• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mediat angleze “Sunday Express”: Grupet kriminale shqiptare janë duke rekrutuar ushtarët e rinj në vendlindjen e tyre

by Java News
12/02/2023 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse një pjesë e vogël e komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, shqiptarët e përfshirë në botën e krimit atje, vijojnë të prodhojnë kryetituj gazetash. Është gazeta “Sunday Express”, e cila ka si titull “Gangsterët shqiptarë rekrutojnë nga vendlindja”.

Jon Austin editor i krimeve në këtë gazetë,  shkruan se Britania e Madhe po përballet me një valë të tretë emigrimi të shqiptarëve në shtetin ishullor.

“Tashmë grupet kriminale shqiptare të konsoliduara janë duke rekrutuar ushtarët e rinj në vendlindjen e tyre”, thuhet në artikull.

“Gjenerata e dytë e kriminelëve shqiptarë në Angli po kthehen në vendin e prindërve të tyre duke tërhequr njerëz të pashpresë për tu bërë pjesë e krimit” citohet në  këtë gazetë Dr Andi Hoxhaj, pedagog  në  University College London.

Në një dëshmi me shkrim Hoxhaj i thotë Komitetit të Çështjeve të Brendshme në parlamentin Anglez se “Rrjetet e krimit të organizuar shqiptarë në Angli shkojnë në zonat rurale të Shqipërisë ku ka varfëri ekstreme apo papunësi të theksuar me qëllim rekrutimin e ushtarëve të rinj të krimit”.

Në dëshminë e tij Dr Andi Hoxhaj thekson:

“Ata u ofrojnë udhëtime falas drejt Anglisë. Në këmbim punësim në shtëpitë e kanabisit apo aktivitete të tjera kriminale. Kemi parë një fushatë të suksesshme rekrutimi gjatë vitit 2022 përmes rrjeteve sociale bashkëlidhur me këtë çmime të lira kalimi drejt Anglisë nga Franca me Gomone”.

Në fund të artikullit, Sunday Express thotë se pavarësisht  premtimit se ushtarët e rinj të krimit do të bëjnë një jetë prej gangsterësh të vërtetë, të rinjtë shqiptarë kthehen në skllevër  modern e u duhet të paguajnë borxhin, atyre që paguan për ti sjellë në Angli.

/s.f

 

 

Next Post
Ndërtime me probleme/ Turqia lëshon mbi 100 urdhër-arreste pas tërmetit shkatërrues

Ndërtime me probleme/ Turqia lëshon mbi 100 urdhër-arreste pas tërmetit shkatërrues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj!

Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj!

November 13, 2026
Vetëm tetë muaj në detyrë, Afrim Qendro jep dorëheqjen si kreu i IKMT-së

Vetëm tetë muaj në detyrë, Afrim Qendro jep dorëheqjen si kreu i IKMT-së

November 13, 2026
Hita në Itali, takime me zyrtarë të lartë të Policisë dhe Antimafias: Më shumë skuadra të përbashkëta për të goditur krimin e organizuar!

Hita në Itali, takime me zyrtarë të lartë të Policisë dhe Antimafias: Më shumë skuadra të përbashkëta për të goditur krimin e organizuar!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ Fitorja me Finlandën, ‘Sofascore’ u vendos notat lojtarëve të Kombëtares! Asllani më i miri, Hysaj dhe Muçi e pasojnë…

Liga e Kombeve/ Fitorja me Finlandën, ‘Sofascore’ u vendos notat lojtarëve të Kombëtares! Asllani më i miri, Hysaj dhe Muçi e pasojnë…

November 13, 2026
Luftë hibride? Ndërpriten befasisht shërbimet e “Microsoft”! Kaos global, mijëra kompani dhe institucione në vështirësi

Luftë hibride? Ndërpriten befasisht shërbimet e “Microsoft”! Kaos global, mijëra kompani dhe institucione në vështirësi

November 13, 2026
Moti i keq/ Pa energji elektrike disa zona në qarkun e Kukësit, rënie gurësh dhe dëmtime në banesa!

Moti i keq/ Pa energji elektrike disa zona në qarkun e Kukësit, rënie gurësh dhe dëmtime në banesa!

November 13, 2026
Akuzat që ndezën luftën Shqipëri-Greqi, Odise Dhima përfundoi në pranga për doping, ja cila ishte “viktima” e tij e fundit shqiptare!

Akuzat që ndezën luftën Shqipëri-Greqi, Odise Dhima përfundoi në pranga për doping, ja cila ishte “viktima” e tij e fundit shqiptare!

November 13, 2026
Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

U arrestua dje për tjetërsimin e tokave në Fier, Arben Voja shtrohet me urgjencë në spitalin që drejtonte, shkak problemet kardiake!

November 13, 2026
Rusia tërbon Evropën, kërkesa të çmendura gjatë negociatave: Finlanda jashtë NATO-s dhe jo baza të NATO-s në shtetet baltike!

Rusia tërbon Evropën, kërkesa të çmendura gjatë negociatave: Finlanda jashtë NATO-s dhe jo baza të NATO-s në shtetet baltike!

November 13, 2026
Aksident dramatik në Selenicë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset pas daljes nga rruga, shkak dyshohet se u bë…

Aksident dramatik në Selenicë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset pas daljes nga rruga, shkak dyshohet se u bë…

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In