• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Media online në degjenerim”, por Rama thotë se gazetarët nuk do dënohen për shpifje!

by A R
16/12/2025 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri  Edi Rama u ndal sot, 16 dhjetor, te mjedisi i krijuar me median online.

Në tryezën e Konferencës së 8-të Kombëtare për të Drejtën e Informimit, ai kujtoi iniciativën e dikurshme të qeverisë për një ligj për median, që nuk u realizua dot, pasi u shtrua mundësia për vetërregullim. Instrument ky i fundit që u kërkua edhe nga OSBE/ODHIR-i.

Rama theksoi se në fakt ka ndodhur krejt e kundërta, një degjenerim që sipas tij vetëm sa thellohet.

“Ishte një draft ku kërkoheshin ca gjëra shumë elementare, që nga deklarimi i personave që janë mbrapa një portali, adresa dhe mundësia për çdokënd që ta dijë se kush po i lexon librin e shpisë, edhe disa gjëra të tjera shumë elementare. U tha se vetërregullimi do të jetë instrumenti që do sjellë një nivel tjetër në botën online, siç e keni parë ka pasur degjenerim të vazhdueshëm gjithmonë e më të madh.

Megjithatë ne hoqëm dorë atëherë dhe nuk kemi ndërmend të rivëmë dorë, vetëm mbase BE t’i ketë thirrur mendjes dhe ta shohin se gjëja po del jashtë kontrollit, media online në tërësi është bërë një territor ku ndërhyjnë edhe forcat jo miqësore në BE, ndërhyhet në zgjedhje, këtu, atje..

Normal nëse shtëpinë e lë pa dritare, pa çati dhe pretendon të flesh rehat dhe askush të mos hyjë në shtëpi, atëherë beson në një botë që nuk ekziston”, tha numri një i kabinetit.

Më tej, nënvizoi se ndryshe nga 24 vende të Bashkimit Europian, Shqipëria nuk e dënon penalisht një gazetar nëse ky i fundit shpif. Aspekti penal, tha kryeministri, ekziston vetëm për të zgjedhurit nga populli.

“Do të heqim aspektin penal për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë me informacionin”, bëri me dije Rama.

“E di që nuk do të na vihet tek meritat në raport me lirinë, asnjëherë nuk do e numëroni si gjest pozitiv, megjithatë kjo nuk është detyra juaj. Me gotën gjysmë plot ju uroj gëzuar Vitin e Ri të gjithëve ju në sallë! Dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët, jo për politikanët dhe të zgjedhurit. Kush zgjidhet nga populli dënohet nëse shpif”, përfundoi ai.

Next Post
“Sot nuk parkon asnjë deputet në lulishte”, Rama: Sanksione nëse institucionet nuk japin informacion

“Sot nuk parkon asnjë deputet në lulishte”, Rama: Sanksione nëse institucionet nuk japin informacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com