• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mediat e huaja: Shqipëria është më tërheqëse se Greqia

by
31/07/2015 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Deri pak vite më parë, Greqia ishte një vend shprese dhe një model për shtetet e tjera të Ballkanit. Ne ishim një ekonomi e zhvilluar, e integruar në Perëndim, pjesë e qendrës së Europës… Tani edhe Shqipëria duket më tërheqëse.”

Kjo shprehje është thënë nga një sipërmarrës grek për të përjavshmen gjermane Der Spiegel që po komentonte mënyrën se si Greqia është është ndikuar nga kriza e borxheve dhe masat e rrepta të viteve të fundit. Der Spiegel pubikoi të martën një artikull, ku argumentonte se Bullgaria po përjeton një rritje të ndjeshme të kapitalit grek së fundim.
Kjo shprehje (që Shqipëria është më tërheqëse se Greqia), po komentohet nga mediat bullgare si thënia e ditës.

Artikulli i Der Spiegel titullohet “Bullgaria, thesari i ri i Greqisë”.
Sipas medias gjermane, deri në 14 mijë euro po transferohen me sukses në Bullgari çdo javë, pavarësisht kontrolleve të kapitalit. Diçka që e bëjnë jo vetëm qytetarët normalë (me qindra që kanë hapur llogari bankare atje), por gjithashtu dhe kompanitë, që hapin degë atje, ose dhe lëvizin zyrat qendrore.

Për kompanitë, taksat e ulëta të korporatave dhe të ardhurave personale në Bullgari kanë rezultuar tërheqëse, duke qenë në nivelin e 10%, krahasuar me taksën e korporatave prej 29% në Greqi. Kjo e fundit u vendos në përputhje me kërkesat e huadhënësve ndërkombëtarë. Paga më e ulët minimale dhe barrierat e ulëta për të bërë biznes i shtohen interesit për Bullgarinë, dhee sipërmarrjet greke janë në gjendje të ngrenë një degë në Bullgari normalisht në vetëm një javë.

Si rrjedhojë ka 11 500 sipërmarrje me pjesëmarrje të kapitalit grek në Bullgari, 2500 më shumë se një vit më parë. Krasen Stanchev, një ekonomist nga Intituti për Ekonominë e Tregut ka pohuar se rreth 4.5-5 miliardë euro janë investuar nga kompanitë greke që kur filloi kriza./Monitor

Next Post

Avokati i Popullit, letër 3 institucioneve për familjet rome në Unazën e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com