• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media serbe alarmon: Bashkimi i Maqedonisë me Kosovën, pastaj Shqipëria e Madhe

by Java News
24/08/2017 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediumi online i Beogradit “alo” ka publikuar një shkrim, me të cilin ai pretendon të zbulojë paraskenat e prapaskenat e skandalit më të ri ndërmjet Maqedonisë e Serbisë. Në këto skena, natyrisht, aktorë janë edhe shqiptarët ndërsa informata për të gjitha këto, ky medium gjoja i ka marrë edhe nga burimet greke.

Sipas këtyre burimeve Kosova e Maqedonia do të bashkoheshin për t’iu hapur më pas rruga e krijimit të Shqipërisë madhe. Por këtë nuk do lejojë Greqia, e cila sipas këtij portali, tashmë ka stacionuar tanket e ushtrinë në kufi me Shqipërinë, transmeton Koha. net.

Ky është shkrimi i këtij medium“:

“ Shërbimi sekret grek (EYP) ka tërhequr vëmendjen për përshkallëzimin e konflikteve dhe kaosit në Ballkan dhe për atë se kryeministri maqedonas Zoran Zaev me ish-luftëtarë të UÇK-së, me jeniçerë serbë e me mentorë nga ambasada angleze e amerikane, kanë vendosur ta stopojnë planin e Aleksandër Vuçiqit në „dialog për statusin e Kosovës”.

E gjitha ka filluar kur Kisha Ortodokse maqedonase u vu në dispozicion të klerikëve shqiptarë në mënyrë që Kosova para anëtarësimit në UNESCO-s të ketë dëshmi se ka tempuj.

Faza tjetër, do të ishte fshirja e vendkalimeve ndërmjet Maqedonisë e Kosovës e pastaj të dyja këto në NATO do të hynin bashkërisht, përcjell Koha.net. Në atë moment, Maqedonia do ta ndërronte emrin. Serbia kështu, në kufijtë e saj jugorë, do ta kishte ushtrinë e NATO-s dhe atë vetëm 90 kilometra larg qendrës humanitare ruse, ndërsa praktikisht do të mbetej pa krahinën e saj jugore.

Për shkak të këtij plani, Perëndimi ka insistuar që UNMIK të tërhiqet nga Kosova. E kryeministri shqiptar Edi Rama, si financues i madh i gjithë këtij projekti, me dy hapa, do ta krijonte Shqipërinë e madhe për të cilën ëndërron! Maqedonia gjendet në rrethin e veçantë të këtij katrori gjeopolitik.

Me realizimin e kërkesave nga platforma shqiptare do të krijohej shteti dy kombesh, në të cilin nuk do të kishte vend për serbët, turqit, romët e maqedonasit do të vinin në situatë për t’u bërë minoritet, sepse me shqiptarët nga Kosova ,shqiptarët bëhen shumicë! Për këtë arsye Greqia tashmë i ka stacionuar tanket dhe ushtrinë në kufi me Shqipërinë”.

Këto lajme gjoja për këtë portal i ka pohuar edhe Vasilios Provelegios, të cilin “alo” e prezanton si kryetar të Partisë qytetare të grekëve të Serbisë.

“Ne duhet të kemi përgjigje për atë që po ndodh në rajonin tonë. Sa i përket Greqisë, jam i sigurt se dëshirat shqiptare për zgjerim do të mbeten ëndrra të papara dhe ne shumë shpejt do të shohim përgjigje në provokime të tille.

Nuk duhet ta lëmë këtë rast që të mos kundërreagojmë dhe këtë duhet bërë me hapin që do të shkatërronte të gjitha aksionet që po zhvillohen aktualisht pas shpinës sonë e marrë para sysh se kjo çështje është mbinacionale ndaj të cilës kemi edhe mirë përgjigje.

Partia qytetare e grekëve të Serbisë, ndër të tjera, angazhohet për lidhje të ngushtë të popujve ortodoksë me të gjithë parametrat. Vetëm kështu të organizuar dhe me numër të madh, me potencialin serioz ushtarak e ekonomik do t’ia dalim t’i sigurojmë shtetet tona, paqen dhe pozicionin e negociatorit aktiv në vatrat tona shekullore!“ (b.an)

Next Post
VIDEO/Shqiptarët presin me entuziazëm mbërritjen e Milanit në Shkup

VIDEO/Shqiptarët presin me entuziazëm mbërritjen e Milanit në Shkup

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com