• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi/Kjo është fuqia psikike e secilës shenjë

by Java News
16/12/2019 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë, kur lindim marrim një dhuratë të veçantë nga planetët. Talenti që zhvillohet gjatë viteve të jetës sonë përfaqëson, pak a shumë, fuqinë psikike të secilës shenjë të Zodiakut. Të njohësh dhuratën tënde do të thotë ta njohësh më mirë veten, aftësitë e tua, të rritesh materialisht dhe shpirtërisht. Atëherë le të zbulojmë se cili është talenti ynë i veçantë, që gjithashtu përcakton misionin tonë në Tokë…

Dashi- Dhurata e veçantë e shenjës së Dashit është intuita e tij e frikshme. Sidoqoftë, ai jo gjithmonë e dëgjon atë, veçanërisht kur sugjeron maturi dhe durim. Njerëzit e lindur nën këtë yjësi shpesh janë jotolerantë, por ata nuk duhet ta injorojnë atë zë të brendshëm që do t’i lejonte ata të shmangnin zhgënjimin dhe dështimin.

Demi- Dhuratat e veçanta të shenjës së Demi janë dy: durimi dhe vendosmëria që, të kombinuara me vullnetin e jashtëzakonshëm, e lejojnë atë të lëviz edhe malet.

Binjakët- Fuqia psikike e secilës shenjë të Zodiakut materializohet tek Binjakët përmes inteligjencës. Nëse keni lindur nën këtë yjësi, keni një mendje të hapur, të aftë të shihni nga çdo kënd situatat ku jetoni. Kjo ju lejon të gjeni zgjidhje dhe mundësi para të tjerëve.

Gaforrja- Dhurata e veçantë e Gaforres është ndjeshmëria e saj e jashtëzakonshme që e lejon të shohë dhe ndiejë gjithçka që sillet rreth saj edhe kur nuk manifestohet mirë.

Luani- Talenti i veçantë i shenjës së Luanit shfaqet në aftësinë e tij për të organizuar duke parashikuar të ardhmen dhe çdo mundësi. Kur dëgjon zërin e tij të brendshëm, ai bëhet praktikisht i papërballueshëm.

Virgjëresha- I përkisni shenjës së Virgjëreshës? Atëherë talenti juaj i veçantë qëndron në aftësinë për të analizuar, në çdo detaj, situata, gjëra dhe njerëz.

Peshorja- Dhurata e veçantë e shenjës së Peshores është empatia, aftësia për të kuptuar dhe për të ndjerë disponimin dhe ndjenjat e të tjerëve.

Akrepi- Dhurata e veçantë e Akrepit është aftësia madhështore për të parë atje ku askush nuk sheh, të ndiejë atë që askush nuk e ndjen. Kjo e lejon atë të zhytet në thellësitë më të fshehta të njerëzve ose situatave.

Shigjetari- Dhurata e shenjës së Shigjetarit është një optimizëm i jashtëzakonshëm që e shoqëron atë edhe në situatat më të vështira ose të stuhishme. Për më tepër, fryma aventureske e bën atë të jetë një udhëtar i shpirtit dhe i botës.

Bricjapi- Dhurata e veçantë e Bricjapit është inteligjenca praktike që e bën atë të arrijë sukses dhe stabilitet në çdo fushë.

Ujori- Inteligjenca dhe intuita janë cilësitë e rezervuara për shenjën e Ujorit. Kjo e fundit madje prek telepatinë, megjithatë shumë pak e përdorin ose janë të vetëdijshëm për të.

Peshqit- Dhurata e shenjës së Peshqve është zemërgjerësia, gjë që e bën të ketë shumë pak rivalë. Vetëmohues dhe të ndjeshëm, të lindurit nën shenjën e peshqve ofrojnë gjithmonë gjithçka që kanë.

Next Post
U dëmtuan nga tërmeti 6.4 ballë, mbyllen gjykatat në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Post-tërmet/ Këto janë shkeljet që çuan në “vrasjen me dashje” të komisarit Bajram Hajdarmataj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com