• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media rrëfen median

by Ardian Vehbiu
13/07/2017 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Vehbiu

Pamë një video që është mëkat ta quash amatoriale, dhe ku një grua (e luajtur nga Mirela Topulli) kërkon të rrahë një burrë (i luajtur nga Genci Angjellari): gruaja prezantohet si pronare e një firme, burri si gazetar. Dy homines sapientes në kacafytje të trishtuar.

U tha se ky gazetari po bënte një “investigim” për një punë të pistë të kompanisë që drejtonte agresorja, dhe se kjo e fundit deshi t’i tregojë vendin. U shtua se Topulli “e dhunoi kafshërisht” Angjellarin.

Më pas u kundër-tha, nga pala tjetër, se videoja i ish dhënë publikut e edituar rëndë, dhe aty ish lënë jashtë fakti që gazetari në fjalë, i paraqitur si viktimë, e kish nisur “investigimin” duke e fyer atë gruan dhe duke e qëlluar në mjekër me mikrofon.

Pamë edhe hematomat në mjekrën e viktimës tjetër. Tashmë jemi mësuar me këto gjurmë që ia lëmë njëri-tjetrit në trup, kur duam të komunikojmë me zor: ia shkruajmë tjetrit dhunën në lëkurë, si të thuash.

Vështirë të thuash se çfarë ka ndodhur; ose më mirë, shumë e lehtë të thuash se çfarë ka ndodhur: kemi parë median në veprim.

Publiku i përfytyron këta guerrilas të medias si “syrin dhe veshin” e vet; nëpërmjet tyre, shpreson të marrë vesh se çfarë ndodh.

Këtij publiku i duhet uruar, megjithatë, mirëseardhja në raportimin post-modern të realitetit, ku mediat nuk mjaftohen me kronikën e ngjarjes, por e krijojnë këtë ngjarje vetë.

Nuk është hera e parë, që gazetaria “investigative” paraqitet kështu – një gazetar kamikaze, që i vërsulet dikujt me pyetje të tipit: “kur do të hiqni dorë nga vjedhja e popullit?” dhe një kamerë dore, që regjistron në video reagimet e tjetrit.

Ky farë zhurnalizmi e përdor mikrofonin si armë të ftohtë: çfarë e bën ironik pretendimin e administratores Topulli, se Angjellari e kish goditur në mjekër me mikrofon.

(Po sikur ta kish goditur me kamera?)

Konfliktet në vijën e frontit mediatik ndonjëherë përfundojnë edhe kështu; çfarë është e re, në historinë e trishtuar të medias shqip, është se këto konflikte tashmë u zënë vendin lajmeve.

Po të jetë i vërtetë pretendimi i Topullit (dhe i mjekrës së saj të lënduar), atëherë kemi një gazetar që mësyn qytetarin dhe pastaj reagimin e këtij të fundit e paraqet si lajm.

Dhe meqë lajmin e rrëfen gazetari vetë, ndonëse i “agresuar” në krye të detyrës, atëherë kemi të bëjmë me atë që, në narratologji, e quajnë unreliable narrator – ose në rrëfimtar që nuk i zihet besë.

Prandaj fola më lart për gazetari post-moderne.

Do të pyetet: po cili është lajmi këtu, sa kohë që palët kanë dhënë versione të kundërta? E kam përgjigjen gati: lajmi është që ky lajm është dhënë; nuk duhet pretenduar për më tepër.

Dhe një investigim i një çështjeje aq serioze sa eliminimi abuziv i mbetjeve spitalore, dëshmon më shumë nevojën që vetë gazetarisë “investigative” (këtë fjalë do ta shkruaj gjithnjë në thonjëza), në Shqipëri, i duhet të eliminojë mbetjet trash në stilin me të cilin u qaset temave të mëdha.

Thelbi i këtij skandali – nëse mund ta përdor ende një fjalë si prej GABI – është prova e sjellë nëpërmjet videos; meqë publiku ende e ka ruajtur besimin tek imazhi, si më afër së vërtetës se fjala.

Por që publiku e ka ruajtur besimin tek imazhi, kjo veç do të thotë se sot përpjekjet më të mëdha për ta mashtruar po bëhen nëpërmjet imazhit.

Tek e fundit, hetimi dhe raportimi i çështjeve me interes kushton më shumë se inskenimi i një videoje çfarëdo, të filmuar me kamera dore, e cila sakaq merr vlera dokumentare dhe përhapet më shpejt se fruthi.

Sa kohë që është pranuar roli i mediave si teatër për dëfrimin e publikut dhe kur infotainment-i ka zënë kryet e vendit në portalet dhe vend-grumbullimet e tjera të plehrave, çfarë do të pengojë që edhe lajmi t’i nënshtrohet produksionit?

Kjo do të ishte edhe ana e përkundërt e lektisjes pas reality shows, edhe pse pjesë e së njëjtës prirjeje madhore për t’i shkrirë kufijtë midis raportimit dhe realitetit.

Brenda këtij produksioni, “gazetari” do të zërë vend qendror – meqë lajmi jo vetëm do të rrëfehet në vetën e parë, por edhe vetë rrëfimtari imponohet si personazhi kryesor i rrëfimit.

Madje jo vetëm: misioni i këtij personazhi, a i këtij heroi në daçim, do të ishte ai i ndëshkuesit – ose një version soft i inkuizicionit.

Le ta quajmë këtë funksionalitet të papritur ana e pasme e vetting-ut, të paktën për nga efektet populiste të garantuara.

Dikur media totalitare ruante monopolin ndaj përzgjedhjes së lajmit dhe sidomos ndaj interpretimit të tij – sipas filozofisë se “kuptimi” a “domethënia” e një ngjarjeje kish përparësi ndaj rrëfimit vetë, sa kohë që ishte “kuptimi” dhe “domethënia” që vërtetonin drejtësinë e vijës ideologjike, etj.

Sot media post-totalitare nuk ka më fuqi të interpretojë; e ka më të lehtë ta sendërtojë realitetin, ashtu siç kujton se ia kërkon publiku.

Media është mesazhi, thoshte McLuhan-i. Tashmë i rrëfyer në vetën e parë nga një unreliable narrator, do të shtoja. (Peizazhe.com)

Next Post
Kjo recetë natyrale ju heq… thinjat!

Kjo recetë natyrale ju heq... thinjat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

August 11, 2026
Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

August 11, 2026
Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

August 11, 2026
UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

August 11, 2026
E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

August 11, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagojnë dhe SHBA-të: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pjesë e domosdoshme e procesit të paqes e stabilitetit!

August 11, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

August 11, 2026
Cucurella: Që fëmijë kam ëndërruar të luaja me Realin, nuk kisha dyshime kur firmosa

Cucurella: Që fëmijë kam ëndërruar të luaja me Realin, nuk kisha dyshime kur firmosa

August 11, 2026
E ardhmja e Ernest Muçit në dyshim, merkatoja “VIP” e Trabzonspor i sjell probleme!

E ardhmja e Ernest Muçit në dyshim, merkatoja “VIP” e Trabzonspor i sjell probleme!

August 11, 2026
Aeroporti i Stambollit ia kalon britanikut “Heathrow” për numrin e pasagjerëve në muajin korrik, u përpunuan 8,2 mln udhëtarë!

Aeroporti i Stambollit ia kalon britanikut “Heathrow” për numrin e pasagjerëve në muajin korrik, u përpunuan 8,2 mln udhëtarë!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com