• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media holandeze: Romakët, Roterdamsat e Tiranasit së bashku në të njëjtin shesh. Kjo finale është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Shqipërisë. Pritja…!

by Java News
26/05/2022 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat botërore kanë pasqyruar finalen e Europa Conference League e cila u luajt në Tiranë në stadiumin ‘Air Albania’, ku gjithçka shkoi siç ishte planifikuar.

Por, media e njohur holandeze NRC ka bërë një artikull më të detajuar për finalen e madhe, duke theksuar se shqiptarët i kanë pritur shumë mirë tifozët, ku njëri prej tyre thekson se ”njerëzit na presin këtu në mënyrë kaq miqësore, saqë në fakt është e vështirë për ta besosh”.

Artikulli i plotë:

Ndeshja finale, aty ku skuadra e Feyenoord humbi finalen e saj të parë të Ligës së Konferencës. Por sot nuk fitoi vetëm A S Roma. Sot Shqipëria është bërë pjesë e Europës”.

Me golin e parë dhe, siç rezultoi deri në fund, të vetmin e lojës, u kuptua menjëherë: të gjithë në stadium bëjnë tifo për AS Roma, përveç holandezëve. Shumica e heshtur shpërthen në një ovacion të gjatë duartrokitjesh. Deri atëherë, këngët dhe ulërimat e Legjionit të skuadrës Feyenoord kanë mbushur stadiumin e vogël dhe krejt të ri, ashtu siç kanë dominuar qendrën e Tiranës të nxehtë gjatë gjithë ditës.

Festa vijon përgjatë gjatë gjithë ditës. Frika nga dhuna e tifozëve mes autoriteteve dhe qytetarëve të kryeqytetit shqiptar, e nxitur nga përplasjet e natës dhe arrestimet e shumta, rezultoi e pabazë. Gjithashtu nuk kishte qenë kurrë më e madhe konsiderata se për vendosjen e zonave të tifozëve në periferi të largëta dhe të rrënuara të qytetit, një proces i njohur gjithandej për venien në kontroll maksimal të huliganëve. Jo në Tiranë. Tirana është një qytet dhe një vend që dëshiron të provojë veten e saj. Mbështetësit e skuadrës së Feyenoord zunë vënd në shëtitoren më kryesore që të çon nga sheshi qendror me dyqanet dhe kafëtë më luksoze në vend. Ndërsa tifozët e Romës mund të festonin në parkun më të bukur në Shqipëri.

Tifozët e Feyenoord janë të befasuar. “Atyre (shënim: shqiptarëve) sikur po u pëlqen shumë që ne jemi këtu,” thotë një tifoz holandez që mban veshur një fanellë të Feyenoord me printin “The Legion”. Ai ka ardhur në Tiranë së bashku me dy djemtë e tij. “Ata thonë gjithashtu: njerëzit na presin këtu në mënyrë kaq miqësore, saqë në fakt është e vështirë për ta besosh.”. Tifozët holandezë po presin që Rick Karsdorp të trokasë në portën e portierit italian, që klubi holandez të fitojë. “Familja e Karsdorp ende jeton në Roterdam, ai madje u huazua te Feyenoord për të luajtur sërish për disa minuta. Ai e di se çfarë na ka borxh ne, tifozëve”- shprehet ai.

Gjërat në fakt shkuan ndryshe gjatë ndeshjes, një goditje e rënde kjo për tifozët holandezë që dhanë shumë për të qenë atje në Tiranë. Ata do t’ju tregojnë për historitë e tyre që para ndeshjes. Sakrificat e një legjioni fansash rreth të pesëdhjetave që arriti në Tiranë pas shumë peripecish dhe shumë dhimbjesh, apo rreth një shoku që humbi një të afërm të afërt pak ditë më parë. Apo një familjeje që iu desh të ndërronte tren tre herë dhe iu deshën 27 orë për të udhëtuar. Roeland Haanen (52 vjeҫ) e pëlqen atë lloj heroizmi. Këmbëngulje, sakrificë, besnikëri. “Sigurisht që ne nuk duam të jemi vetëm udhëtarë ditorë.

Kjo është gjithashtu e vetmja gjë e vështirë për këto ditë: tani ka një atmosferë të tillë feste rreth skuadrës Feyenoord, edhe jashtë qytetit të Roterdamit. Po bëhet paksa shumë komode për ne, kjo nuk na përshtatet”. Pas humbjes së ndeshjes, kjo ambivalencë nuk është më problemi i Haanen. Haanen thotë: “Ju jeni një mbështetës i Feyenoord për përvojën, jo për sukseset e tyre. E çfarë eksperience fantastike ishte ky sezon evropian. Krenar për Feyenoord!”- thotë ai. Haanen e kishte blerë biletën e tij në tregun e zi, për 1192 euro. Fluturimi nga Dortmundi kushtoi 800 euro. A ia vlente kjo? Haanen shprehet: “Unë jam mbi pesëdhjetë vjeҫ, e sa herë të tjera do t’a kem këtë lloj shansi?”

