• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mediat amerikane: Marrëveshja Izrael-Hamas, e ndërmjetësuar nga Katari, ‘më pranë se kurrë’. Çfarë parashikon ajo

by Java News
21/11/2023 19:54
Smoke rises over Gaza as seen from Southern Israel, amid the ongoing conflict between Israel and Palestinian group Hamas, November 10, 2023. REUTERS/Evelyn Hockstein     TPX IMAGES OF THE DAY

Smoke rises over Gaza as seen from Southern Israel, amid the ongoing conflict between Israel and Palestinian group Hamas, November 10, 2023. REUTERS/Evelyn Hockstein TPX IMAGES OF THE DAY

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Katari mes Izraelit dhe Hamasit që parashikon lirimin e pengjeve dhe një pauzë disaditore të luftimeve është në “fazat e saj përfundimtare” dhe “më pranë se kurrë”. Lajmi është konfirmuar nga burime të paidentifikuara për mediat amerikane. Izraeli nuk ka bërë ende komente mbi këtë çështje, por Kryeministri Netanjahu tha se “në dritën e këtyre zhvillime, do të mblidhte kabinetin e luftës”.

Burimet thane se marrëveshja do të mundësonte lirimin e rreth 50 pengjeve civile që mbahen nga Hamasi kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe lirimin e grave dhe fëmijëve palestinezë nga institucionet e paraburgimit izraelite, numri i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit ndaj Izraelit, Hamasi mori rreth 240 persona peng si dhe vrau 1200 të tjerë, pjesa më e madhe civilë.

Më herët të martën shefi i Hamasit tha se grupi militant palestinez ishte pranë një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin.

Përgjithësisht Izraeli i ka shmangur komentet mbi statusin e bisedimeve të udhëhequra nga Katari. Sot Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se po bëhet përparim në lirimin e pengjeve.

“Aktualisht jemi duke u perqendruar në një mbrojtje shumë të fortë dhe proaktive në veri për të arritur një fitore dërrmuese në jug. Qëllimi i parë eshte eliminimi i Hamasit qe nuk ndalet derisa të realizohet. Qëllimi i dytë, kthimi i pengjeve dhe po bëjmë përparim. Nuk besoj se ia vlen te thuash shume as ne kete moment por shpresoj te kete lajme te mira se shpejti”.

Mes bisedime për një marrëveshje të mundshme sulmet e përgjakshme në Gazë vazhdojnë dhe grupi militant vazhdon të lëshojë raketa në drejtim të Izraelit.

Pas Al Shifës, Izraeli sulmoi të hënën një tjetër spital në Gazë, atë që njihet si Spitali Indonezian. Zëri i Amerikës pyeti Shtëpinë e Bardhë lidhur me sulmet ndaj spitaleve.

“Ne nuk duam që spitalet te shndërrohen në sheshe beteje. Por kemi thënë gjithashtu, se kemi informacion që vërteton pohimet e Izraelit se Hamasi e ka përdorur spitalin Al Shifa si një pikë komandimi, por nuk kam ndonjë informacion zbulimi mbi Spitalin Indonezian”, tha Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby.

Zotit Kirby shtoi se ai është në dijeni të faktit se spitalet janë plot me pacientë të sëmurë të cilët e kanë të pamundur të largohen si dhe me mjekë dhe infermierë që po kujdesen për ta. Problemi sipas tij qëndron tek fakti se Izraelit i duhet të krijojë nje balancë mes këtij realiteti dhe faktit se Hamasi po i përdor spitalet si mburoja për luftëtarët e tij.

Zëri i Amerikës bisedoi me kryetarin e organizatës MER-C në Xhakartë, organizatë e cila ndërtoi Spitalin Indonezian në Gazë.

“Ata sulmuan katin e tretë. Qendra e kujdesit intensiv ishte në kaos kishte shumë viktima, më shumë se 700 të plagosur rëndë, 12 të vdekur, mes të cilëve dy mjekë, një kirurg, nëse nuk gaboj”, tha Dr. Sarbini Abdul Murad, Kryetar i MER-C.

Presidenti Joe Biden ka thënë se pas përfundimit të luftës, Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor duhet të drejtohen nga Autoriteti Palestinez dhe jo nga Hamasi, i cili është cilësuar si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Brian Katulis, ekspert në Institutin për Lindjen e Mesme tha për Zërin e Amerikës se idetë e Presidentit Biden janë te rëndësishme, por nuk ka konsensus për momentin në rajon apo edhe mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, rreth asaj që pritet të ndodhë “me përfundimin e luftës”.

“Shtetet e Bashkuara thonë gjithashtu se mund të ketë një lloj force rajonale arabe, e cila do të ndihmonte policinë e Gazës për një periudhë kohore, por shumica e ministrave të jashtëm arabë, përfshirë ministrin e jashtëm të Jordanisë, e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë. Pra ka shumë punë për të bërë, si për krizën afatshkurtër të pengjeve dhe dhunën që vazhdon, por edhe për vizionin afatgjatë se si do të dukej një shtet përfundimtar i qëndrueshëm”.

Presidenti Biden është vënë nën qendër të kritikave në rritje si brenda ashtu edhe jashtë vendit lidhur me mbështetjen për Izraelin, mes një numri në rritje të vdekjeve mes popullatës civile palestinezë, gjë që ka shkaktuar zemërim dhe dëshpërim. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës e cila drejtohet nga Hamasi, më shumë se 13 mijë palestinezë janë vrarë nga Izraeli, që nga fillimi i luftës muajin e kaluar. /Voa

Next Post
Shiste deri 4 kg kokainë muaj, dënohet me 5 vjet burg shqiptari në Belgjikë: Kam pasur 100 klientë dhe kam fituar plot…!

Shiste deri 4 kg kokainë muaj, dënohet me 5 vjet burg shqiptari në Belgjikë: Kam pasur 100 klientë dhe kam fituar plot…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In