• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Media serbe: Shqipëria, lider në Ballkan pas ndërtimit të TAP

by
03/06/2015 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria pritet që të jetë një nga vendet me pozicionin më të mirë në rajonin e Ballkanit. Kjo, falë projekteve energjetike. Kështu shkruante dje gazeta serbe “Vesti”, në një analizë gjeostrategjike. Sipas saj, projektet energjetike do ta nxjerrin Shqipërinë nga fundi i tunelit. “Shqipëria për këtë, mbështetet fuqishëm edhe nga aleatët perëndimorë, NATO-ja, BE-ja dhe SHBA-ja”, thekson “Vesti”. Sipas gazetës serbe, prapa projektit TAP që pritet të kalojë nga Shqipëria, fshihen interesat e SHBA-së. Në tri vite, Shqipëria do të përfitojë 400 milionë euro nga ky projekt. Ky projekt fillimisht nuk ishte favorit, por ai arriti që të triumfonte ndaj “Nabucco”, i cili do të favorizonte Beogradin. Gazi azer do të arrijë kështu në Europë, nëpërmjet Shqipërisë, përveç Greqisë dhe Turqisë.

Dhe nëpërmjet Shqipërisë, do të shpërndahet në vendet e tjera ballkanike, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë”, theksohet në këtë analizë. “Vesti” shkruan ndër të tjera për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në. “Në këtë projekt natyrisht që Tirana ka mbështetjen e Uashingtonit, e cila e sheh Shqipërinë si një aleat të besueshëm. Shqipëria shihet si një aleat besnik ndaj NATO-s dhe SHBA-së dhe nuk ka asnjë lidhje me Rusinë. Në një kohë që vendet e Ballkanit janë në një krizë të rëndë ekonomike, Shqipëria shpreson për një mrekulli ekonomike dhe shpreson që rritja të jetë të paktën 3%.

Për më tepër që Shqipëria pritet t’i nisë shumë shpejt bisedimet me BE-në për anëtarësimin dhe kjo do të bënte që të kishte përfitime të tjera në investime, si në ndërtimin e rrugëve, aeroporteve dhe fushave të tjera të infrastrukturës”. Analistët, megjithatë, sipas Vestit, thonë se Shqipëria vazhdon të mbështetet ende, edhe në ekonominë mafioze. Gazeta shkon më tej kur thotë se, Serbia shumë shpejt do të mund të varet nga Shqipëria për gazin, prandaj duhet të rregullojë marrëdhëniet me të. “Shqipëria përfaqëson interesat e SHBA-së në Ballkan. Dhe, shumë shpejt Serbia mund të varet nga Shqipëria për gazin. Për këtë arsye, ajo duhet të rregullojë marrëdhëniet me Tiranën dhe të zgjidhë disa çështje pezull. Pozicioni i Serbisë tashmë është bërë i pakëndshëm, sidomos pas dështimit të projektit rus, “South Stream”./Shqip/

Next Post

Duma: Zgjidhje emergjente kanalizimeve dhe ujit të pijshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

February 2, 2026
5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

February 2, 2026
PD tërhiqet nga mosbindja civile? Bardhi: Do rikthehemi në Kuvend për Buxhetin

Përbërja e Komisioneve/ “Përçahet” grupi i PD-së? Berisha: Kryesia do vendosë…

February 2, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Nga motor i integrimit në amortizator të pushtetit- Roli i shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

February 2, 2026
CMG në përgatitjet e fundit për trasmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore Milano 2026

CMG në përgatitjet e fundit për trasmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore Milano 2026

February 2, 2026
Nga “Albbakër” te “superfosfati”, të gjitha ndërmarrjet shtetërore në proces likuidimi do të mbyllen

Nga “Albbakër” te “superfosfati”, të gjitha ndërmarrjet shtetërore në proces likuidimi do të mbyllen

February 2, 2026
“Sfidoi mjekësinë me forcën”, mikesha në lot rrëfen pengun e gazetares Rezarta Reçi

“Sfidoi mjekësinë me forcën”, mikesha në lot rrëfen pengun e gazetares Rezarta Reçi

February 2, 2026
Nga tërbimi, ebola e Covid-19, zbuloni 11 viruset më vdekjeprurës për njerëzimin

Nga tërbimi, ebola e Covid-19, zbuloni 11 viruset më vdekjeprurës për njerëzimin

February 2, 2026
Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

February 2, 2026
Draghi “shkund” Europën: Me Trump duhet të negociojmë, mos shikoni gjithçka negativisht…

Draghi i ashpër me Europën: Nëse dëshiron pushtet duhet të bëhet federatë!

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In