Suksesi i një turneu të ri

Jo vetëm tifozët holandezë u befasuan këndshëm në prag të finales, por gjithashtu edhe Federata Evropiane e Futbollit UEFA, sidomos për interesin e treguar. Prandaj, kryetari Aleksander Ceferin mund të kuptojë kritikat për zgjedhjen e stadiumit. Tani e tutje, UEFA do të mendojë për stadiume më të mëdha.

Suksesi i këtij turneu të ri europian është i dukshëm në sheshin Skënderbej, në qendër të Tiranës. Atje ka patur një radhë të gjatë gjithë të mërkurën, nën diellin flakërues. Mijëra romakë, qytetarë të Roterdamit dhe të Tiranës presin në heshtje radhën e tyre për t’u ngjitur në një skelë dhe për t’u fotografuar me pas me kupën, një trofe që nuk është dhënë kurrë më parë, por me sa duket tashmë ka arritur statusin e reliktit. Disa e puthin gotën e trofeut.

Gabimi në gjykim i shefit të UEFA-s është fat për Tiranën, e nuk ka patur më probleme (nga fansat) në qytet. Dhuna duket se është frenuar edhe pse natyrisht zgjati gjatë natës nga e marta në të mërkurë. Nëntëmbëdhjetë policë u plagosën. Njëri ka pësuar plagë me thikë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe arrestoi rreth 100 persona, kryesisht italianë. Dhjetë civilë u shtruan në spital. Dy holandezë do të qëndrojnë në paraburgim – kundër tyre ka nisur një hetim zyrtar.

Në mëngjes herët të ditës së mërkurë, tetëdhjetë tifozë të tjerë italianë u kthyen mbrapsht me anije për në Itali nëpërmjet Durrësit. “Të deportuar”, i quajnë gazetat shqiptare. Tiransit janë të lumtur për këtë gjë, sepse shqiptarët që banonin ilegalisht në Itali janë kthyer mbrapsht në Shqipëri për vite me radhë, shpeshherë me anije. “Duhet të jenë rreth 84 persona”, thotë një shqiptar në bisedë me një grup mbështetësish të Feyenoord. Ai e kishte menduar këtë numër si referencë për tragjedinë e Otrantos, në mars 1997, kur 84 shqiptarë humbën jetën pasi varka e tyre u përplas nga një anije italiane dhe u fundos. Viktimat po iknin nga kaosi dhe dhuna që pati pushtuar Shqipërinë ato ditë. Gjithmonë ka mbetur e paqartë nëse ishte e përfshirë qëllimisht Italia në këtë ngjarje.

Urinimi në publik

Por jo të gjitha fajet qëndrojnë mbi italianët. Një person i cili nuk dëshiron që emri i tij të publikohet në gazetë, tregon një video që po qarkullon gjithnjë e më shumë në grupet e shqiptarëve në ëhatsApp gjatë ditës. Aty mund të shihni një tifoz i Feyenoord që rreh një oficer policie. Kjo është e vështirë për t’u dëgjuar. Nënkryetarja e Bashkisë, Anuela Ristani, e konfirmon vërtetësinë e lajmit. Dhuna e befason më pak sesa urinimi i tifozëve në publik. “Ne kemi vendosur tualete të lëvizshme kudo, me të vërtetë, rreshta të gjatë me tualete, por me sa duket kjo qenka dicka midis mbështetësve, që ju urinoni pranë ndërtesave.”

Por ajo është mbajtëse e një pozicioni zyrtar. Shumica e shqiptarëve e përjetojnë ndryshe finalen. Ata nuk e shohin aspak si një aperitiv për finalen e Champions League, që do të mbahet të shtunën e ardhshme në Paris. Përkundrazi, kjo finale e Ligës së Konferencës është më e mira që i ka ndodhur Shqipërisë në kujtesë. “Ndoshta vetëm ardhja e Scorpions në 1996 iu afrua kësaj ngjarjeje”, thotë Olsi Avdija (43 vjeҫ). Ndërsa Elvis Toci (52 vjeҫ): “Kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur që kur kemi rrëzuar statujën e diktatorit.” Kjo ka ndodhur në shkurt 1991. E shoqja e Elvis Toçit, Edlira (47 vjeҫ) e korrigjon. “Kjo është akoma edhe më mirë, sepse ne nuk shkatërrojmë asgjë këtu. Këtu dëshmojmë se mund të organizojmë diçka. Që mund të bëjmë diçka. Diçka pozitive.”

Bashkëshorti i saj bie dakord me të. “Sot Shqipëria është bërë pjesë e Europës. Kjo është dita më e bukur për Shqipërinë”. Nënkryetarja e bashkisë nuk dëshiron të shkojë ende kaq larg. “Do jem e qetë deri kur të largohet avioni i fundit”-tha ajo./Lexo.al

Next Post
VIDEO/ Grup-Batalioni i Dytë i Këmbësorisë së Forcës Tokësore i gatshëm për t’u dislokuar në çdo kohë, Peleshi: Në shtator çertifikohet nga NATO

VIDEO/ Grup-Batalioni i Dytë i Këmbësorisë së Forcës Tokësore i gatshëm për t’u dislokuar në çdo kohë, Peleshi: Në shtator çertifikohet nga NATO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In