• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media prestigjioze britanike “The Independent” guidë për Tiranën turistike: Qyteti që po ndryshon!

by Java News
28/12/2018 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një tjetër media prestigjioze ndërkombëtare, kësaj here britanikja “The Independent” i ka kushtuar Tiranës një reportazh të gjatë, si një ftesë për gjithë lexuesit e saj për ta vizituar atë. Përmes një guide të shoqëruar me foto nga pikat më tërheqëse të kryeqytetit shqiptar, “The Independent” bën një përshkrim të asaj që ofron sot Tirana si një qytet që ofron bukuri, histori, reliev të përshtatshëm për sporte të ndryshme, ushqim të mirë, jetë nate, pse jo edhe mundësi për shopping. Në reportazhin e vet autori shkruan se Tirana pas shumë vitesh ndodhet tashmë në mesin e ndryshimeve masive, ndërsa thekson se projekti shumë ambicioz “Tirana 2030”, nga arkitekti Stefano Boeri do ta mbushë kryeqytetin e Shqipërisë me hapësira të gjelbra, shkolla të reja publike e hapësira që respektojnë mjedisin. Mali i Dajtit, sheshi “Skënderbej”, muzeumet, Piramida, Parku i Madh i Liqenit Artificial, ushqimi i mirë, lokalet e shumtë që ofrojnë një jetë nate të pasur, por edhe afërsia me qendrat më të mëdha metropolitane europiane, janë disa nga gjërat që sipas këtij artikulli, duhet të bëjnë çdo turist ta vizitojë Tiranën.
Më poshtë artikulli i plotë:
Një guidë për qytetin e Tiranës, ku të hani, të pini, të bëni shopping dhe ku të qëndroni në kryeqytetin shqiptar
Shqipëria po shkrin nga akujt. Pas dekadash izolim, vendi i fundit i pazbuluar i Europës ka vendosur të modernizohet dhe të tërheqë vizitorët. Kryeqyteti i tij, Tirana është në zemër të këtij plani. Fluturimi i parë me kosto të ulët mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë filloi në prill 2018, kur “Wizz Air” hapi linjën e re London Luton-Tiranë. Ndërsa qyteti historik është në mes të ndryshimeve masive si pjesë e projektit shumë ambicioz “Tirana 2030”, të ideuar nga zyra milaneze e arkitekturës “Stefano Boeri Architects”, që do të rikrijojë kryeqytetin e Shqipërisë, duke e mbushur me unaza të shumta me hapësirë të gjelbër, shkolla të reja publike dhe godina që respektojnë mjedisin.
Çfarë të bëni?
Bëhuni aventurierë.
Në majë të “Dajti Ekspres”, ku funksionon teleferiku, mund të zhvillohet ngjitje me biçikletë në mal, parashutizëm, alpinizëm, ecje ose mund të vizitosh “Parkun e Aventurave”.
Parku i jetës
Parku Rinia është i këndshëm, ndodhet në qendër dhe mban firmën “I Love Tirana”, të cilën e keni parë në mijëra foto. Parku i Madh i Tiranës, Kodrat e Liqenit Artificial, ndodhet 15 minuta larg qendrës, dhe ka liqenin, hapësira të gjelbra, pranë ndodhet Kopshti Zoologjik, si dhe Pallati Presidencial.
Muzeumet
Bunk’Art (hapet nga e Mërkura në të diel, në orën 09:00-16:00, dhe mbyllet të hënën dhe të martën) ndodhet në drejtim të teleferikut, ndërsa Bunk’Art 2 (hapet çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 18:00) ndodhet pranë sheshit “Skënderbej”. Të dyja janë të ndërtuara nga regjimi i Enver Hoxhës, si ish-strehimore kundër bombave, të cilat tashmë janë shndërruar në ekspozita dhe hapësira të tilla ku shfaqet arti dhe artikujt historikë. Këto bunkerë të frikshëm betoni janë me vlerë për vizitorët, pasi tregojnë për të kaluarën e vendit.
Mësime historie
Muzeu Historik Kombëtar (hapet nga e Marta në të shtunë, 10:00-17:00, të dielën ora 09:00-14:00, dhe mbyllet të hënën) ka një sërë ekspozitash për të kaluarën e vet. Në pjesën e përparme të ndërtesës ndodhet një mozaik i njohur i social-realizmit në vitet e komunizmit, ku shfaqen disa qytetarë shqiptarë.
Ku të qëndroni
Kulla “Plaza” është zgjedhja e diplomatëve vizitorë, biznesmenëve, dhe celebriteteve. Me një dekor modern, dhe me shije, në ngjyrat e ngrohta të vjeshtës, si dhe me një shërbim cilësor, aty ka edhe një hapësirë të bollshme për spa.
Një tjetër ambient miqësor, është “Theranda”, një hotel i vogël me kopsht në lagjen e ish-Bllokut, i cili dikur ishte rezervuar për zyrtarët e lartë të partisë (Hoxha jetonte këtu), por tani aty ka restorante, bare dhe dyqanet më të mira të qytetit.
