• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media serbe jehonë marrëdhënies Rama-Kurti: Luftë se kush do të jetë lider i shqiptarëve. Roli që luajnë Thaçi dhe Vuçiç…!

by Java News
12/06/2024 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media serbe Danas i ka kushtuar një artikull marrëdhënieve të dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, duke nënvizuar se mes tyre ka një konflikt të natyrës personale dhe politike.

Sipas Danas, në thelbin e konfliktit mes Ramës dhe Kurtit është një “luftë për supremaci, pra kush do të jetë lideri shqiptar”, pasi të dy kryeministrat e shohin veten si liderët kryesorë mbarëshqiptarë.

Politologu Ogjnjen Gogiç është shprehur se deri sa të kristalizohen marrëdhëniet hierarkike mes tyre, ndoshta nuk mund të priten takime të ndërsjella dhe mesazhe të ndryshme mes tyre.

Ai komentoi kështu faktin se kryeministri i Shqipërisë ka vizituar Prishtinën të hënën, por nuk është takuar me Kurtin. Rama nuk ishte as në ngjarjen që shënoi përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit atë ditë dhe Gogiç thotë se kjo tregon ndër të tjera se nuk ka dashur të marrë pjesë në “triumfin e Kurtit”, sepse Kurti “doli në skenë” në ky tubim dhe dërgoi mesazhe mbarëshqiptare.

Siç thotë ai, Rama dhe Kurti ndahen në shumë gjëra, e njëra prej tyre është se Rama donte të kishte një rol të caktuar në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, siç kishte në kohën kur Hashim Thaçi drejtonte negociatat nga ana e Kosovës.

 

 

“Por Kurti nuk e dëshiron këtë. Ai nuk dëshiron që Rama të përfshihet, por se është vetëm Prishtina që i përcakton kushtet e dialogut me Beogradin pa rolin e madh të Ramës. Kësaj Rama iu përgjigj në mënyrën e tij, duke tentuar ta margjinalizojë Kurtin duke bërë vetë një draft të statutit të Asociacionit, duke folur për çështjen, por edhe për marrëveshjet si ajo franko-gjermane dhe në përgjithësi kritikoi politikën dhe qasjen e Kurtit në dialog”, tha Gogiç.

Kurti, shton ai, nuk është pa përgjegjësi për marrëdhënien siç ekziston, sepse dikur ai drejtoi një fushatë kundër Ramës në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, në të cilat kishte kandidatët e tij dhe mes tyre kishte edhe mosmarrëveshje për sa i përket Ballkanit të Hapur, një nga propozuesit kryesorë të së cilës ishte Rama, ndërsa Kurti ishte kundërshtar i nismës.

“Marrëdhënia mes kryeministrit Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilët kanë një lloj partneriteti që Kosova kurrë nuk e ka parë me miratim dhe gjithmonë ka pasur frikë se do të margjinalizohet, është gjithashtu e diskutueshme në marrëdhëniet e tyre.

Po ashtu Rama ishte në marrëdhënie shumë të mira me Hashim Thaçin. Rama e ka përkrahur Thaçin gjatë negociatave me Beogradin dhe një herë e ka vizituar Thaçin në paraburgim në Hagë, gjë që Kurti e ka parë si sulm ndaj vetes, pasi kundërshtari kryesor politik i rivalit të Kurtit ishte Hashim Thaçi”, thotë Gogiç./m.j

Next Post
Kuvend/ Shtyhet sërish votimi i projektligjit për pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses

Kuvend/ Shtyhet sërish votimi i projektligjit për pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

January 1, 2026
“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

January 1, 2026
Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

January 1, 2026
“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

January 1, 2026
Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

January 1, 2026
“2025 ishte viti im më i mirë”, rrëfimi i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën

“2025 ishte viti im më i mirë”, rrëfimi i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën

January 1, 2026
Abuzime me tenderat e Ministrisë së Arsimit/ Prokuroria Speciale në Kosovë: 12 persona dhe 3 kompani nën akuzë

Abuzime me tenderat e Ministrisë së Arsimit/ Prokuroria Speciale në Kosovë: 12 persona dhe 3 kompani nën akuzë

January 1, 2026
Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

January 1, 2026
Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

January 1, 2026
“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com