• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media greke, jehonë deputetes së Lapajt: Do të jetë zëri i helenizmit në Parlamentin shqiptar

by A R
12/09/2025 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga nesër (sot), helenizmi i Shqipërisë fiton një përfaqësim të ri dhe të veçantë në Parlamentin e vendit. Kështu shkruan blogu grek “Αγναντεύοντας….Απέναντι”  duke shtuar se deputetja Anna Partali–Dajko, me origjinë nga Simatati i Leshnicës së Poshtme, do të ulet në karriget parlamentare, duke përfaqësuar nismën “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.

Ky zhvillim, shton blogu, shënon një moment historik për Leshnicën, pasi pikërisht një shekull pas zgjedhjes së Nikola Ev. Lezos në vitin 1925, një tjetër bashkëvendës merr rol në skenën më të lartë politike të vendit.

Vijimi i artikullit:

Prania e Partali–Daikos ka simbolikë të veçantë, sepse ajo nuk vjen nga nomenklatura tradicionale partiake që formësoi politikën pas rënies së regjimit të Hoxhës. Përkundrazi, ajo vjen nga një familje që përjetoi përndjekjet dhe shtypjen e tri brezave. Është vajza e Kostas Partalit dhe Nica Meliut (nga fisi i Nikollao Meliut), si edhe bashkëshortja e Spiro Daikos, me origjinë nga Shën Vasili i Himarës.

Trashëgimia e saj politike dhe historike është e rëndësishme. Gjyshi i saj, Vasil Partali, i njohur me nofkën “Liatua”, u sakrifikua për bindjet e tij greko-ortodokse dhe vdiq në qelitë e burgut famëkeq të Spaçit. Po kështu edhe familja e bashkëshortit të saj u përndoq rëndë nga regjimi komunist, ndërsa vjehrri i saj ishte bashkëvuajtës me gjyshin e saj në të njëjtin kamp.

Hyrja e Partali–Daikos në Parlament nuk ishte pa peripeci ligjore. Më 25 gusht, KQZ-ja e Shqipërisë miratoi vendimin e Komisionit të Apelimit dhe Sanksioneve (KAS), duke i dhënë mandatin e vetëm të nismës “Shqipëria Bëhet” kandidates së parë të listës zgjedhore, Annës Daiko. Kreu i nismës, Adriatik Lapaj, kërkoi të ndryshonte aplikimin dhe të transferonte mandatin te kushërira e tij, Kleana Xhuveli, por KQZ-ja mbeti e palëkundur, duke garantuar mandatin parlamentar për Partali–Daikon.

Zgjedhja e saj nuk lidhet vetëm me një emër të ri në politikë. Për Leshnicën dhe helenizmin në Shqipëri, ky është një moment i drejtësisë morale, pasi një grua që mban mbi supe kujtimet dhe sakrificat e brezave të mëparshëm, merr përsipër të përfaqësojë një komunitet me rrënjë të thella e histori të gjatë. Simbolika e njëqind vjetëve nga përfaqësimi i parë parlamentar të një bashkëvendësi e rrit edhe më shumë peshën e momentit.

Vëllazëria e Leshniciotëve, me një deklaratë, përshëndeti zgjedhjen e Annës Partali–Daiko, duke theksuar se do të jetë në krah të saj në çdo hap. “Do të jemi pranë saj në të gjitha përpjekjet për demokratizimin e Shqipërisë dhe të shoqërisë sonë atje”, – theksoi kryetari i Vëllazërisë, Jorgo St. Zioŋgas.

Me betimin e saj, deputetja e re është thirrur të tregojë se brezi i ri i politikanëve mund të ndërthurë respektin për kujtesën historike me kërkesën për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Sfida është e madhe, por shpresa që ajo ngjall si për minoritetin grek, ashtu edhe për shoqërinë shqiptare në tërësi, është edhe më e madhe.

Burimi: https://apenadi.blogspot.com/2025/09/nea-foni.html

Next Post
Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Gara për Tiranën, a e ka PD gati kundërshtarin e Manastirliut? Këlliçi zbulon emrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In