• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media serbe shkruan për Kryeministrin… “Cili është Rama i vërtetë?”

by Java News
06/07/2016 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes disa rreshtave, media serbe Blic i ka kushtuar një shkrim Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për dyfytyrësi. Blic shkruan se Rama flet për një komb, Kosovë e Shqipëri, dhe këtë media serbe e quan një gisht në sy të Serbisë dhe Europës. Por teksa një gisht në sy të Serbisë, është një frazë mëse e kuptueshme, mbetet e paqartë se përse është për Europën…

Nga ana tjetër, shton gazeta serbe, në takimet që bëhen me figurat e rëndësisshme politike në BE, Rama, ndryshe nga një person që të fut gishtat në sy… tregohet dashamirës dhe përshëndet Kryeministrin Vuçiç me përzemërsi.

Për më tepër mund të lexoni për “dyfytyrësinë” e Kryeministrit shkrimin e plotë.

ram1

Shkrimi i Blic

Ithtar i Shqipërisë së Madhe, mik i sinqertë i Serbisë, Europeist i pasionuar… Cili është, në të vërtetë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama?

Në fillim të qershorit, Rama kishte deklaruar në Prishtinë: “Shqipëria dhe Kosova janë një vend, një popull dhe një ëndërr e përbashkët”.

Është e qartë se këto fjalë ia kishte dedikuar publikut vendor, sidoqoftë ato ishin futje e gishtit në sy të Serbisë dhe Europës..

Qindra kilometra më larg, në ndonjërën prej kryeqendrave europiane, Ramës nuk do t’i shkonte ndërmend të thoshte diçka të tillë.

Në Bruksel, Berlin ose Paris, në vend të tregimit për Shqipërinë e Madhe ai e përmend bashkimin vetëm nën ombrellën e BE-së.

Rama provokoi edhe pas ndeshjes se futbpllit mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe dronit të famshëm mbi stadium.

“Nuk e di pse serbët hidhërohen për shkak të dronit. Ne nuk do të hidhëroheshim”.

Mirëpo, para dy ditësh në Konferencën për Ballkanin në Paris, ai e përshëndeti kolegun e tij Aleksandar Vuçic me dashamirësi shumë më të madhe seç e lejon praktika diplomatike.

Shtrëngim i gjatë i duarve, përqafim, deklarata për bashkëpunimin mes dy vendeve, oferta që ndërtimtarët serbë të marrin pjesë në ndërtimin e objekteve në bregdetin shqiptar, forcimi i linjës ajrore Tiranë-Beograd, etj.

Kjo është fytyra tjetër e Ramës – e pranueshme për Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Por, cila është e vërteta?/java/a.k

Next Post

Blair: Veprova në mirëbesim dhe në interes të vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

November 13, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Skenari i dhunshëm, tre ditët që shpëtuan vendin nga ‘grushti i shtetit’!

November 13, 2026
Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

November 13, 2026
FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

November 13, 2026
Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

November 13, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi ditor i Brankos, premte 13 nëntor 2026

November 13, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

November 13, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret?

November 13, 2026
“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

November 13, 2026
Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In