• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media e njohur italiane: Piramida ikonike e Tiranës rilind si qendër kulturore dhe “skulpturë urbane”

by A R
07/11/2023 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media e njohur italiane “Arte Sky”, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan. Arte Sky thekson se kjo qendër e re kulturore, arsimore dhe tërheqëse e Shqipërisë, e cila ndodhet në zemër të Tiranës, është rinovuar plotësisht për të akomoduar në hapësirat e saj të rinjtë dhe studentët që do të mësojnë kodim.

Artikulli i plotë:

Falë projektit restaurues nga studio holandeze MVRDV, kjo strukturë historike shqiptare është kthyer në një qendër kulturore inovative, e pajisur me klasa, zyra dhe hapësira publike. I konceptuar fillimisht si një muze kushtuar ish-diktatorit komunist, ndërtesa tani mirëpret një sërë funksionesh kolektive dhe është pjesërisht e dedikuar për aktivitetet jashtëshkollore të nxënësve. Kjo qendër e re kulturore, arsimore dhe tërheqëse e Shqipërisë ndodhet në zemër të Tiranës. Falë projektit të studios holandeze MVRDV, Piramida ikonë e kryeqytetit shqiptar është rinovuar plotësisht dhe më shumë se tridhjetë vjet pas ndërtimit të saj, është shndërruar në një “skulpturë të banueshme” e gjithanshme, që synon të akomodojë në hapësirat e saj, kryesisht të rinjtë dhe studentët.

QENDRA E RE KULTURORE E TIRANËS

Duke e mbajtur të paprekur strukturën origjinale, MVRDV i ka dhënë një pamje të re arkitekturës imponuese, duke e modernizuar dhe rizhvilluar atë përmes krijimit të hapësirave multifunksionale, klasave, zyrave, laboratorëve për biznese fillestare dhe zonave rekreative. Një pjesë e ndërtesës do të jetë e hapur për publikun; tjetra do të presë TUMO-n, një qendër mësimdhënie që ofron një sërë aktivitetesh jashtëshkollore falas, që kanë të bëjnë me teknologjinë, muzikën dhe kinemanë, për të rinjtë e moshës 12 deri në 18 vjeç. Përveçse është vënë në dispozicion të komunitetit lokal si kurrë më parë, Piramida e rinovuar e Tiranës përmbush edhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të përshkruara nga Kombet e Bashkuara. “Duke pasur parasysh se ishte ndërtesa më e shtrenjtë që kishte ndërtuar ndonjëherë shteti komunist, në një periudhë ku popullsia shqiptare jetonte e shtypur e në varfëri, hoqëm të gjitha simbolet që lavdëronin diktaturën. Ne kemi ruajtur disa detaje origjinale, në mënyrë që vizitorët të jenë të vetëdijshëm për të kaluarën e errët të ndërtesës. E cilësuar dikur si “Mauzoleumi i Enver Hoxhës”, Piramida e re tashmë është bërë një monument për njerëzit dhe aftësinë e tyre për të kapërcyer dhe mbijetuar mbi diktatorët,” – u shpreh Viny Maas, bashkëthemelues i MVRDV.

HISTORIA E PIRAMIDËS SË TIRANËS

Projekti MVRDV bëri të mundur jo vetëm rikuperimin dhe rinovimin e plotë të ndërtesës, por edhe për ta bërë të aksesueshme majën e Piramidës, duke rikuperuar kështu një nga funksionet e lashta të ndërtesës. E hapur për herë të parë në vitin 1988, si një muze kushtuar diktatorit komunist Enver Hoxha dhe duke u shfrytëzuar pas vdekjes së tij, Piramida u përdor si vendtakim nga të rinjtë shqiptarë që kënaqeshin duke u ngjitur dhe rrëshqitur në trarët e pjerrët. Gjatë dekadave, ndërtesa është përdorur për qëllime të ndryshme: nga një radio stacion në një klub nate, në një vend konferencash, në një qendër transmetimi dhe madje gjatë luftës së Kosovës në 1999, edhe si bazë e NATO-s. Të gjitha këto ndryshime në funksionalitetin e tij, të kombinuara me ndërhyrjet jo tërësore rinovuese e kanë lënë të zhveshur dhe të çrregullt brendësinë e ndërtesës. Kështu, në vitin 2017 qeveria shqiptare i hapi rrugë planit transformues të një ndërtese imponuese me beton, e cila sot i rikthehet publikut, nën petkun e papritur të një monumenti “për t’u përjetuar”.

/a.r

Next Post
“Në 2021-in hodhi nga dritarja e makinës një…”, kapet në Bathore i kërkuari nga policia

“Në 2021-in hodhi nga dritarja e makinës një…”, kapet në Bathore i kërkuari nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In