Media holandeze: Mafia shqiptare po fuqizohet
Gazeta holandeze “De Telegraaf” shkruan sot se grupet kriminale të organizuara nga shqiptarët kanë mundur të përfitojnë para të mëdha me rrugë joligjore, kryesisht me trafik droge.
Gazeta shkruan gjithashtu se shqiptarët atje janë të përfshirë në një sërë vrasjesh brutale, ende të pazbardhura dhe në tregtinë e kokainës.
Sipas të përditshmes greke, policia i frikësohet së tepërmi ambicies së grupeve kriminale shqiptare. Ndërkohë që edhe edhe statistikat flasin qartë, pas nga 381 të kërkuar të rrezikshëm nga Interpoli 160 janë shtetas shqiptarë, një shifër e frikshme në raport me popullsinë prej 3.6 milionë.