Shqipëria për herë të parë në histori ka siguruar kualifikimin për një kampionat evropian, kurse ky lajm nuk është lënë pa u komentuar edhe nga mediat në Serbi.
E përditshmja serbe B92, ka shkruar se Shqipëria ka arritur kualifikimin me fat dhe falë vendimit të UEFA-s, për t’i dhënë pikët e plota për incidentin e dronit në Beograd, transmeton Koha.net.
“Shqiptarët kanë pasur shumë fat në kualifikime, por vendimi i UEFA-s për t’i dhënë pikët e plota pas skandalit të Beogradit me dronin duke i dënuar vetëm financiarisht, ndërsa fitorja në Yerevan u ka siguruar kualifikimin përfundimisht”, shkruan B92.
Shqipëria sot fitoi me rezultatin 3-0.