• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mediat belge shkruajnë për Bledar Muçën: Këtu vodhi syze dhe prezervativë! Mbante profil të ulët.

by A R
25/01/2022 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Bledar Muëës në Belgjikë ka pasur shkrime dhe komente në median belge.

Gazetari Patrick Lefelon shprehet për PZC.nl, se Muça për policinë belge ishte thjesht një ‘hajdut i vogël’ nga Carrefour, pavarësisht se në Shqipëri emri i tij ka një histori shumë të gjatë pas. Lefelon shprehet se 39-vjeçari shqiptar nuk binte aspak në sy dhe kishte zgjedhur të bënte një jetë të qetë e të mbante një profil të ulët në shtetin belg. Në vitin 2018 ai rezulton të jetë dënuar për vjedhje pasi kishte marrë sende me vlerë 600 euro në një dyqan në Carrefour në Schoten. Bëhet fjalë për aksesorë celularësh, çelësa, priza, llamba dhe një kuti me prezervativë.

“Një burrë që nuk binte në sy, i cili kishte një vit që jetonte në një pallat pranë stacionit të policisë në Aartselaar dhe drejtonte një makinë të vogël me targa britanike. Fqinjët nuk ishin në gjendje të raportonin më shumë për shqiptarin që u vra të shtunën mbrëma në një atentat të vërtetë mafioz në rrugën e shtëpisë së tij në Baron Van Ertbornstraat. Një kërkim fillestar rezultoi pak për policinë. Bledar ‘Bled’ Muça (39-vjeç) nuk ishte i njohur për drejtësinë belge. Një shqyrtim i dosjeve aktuale të drogës nuk dha një shpjegim për ekzekutimin e kryer në mënyrë profesionale në Aartselaar. Bled Muça njihej vetëm si “hajdut i vogël”. Ai u dënua në mungesë në dhjetor 2018 së bashku me tre të tjerë për vjedhje në dyqan me vlerë 600 euro në Carrefour në Schoten. Ata kishin marrë aksesorë celularësh, çelësa prizë, llamba dhe një kuti me prezervativë që i kishin futur poshtë rrobave të tyre. Detektivi i dyqanit i kapi ata duke dalë jashtë. Bled Muça dhe miqtë e tij u dënuan me katër muaj burg, por nuk e vuajtën kurrë pasi arritën të arratiseshin,”- thotë gazetari.

Për gazetarët investigativë në Belgjikë, një gjë është e sigurtë, qitësit që i morën jetën Muçës ishin profesionistë. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur prej kohësh Muçën dhe dinin çdo lëvizje të tij.

“E vetmja gjë që u tha me kompetencë nga hetuesit ishte se kjo vrasje ishte e bërë në mënyrë profesionale nisur nga goditjet që pati viktima. Sipas tyre bëhet fjalë për një larje hesapesh, por nuk mund të precizohet nëse bëhet fjalë për trafikun e drogës apo telashe të tjera,”- shprehen ata.

Gazetari Patrick Lefelon i ka kushtuar disa rreshta edhe lidhjes së Muçës me Çapjat në Elbasan. Në artikkulin për të njëjtën media shkruhet se Klani Çapja nga qyteti i Elbasanit besohet se është përgjegjës për një sërë vrasjesh të njëpashnjëshme në Shqipëri. Aty përmendet adhe atentati i dyfishtë ku mbetën të vrarë Nezir e Gentian Beqiri në vitin 2012.

“Klani Çapja nga qyteti i Elbasanit besohet se është përgjegjës për një duzinë vrasjes në Shqipëri. Për shembull, klani shihet si porositës të vrasjes së dyfishtë të Nezir Beqirit dhe djalit të tij Gentian në vitin 2012. Një i penduar ka deklaruar se Florenc Çapja kishte paguar 50 mijë euro për këtë vrasje të dyfishtë. Drejtësia shqiptare iu vu pas për pak kohë Bled Muçës duke e akuzuar si të dyshuarin kryesor për vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi në Elbasan. Posaçërisht vrasja e ish-policit Ilir ‘Dodad’ Rexhepi në vitin 2009 bëri bujë. Në fund u arrestuan edhe dy të dyshuar të tjerë, ndërsa Bled Muça doli i lirë. Ai u dënua me dy vjet burg në vitin 2016 sepse kishte qëlluar ndaj policisë gjatë një përplasjeje me armë zjarri. Sipas policisë shqiptare ai është filmuar nga kamerat e vëzhgimit,”- thuhet në artikull.