Në majë të malit të Dajtit ka dhe një hotel, “Dajti Tower Belvedere”, i cili ndodhet larg qendrës së Tiranës, dhe ka një arkitekturë moderne, dhe një hapësirë rrotulluese në pjesën e sipërme, nga ku mund të shihet gjithë hapësira përreth hotelit.
Ku mund të hani
Vila Era është një ambient ku mund të gjeni atmosferë familjare, dhe të shijoni ushqimin në një kopsht të vogël, duke ju bërë të ndiheni sikur jeni larg nga qyteti. Provoni pilaf me pulë dhe fara pishe ose spinaq të pjekur me furrë.
Në majë të malit të Dajtit ndodhet edhe Ballkoni i Dajtit. Të gjitha specialitetet e zonës, këtu vijnë me një standard tjetër, mish i pjekur, erëza, spec djegës. Në ju rekomandojmë fasule pllaqi (gjalpë, bathë dhe piper, i shërbyer në një tavë balte të nxehtë); dhe djathë skuqur me fruta pylli, të gjitha të shoqëruara me birrë lokale dhe verë. Restoranti ndodhet në majë të malit të Dajtit, dhe ofron një pamje të mrekullueshme mbi qytetin.
Restoranti “Millennium Gourmet” (çdo ditë nga ora 11:00 deri në 11:30) ofron një tjetër mundësi për të shijuar gatimet në kryeqytetin shqiptar. Përzierja e ingredientëve lokalë bëhet nën ndikimin e kulturës italiane dhe franceze të gatimit, ku kuzhinierët krijojnë fileto derri të tymosur me ullinj dhe lulelakër; artiçokë me bajame, shafran, rrush dhe verë të bardhë; si dhe peshku me asparag dhe limon.
Ku mund të pini
Mund të shkoni në “Bunker 1944”. Ky bar i njohur ka marrë emrin e vitit në të cilin u largua nga Shqipëria pushtuesi nazist, dhe u vendos qeveria komuniste; po kështu edhe dekori është i atyre viteve. Bandat muzikore live dhe DJ-të, e bëjnë ambientin edhe më tërheqës. Vëllezërit Belushi mund të jenë aktorët më të famshëm shqiptarë, por një nga pijet më të njohura këtu është vodka “Nafije”, që mban emrin e një tjetër ikone të ekranit shqiptar nga mesi i shekullit të 20-të.
Ku të bëni shopping
Që nga rënia e komunizmit, në Tiranë janë hapur shumë qendra tregtare, dhe dyqane të panumërta. Por për një eksperiencë pak më ndryshe, është e këndshme të endesh nëpër rrugë si “Myslym Shyri”, ku mund të gjesh dyqane të ndryshme të vogla që shesin gjithçka nga rrobat, tek elementet dekorative për shtëpinë, si dhe qilimat tradicionalë. Në sheshin “Skënderbej” ndodhet libraria e famshme Adrion (të përditshmen 8: 00-19: 30), ku shiten libra dhe revista në gjuhën angleze, që flasin për Shqipërinë, hartat, dhe suveniret më interesante.
Arkitektura
Pasi kaloni lumin Lana, do të arrini tek Piramida e Tiranës, e cila është ndërtuar si monument dhe muze për të festuar Enver Hoxha. Sot ajo ndodhet në një gjendje të keqe, por mund të bëni foto të këndshme.
Çfarë monedhe duhet të përdorni?
Lekun shqiptar.
Çfarë gjuhë flasin?
Shqip.
Duhet të lë bakshish?
Nuk është e detyrueshme por vlerësohet, nëse i shtoni faturës një 10-centësh, mund të quhet një veprim i mirë.
Sa ka diferencë ore?
Një orë përpara Mbretërisë së Bashkuar.
Cila është koha mesatare e fluturimit nga Britania e Madhe?
Wizz Air fluturon direkt nga Londra Luton në Tiranë për tre orë.
Transporti publik
Nga aeroporti, ju mund të shkoni deri tek Muzeu Kombëtar duke përdorur autobusin e linjës “Rinas Express”, i cili niset çdo orë, prej orës 06:00 deri në orën 18:00, dhe kushton 250 lekë, dhe udhëtimi zgjat rreth 40 minuta. Qendra e qytetit mund të eksplorohet duke lëvizur në këmbë. Megjithatë, transporti publik në Tiranë mundëson disa linja urbane brenda qytetit, të cilat janë përgjithësisht të ngadalte, por të lira.
Pamja më e mirë
Nga Mali i Dajtit. Ju mund të ecni për t’u ngjitur në mal ose të përdorni “Dajti Expres”. Në më shumë se dy milje, teleferiku më i gjatë në Ballkan – mundëson një udhëtim 15-minutësh që ofron një panoramë madhështore.
Monedhat
Megjithëse monedha vendase është leku, edhe euro pranohet gjerësisht dhe është e lehtë për bërë këmbimin e monedhave.
Next Post
Dëbimi i dy diplomatëve shqiptarë, MEPJ: Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë

"Ministri i ri i Jashtëm privilegj për Shqipërinë, humbje për Kosovën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com