• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Media investigative INSAJDER: Haradinaj feston me një biznesmen shqiptaro- amerikan, dënuar për pastrim parash

by Java News
12/01/2017 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishin bërë pesë orë nga lirimi i Ramush Haradinajt. Ishte koha që t’i drejtohet popullit. “Më keni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd”, shkroi Haradinaj.

Por nga kush shoqërohej Haradinaj në kohën kur falënderonte shqiptarët për përkrahjen e dhënë? Këtë e zbuloi një biznesmen shqiptar, i dënuar në SHBA për përfshirje në krim.

Ata po  festonin bashkë vendimin për lirimin me kusht. Në të njejtën kohë kur Haradinaj iu drejtua popullit, njëjtë veproi edhe Tom Duhani. Ai publikoi në “Facebook”, fotografi nga një restaurant në Strasburg të Francës.

Duhani shihet duke tymosur një puro Haradinajt, në tavolinën ku një rreth i ngushtë miqsh po festonin lirimin e liderit të AAK-së. Historia e biznesmenit Duhani, që shoqëroi Haradinajn në kafe dhe ishte brenda sallës së gjyqit në Francë, është e lidhur me botën e krimit.

Ai ka qenë i dënuar me 3 vjet e 5 muaj burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte i dënuar për pastrim parash nëpërmjet fajdeve. FBI e kishte ndjekur për kohë të gjatë. E ka akuzuar se përdorte restaurantin e tij në Amerikë për të pastruar paratë e bashkëkombësve të tij. Përpos dënimit me burgim, gjyqi në SHBA  kishte marrë edhe një vendim tjetër.Duhani duhej të deportohej nga SHBA-të pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Ndërkohë, në tavolinën ku festohej lirimi i Haradinajt gjendej edhe avokati Arianit Koci.  Insjaderi kërkoj nëpërmjet Kocit një koment nga Haradinaj lidhur me afërsinë e tij me një biznesmen të dënuar për fajde. Haradinaj ende nuk ka dhënë përgjigje. Insajderi ka kontaktuar me biznesin Tom Duhani. E ka pyetur atë për afërsinë me Haradinajn.

“I kam kry obligimet e mia ndaj USA.  Jam i pastër, kam kontribu shumë për Kosovën me familje. Edhe e dua zotin Haradinaj si patriot shqiptar i vërtet !”, ka thënë Duhani për Insajderin.

Është pyetur se me “kryerjen e obligimeve ndaj SHBA-së” a nënkupton vuajtjen e dënimit me burg. Duhani ka thënë: Po.

Por, ky nuk është takimi i parë mes Ramush Haradinajt dhe biznesmenit të dënuar për pastrim parash, nëpërmjet fajdeve. Një tjetër ishte zhvilluar para dy muajsh në shtëpinë e Tom Duhanit.

Ai në mesin e mbi njëzetë burrave kishte ftuar në shtëpinë e tij Ramush e Daut Haradinajn. Ata kishin shkuar. Madje Haradinajt edhe i kishte dhuruar diçka të veçantë, siç shihet në këtë foto. Derisa në Kosovë respektohet nga një lider partie, Ramush Haradinaj dhe një deputet, Daut Haradinaj, shoqërimi me biznesmenin Tom Duhani përbën skandal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një i tillë kishte shpërthyer në gusht të vitit 2014. Komisioni Federal Zgjedhor kishte zbuluar se kongresmeni demokrat i Michiganit, Gary Peter, kishte pranuar gjatë fushatës fonde nga Xhafer Laho, ndihmësi i Tom Duhanit në pastrimin e parave.

Laho, ngjashëm si Duhani, ishte dënuar nga autoritetet gjyqësore amerikane. Mbi të rëndonin akuzat se ka ndihmuar biznesmenin Duhani për të të bërë pastrimin nëpërmjet fajdeve që jepeshin për emigrantët tjerë shqiptarë.

“Gjykata ka prova të mjaftueshme për të mbështetur argumentin se Laho ka ndihmuar Duhanaj për të fshehur asetet e fituara nëpërmjet dhënies së fajdeve në mënyrë të paligjshme”, kishte pohuar gjykatësi.

Përveç donacioneve të pranuara nga Laho, mediat amerikane e kishin raportuar si skandal faktin që kongresmeni Peter kishte pranuar para nga biznesmeni Tom Duhani.

Mediat e atjeshme kanë raportuar se kongresmeni demokrat kishte marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së restaurantit të Duhanit. Po ashtu, sipas mediave amerikane, Peters nga viti 2008 deri më 2012 kishte pranuar nga Duhani të paktën 15 mijë e 900 dollarë.

ma.me

harahara1hara2hara3

Next Post
Artan Hoxha: Mos i prekni celularët e mi, çanta e Baba Takut s’është gjë para tyre

Hoxha: Afera e CEZ, paratë u përdorën për zgjedhjet e 2009-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jep dorëheqjen drejtori i AMP, e zëvendëson ish-drejtori i burgjeve Klevis Qosja

Jep dorëheqjen drejtori i AMP, e zëvendëson ish-drejtori i burgjeve Klevis Qosja

April 23, 2026
Largohen 16 emigrantë nga Gjadri. Dy riatdhesohen dhe 14 dërgohen në Itali për t’u deportuar

Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Qendrat e riatdhesimit në Shqipëri janë në përputhje me ligjin e BE-së

April 23, 2026
U vra me armë në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i 21 vjeçarit, familja hap dyert e mortit

U vra me armë në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i 21 vjeçarit, familja hap dyert e mortit

April 23, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“Ka porositur vrasje”, Berisha akuza të forta: Pse Rama nuk paraqitet në Kuvend?

April 23, 2026
Tentuan të vrasin Hysen Mërnicën, Prokuroria e Fierit çon në gjyq babë e bir

Tentuan të vrasin Hysen Mërnicën, Prokuroria e Fierit çon në gjyq babë e bir

April 23, 2026
Eurodeputeti Fredi Beleri kërkon të shkojë në PE, Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje

Beleri: Për 360 euro kam qëndruar në burg 16 muaj, nuk jam nga ata me të cilët më krahason Rama

April 23, 2026
Deklarata shqetësuese për Turqinë, plasin polemikat për von der Leyen

Deklarata shqetësuese për Turqinë, plasin polemikat për von der Leyen

April 23, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Integrimi, Balla: Opozita hedh vetëm baltë, Shqipëria e pandalshme drejt BE-së

April 23, 2026
Malazezët bien në duart e Iranit, ushtarët me maska dhe armë marrin peng anijet në Hormuz

Malazezët bien në duart e Iranit, ushtarët me maska dhe armë marrin peng anijet në Hormuz

April 23, 2026
“Pensionistët marrin shampo 3 në 1”, Korreshi batuta në Kuvend: Pensionistëve u dhatë 1 kg grosh dhe 1 tufë qepë (VIDEO)

“Ne fshatarëve nuk na vjen radha”, Korreshi ironizon në Kuvend. Debat me Peleshin

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In