• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat e huaja jehonë protestës së studentëve në Tiranë

by A R
11/12/2018 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e studentëve në vendin tonë ka marrë një jehonë të gjerë nga mediat ndërkombëtare të cilat pasqyrojnë kërkesat e tyre dhe këmbënguljen për të mos negociuar me qeverinë Rama.

Washington Post pasqyron protestën e studentëve në Tiranë duke theksuar se ata refuzojnë propozimet për negocim me qeverinë, duke këmbëngulur se fillimisht duhet të plotësohen kërkesat e tyre. Më tej Washington Post shkruan se studentët nuk kanë pranuar as takimin me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Disa qytetarë kanë shpërndarë ujë dhe ushqime për studentët në shenjë solidariteti. Balkan Insight e vë theksin se përtej kërkesës për uljen e tarifave, kjo protestë studentore shfaq zemërim ndaj qeverisë socialiste në pushtet. Studentët disa herë kanë refuzuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të dialoguar duke kërkuar fillimisht realizimin e kërkesave të tyre. Abc News përmend faktin se 8 Dhjetori, një prej ditëve të protestave koinçidon dhe me atë 1990-ës, kur studentët rrëzuan regjimin komunist. Studentët kanë paralajmëruar se nëse nuk respektohet afati i vendosur për përmbushjen e tetë kërkesave, ata mund të hynë dhe në grevë urie.

Ndërkohë janë të shumtë korrespondentët e mediave të huaja që ndodhen në Tiranë për të pasyruar nga afër këtë protestë që ka hyrë në ditën e saj të tetë. Njëkohësisht protestohet dhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa sot studentëve i janë bashkuar dhe nxënës të shkollave të mesme që kanë vendosur të bojkotojnë mësimin në mbështetje të studentëve.

/a.r

Next Post
Zëri i Amerikës: E habitshme sesi “DH Albania” siguroi dy kontrata të majme

Zëri i Amerikës: E habitshme sesi "DH Albania" siguroi dy kontrata të majme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In