• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Media zbulon një skandal me fondet në ISHPSHSH, ja procedurat fiktive!

by Java News
10/12/2019 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në zyrat shtetërore, ku drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bëjnë procedura fiktive për karburant, dieta dhe fatura hoteli. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ zbuloi skemën e zyrtarëve të këtij Inspektoriati për zhvatjen e fondeve shtetërore.

“Fiks Fare” zbuloi se të përfshirë janë nga shefa financash,  deri te ish-shoferi i titullarit të institucionit. Ata bisedojnë për të marrë para nga arka e këtij institucioni sikur të ishte gjëja më normale, pasi siç deklarojnë edhe vetë “kjo gjë po bën vite që ndodh”.

Në regjistrimin e parë që transmetoi “Fiks Fare”, shoferi i titullarit i kërkon drejtoreshës së Shërbimeve Mbështetëse që të bëjë dalje karburant më shumë sa është distanca e përcaktuar në urdhër shërbimi. Shoferi i thotë kësaj drejtoreshe se të hedhë karburant në makinën e e dy punonjësve të nisur me shërbim , pasi grupi që është nisur në Gjirokastër do të zgjasë shërbimin. PA patur asnjë tagër të zgjasë urhdërat e shërbimit, ish-shoferi flet në emër të titullarit të institucionit.

Drejtoresha e shërbimeve mbështetëse e kundërshton dhe kërkon që urdhëri i shërbimit t’i vijë me shkrim, por shoferi i kryeinspektorit vazhdon duke thënë se po flet me të pasi i del “i zënë Beni, kështu si ta gjykosh”. Me këtë ton urdhërues dhe kërcënues, shoferi e paralajmëron disa herë këtë drejtoreshë.

Ndërkohë, në një rast tjetër, përgjegjësja e financës në këtë Inspektoriat porosit fletë hoteli pa fjetur fare. Pas një shërbimi të kryer në degën e ISHPSHSH në lezhë, vetë shefja e financës tregon e si ka siguaruar fletë hoteli fiktive për të përfituar disa ditë dietë.

“Unë me thënë të drejtën e bëra vajtje ardhje. Kam ikur shpejt. Porosita për hotel fature dhe ishalla ma gjejnë dhe mundohem ta… se edhe drejtori është i ri”, thotë përgjegjësja e financës, ndërsa në bisedë thotë se “për situata pune edhe lejohen”.

Duke nisur nga përmbajtja e kamerave të fshehta, duket se në këtë institucion abuzimi ka qenë i hapur dhe me dijeninë e të gjithëve. “Fiks Fare” faktoi edhe abuzimet me dietat e Vitit të Ri.

Vitin e kaluar, Ministria e Financave urdhëroi anulimin e çdo tenderi për dreka dhe darka të institucioneve, pasi nuk parashikohen në ligj. Denoncimet e vazhdueshme të “Fiksit”, se shtetarët bëjnë pikërisht dreka dhe darka me lekët e taksave, solli këtë masë drastike nga ministria. Por, zgjidhjen përfekte e ka bërë pikërisht Inspektoriati Shtetëror i Punës, i cili ka bërë fatura fiktive dhe ka paguar me disa dieta çdo punonjës, me qëllim që të organizonte pikërisht darkën e Vitit të Ri.

“Gjithë stafi tha, do bëjë mbrëmje të Vitit të Ri dhe nuk dua të nxjerrë asnjë lekë nga xhepi tha shefi. Foli për fond të veçantë në ministri me ministrin, i tha që jo, nuk bëhet. Dhe u ra dakort që të mbulohen me dieta” thuhet në bisedë mes shefes së financës dhe drejtoreshës së shërbimeve mbështetëse në këtë Inspektoriat ndërsa vijon se “do nxjerrim një urdhër ne, për trajnim këtej nga qendra nëpër ca drejtori e rrethe, t’i bëjmë ndonjë trajnim ketu. Mbrëmja është në datë 27 në drekë”.

Punonjësja e Financës pohon se dietat do të jenë fiktive dhe e për çdo punonjës me urdhër të titullarit të institucionit do të firmosen nga 4 dieta të plota për të përballuar shpenzimet e drekës, shpenzimet e të ftuarve dhe pjesën tjetër të lekëve do ta mbajnë vetë punonjësit.

Drejtoresha e shërbimeve mbështetëse e kundërshton vazhdimisht këtë veprim, por përgjigjja që merr disa herë nga shefja e financës është: “Fol me shefin, është urdhër i shefit”.

Një tjetër abuzim në këtë institucion ishin prokurimet fiktive për serviset e makinave. Në biseda, shefja e financës pranon se këto tendera bëhen fiktive, madje këto “gjëra kështu bëhen gjithmonë”. Shefja e Financës thotë se “s’ka asgjë të keqe”, ndërkohë thotë se nëse nuk bëhen “digjen 10 milionë lekë”. TCH

Next Post
Pretenca për “Babalen”/ Gazetarët përballë Salianjit: Kjo çështje është hetuar keq

Pretenca për “Babalen”/ Gazetarët përballë Salianjit: Kjo çështje është hetuar keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

June 21, 2026
Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

June 21, 2026
Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

June 21, 2026
Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

June 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 22 qershor 2026

June 21, 2026
“Një djalë më iku”, Luftia u bën premtimin fëmijëve: Nëna nuk iu lë. Do bëhem e fortë

“Një djalë më iku”, Luftia u bën premtimin fëmijëve: Nëna nuk iu lë. Do bëhem e fortë

June 21, 2026
Protesta pa alternativë nuk është zgjidhje

Protesta pa alternativë nuk është zgjidhje

June 21, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

Grisja e flamurit izraelit, Çupi: Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani

June 21, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Raporti: 87.7 mld lekë shpenzime nga bashkitë në 2025-ën, 46% e buxhetit vendor shkoi për paga

June 21, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In