Bledar Muça, 39-vjeçari shqiptar i njohur si krahu i djathtë i fisi Çapja në Elbasan u ekzekutuar me breshëri plumbash mbrëmjen e 22 janarit në Belgjikë. Muça, u vra pak pas orës 23:00 në Baron Van Ertbornstraat në Anverse. Dy persona e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë 39-vjeçarin të vdekur në vend. Sipas autoriteteve të Anverse, atentatorët rezulton të jenë larguar me makinë pas krimit që kanë kryer. Ai ishte me nënshtetësi britanike, por dispononte edhe një pasaportë bullgare, kështu që identifikimi i Muçës u bë përmes shenjave të gishtërinjve. Policia dhe Prokuroria belge kanë mundur të krijojnë një identikit të përafërt për njërin nga atentatorët e Bledar Muçës, mirëpo nuk është dhënë një informacion më i hollësishëm për të. Pista kryesore ku po hetohet ngjarja është e shkuara e errët e viktimës.

Kush ishte Bledar Muça?

Bledar Muça, 39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan që u ekzekutua në Anverse të Belgjikës rezulton të jetë një prej emrave që ka mbushur faqet e kronikës së zezë që nga viti 2009. I njohur si krahu i djathtë i Çapjave, Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv policie. Në vitin 2016, ai u ka shpëtuar dy atentateve, konkretisht në muajt shkurt e qershor.

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje më 30 Dhjetor të vitit 2011, ai u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policies Ilir Rexhepi që njihej me pseudonimin “Doda”. Muça, me anë të një letre, e njoftoi policinë se nuk kishte gisht me vrasjen, pasi atë ditë ai kishte qenë në Angli. Në vitin 2013, ai u rikthye për tu përballur me drejtësinë dhe policia e prokuroria e pushuan çështjen kundër tij.

/a.r

Next Post
“Të dëgjojmë njëri-tjetrin si qytetarë, larg llogoreve partiake”, Rama prezanton Këshillimin Kombëtar

Rama publikon pyetjen e 11: A duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut për negociatat?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taulant Balla padit për shpifje Sali Berishën, zbardhen detajet nga padia

Taulant Balla padit për shpifje Sali Berishën, zbardhen detajet nga padia

April 16, 2026
SHBA nis operacionin për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

SHBA nis operacionin për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

April 16, 2026
Kamëz/ Qëlluan me sende të forta një person duke e plagosur rëndë, merr fund arratia e dy autorëve

Kamëz/ Qëlluan me sende të forta një person duke e plagosur rëndë, merr fund arratia e dy autorëve

April 16, 2026
Masakra e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës kërkon ndihmë nga deputetët në Kuvend: Hetimet po zvarriten, rezolutë për SPAK

Masakra e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës kërkon ndihmë nga deputetët në Kuvend: Hetimet po zvarriten, rezolutë për SPAK

April 16, 2026
Tragjedi në Kosovë! Shpërthen bombola e gazit, humbin jetën babai me dy fëmijët

Tragjedi në Kosovë! Shpërthen bombola e gazit, humbin jetën babai me dy fëmijët

April 16, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Jakova” në zonën e Bregut të Lumit, Ristani: Gati për të mirëpritur 500 fëmijë

Transformohet shkolla “Kolë Jakova” në zonën e Bregut të Lumit, Ristani: Gati për të mirëpritur 500 fëmijë

April 16, 2026
Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh

Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh

April 16, 2026
“Duke përsëritur mësimet”! Rama reagon nga Roma, në prag të takimit me Melonin

“Duke përsëritur mësimet”! Rama reagon nga Roma, në prag të takimit me Melonin

April 16, 2026
“Tërbim ekonomik”, SHBA-të nisin sanksionet e reja që synojnë regjimin iranian dhe Hezbollahun

“Tërbim ekonomik”, SHBA-të nisin sanksionet e reja që synojnë regjimin iranian dhe Hezbollahun

April 16, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

Berisha: Call Center-at që grabisin pensionistët në Europë mbrohen nga shteti, shefat e komisariateve marrin nga 5 mijë euro

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In