• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Media/ “Anti-shpifja”, vjen koha për t’u kujtuar rastet e përplasjeve të kolegëve

by Java News
16/12/2019 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë media të Tiranës raportuan se kryedemokrati Basha kërkoi ndjesë për sjelljen ndaj medias kur PD qe në pushtet, por pa e specifikuar se për ç’farë konkretisht, për cilat zhvillime apo episode. Eshtë kjo në vazhdën e kërkim-ndjesës së Bashës si një prej regjistrave të komunikimit publik me synim rehabilitimin për një riardhje të mundshme në pushtet, por që nuk thotë se për çfarë konkretisht.

Në rastin e raporteve me median, as kërkuesi iu ndjesës, Armand Shkullaku, nuk tha se për çfarë duhet ta bënte Basha këtë. “Edhe ju kur keni qenë në pushtet, kishit media që i shtrëngonit, media që i donit, keni bërë lloj lloj budallalliqe, madje keni ngritur dhe komisione hetimore. Do të ishte mirë që ky takim të niste me një meaculpa për atë që ka bërë PD kur ishte në pushtet”, tha Shkullaku. Po se për çfarë budallalliqesh, këtë nuk e thotë.

Kjo nuk është gazetari! Siç nuk është dhe ajo më sipër politikë!

Dhe po kujtojmë konkretisht vuajtjet e medias nën Berishën, vetëm disa episode, e ku njëra ka të bëjë dhe më jetën e rrezikuar të një gazetari, cili pikëbashkohet dhe me atë që ka bërë Agron Tufa këto ditë, sigurisht pa e patur vëmendjen që ka sot ky i fundit, madje as të familjes së vet, medias. Ky është Fatos Mahmutaj.

Por le t’i marrim më radhë. Berisha e nisi sulmin ndaj medias me ardhjen në pushtet, duke iu kundërvënë fuqishëm Top Medias. Në fillim një gjobë 13 milion euro ndaj Digitalb-it, e më pas një strategji për nxjerrjen nga Piramida, duke tentuar ta dobësojë financiarisht.

Më pas vjen Gërdeci, ku për shkak të tij do e quante New York Times-in një letër higjenike.

Pas Gërdecit do vinte 21 Janari dhe këtu është rasti për t’u ndalur fort. Prej plumbave të gardës, që padyshim ishin prej shkrepjesh me urdhër politik, e vërtetuar tashmë mediatikisht kjo, për pak sa viktimë e pestë nuk qe gazetari Fatos Mahmutaj. Dhe jo vetëm kaq. Ky i fundit, i ndjerë i pambrojtur, deri dhe i tradhëtuar nga eprorë e kolegë në televizonin ku punonte, zgjodhi të ikte fshehurazi nga Shqipëria, në një udhëtim aventuresk siç e ka shpjeguar dhe vetë, për të kërkuar më pas azil në Belgjikë. Dhe nuk ishte realiteti i sotëm i ikjeve, gjë që kompromenton rëndë ndonjë kërkesë për azil politik. Por askush në media nuk u ngrit për Fatos Mahmutajn, askush nuk vuri alarmin, askush nga ata që sot vënë kujën për ligjin “anti-shpifje”, nuk ka shkruar asnjë rresht për plumbin që për pak i morri jetën Fatos Mahumtajt, e për ikjen e tij nën kërcënimin e mbylljes së gojës.

Eshtë ky rast, i cili tregon më së miri për dispropocionalietin mes qëndrimeve kritike ndaj Berishës dje e Ramës sot. Ky i fundit, meriton jo të kritikohet por dhe të kamzhikohet për shumë të pabëra në qeverisje, por një amoralitet mediatik e lë akoma superior përballë masës së armiqve mediatikë.

Eshtë këtu rasti për të kujtuar atë çfarë dyshja Shkullaku – Bushati, arrogantët e kahjes jetër të peshores, bëri me Muhamet Veliun e TCH, duke i diktuar se çfarë duhej të raportonte, e shpifur ndaj tij se ish diktuar të raportonte ashtu siç atyre nuk u pëlqente.

Pas rastit Mahmutaj, do vinin djegja e makinës së Mero Bazes para shtëpisë së tij, e më pas mbyllja e Temës, shto këtu dhe mbylljen e një emision investigues në Vizion Plus. Por rasti i Fatos Muhmutajt përmbledh shumëçka, jo nga mëkatet e djeshme të PD-së në qeverisje, por më shumë të medias, të asaj pjese që sot çirret për diktaturën e Ramës.

Eshtë koha për të riparë moralin e saj, para se t’i kërkojë moral politikës! /tesheshi.com/

Next Post
Horoskopi/Kjo është fuqia psikike e secilës shenjë

Horoskopi/Kjo është fuqia psikike e secilës shenjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Leksioni i Strasburgut për Berishën vlen edhe për Kuvendin në Tiranë

January 29, 2026
Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

January 29, 2026
“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

January 29, 2026
“Zbatimi i ligjit, i rëndësishëm”, Kallas mesazh të qartë: Viti 2030 është objektiv realist për Shqipërinë, nëse bëni detyrat anëtarësoheni në union!

Kallas i kërkon SHBA të mos bombardojë Iranin: Nuk kemi nevojë për një luftë të re

January 29, 2026
Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

January 29, 2026
Pranga kroatit që rrëmbente fëmijë, ka dyshime se grabiti Bleona Matën

A është gjallë Bleona Mata? Avokati: Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani

January 29, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

January 29, 2026
Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

January 29, 2026
Salianji me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë s’ka opozitë…

Salianji me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë s’ka opozitë…

January 29, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Si ndodhi arratisja me “regji” e Altin Ndocit pak ditë pas inspektimit të burgut nga Ministri i Drejtësisë (Detajet e reja)

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In