndërpret reklamat e basteve ilegale do të mbyllen me forcë”.

/ATSH/b.d

Next Post
Duka: Mbyllja pa prapaskena e basteve, do të jetë pozitive

Duka: Mbyllja pa prapaskena e basteve, do të jetë pozitive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com