• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Media amerikane: Europa ka nisur vaksinimin, Ballkani i braktisur

by Ardit Rada
06/01/2021 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania gjigante mediatike e SH.B.A-së, ABC News ka folur për izolimin dhe braktisjen që i është bërë Ballkanit në këto kohë të vështira pandemie. Artikulli shkruan se ndërkohë që qytetarët e tjerë evropianë po ngrenë mëngët për t’u vaksinuar, kombet ballkanike ende po luftojnë për të pasur akses të vaksinave të COVID-19.

Në periferinë juglindore të Evropës ende po pritet që vaksinat e para të mbërrijnë, pa ndonjë afat të caktuar. Ajo që tashmë duket qartë është se Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia (ku banojnë rreth 20 milionë njerëz) do të mbeten shumë prapa 27 kombeve të BE-së dhe Britanisë, në përpjekjet për të arritur imunitetin e tufave, informon dritare.net. Epidemiologu i Maqedonisë së Veriut Dragan Danilovski e krahasoi situatën aktuale të vaksinave në Ballkanin Perëndimor me pabarazitë gjatë fundosjes së Titanikut në 1911.

Ballkanasit ndihen të braktisur, ndërkohë që vaksinimi ka

“Të pasurit kanë kapur të gjitha varkat e shpëtimit, duke lënë ata me më pak fat pas,” tha Danilovski për transmetuesin TV 24.

Një ndjenjë e tillë pakënaqësie ndaj shteteve të BE-së po ndihet shumë në Ballkanin Perëndimor, informon dritare.net. Ajo gjithashtu po nxitet nga politikanët pro-rusë në një rajon të vendosur midis sferave të ndikimit perëndimor dhe rus.

“Ndjehem sikur nuk ka më shpresa për ne, për një kthim në jetën normale,” thotë 50-vjeçarja Belma Djonko nga Sarajevë, kryeqyteti i Bosnjës. Ajo shprehet kështu në lidhje me tronditjen emocionale që ka përjetuar kur ka dëgjuar se mijëra mjekë, infermierë dhe të moshuar në të gjithë BE-në kishin marrë dozat e para të vaksinave ndërsa vendi i saj i shkatërruar nga lufta vazhdon të presë për shpëtimin. Shumë kombe të Ballkanit i kanë mbështetur shpresat e tyre në COVAX, një agjenci e krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe grupet globale të bamirësisë për të adresuar pabarazitë në rritje të shpërndarjes së vaksinave. Por COVAX do të mbulojë vetëm dozat sa 20% e popullsisë së një vendi, informon dritare.net.

Krahas kombeve të tjera post-komuniste të Ballkanit, të paqëndrueshëm nga ana politike, Bosnja ka rezervuar një pjesë të vaksinave përmes COVAX dhe pret që të fillojë të marrë dozat e saj të para në prill. Por pritja deri në prill ngjan si një përjetësi.

Ballkanasit ndihen të braktisur, ndërkohë që vaksinimi ka

“Ndërkohë, unë duhet të vazhdoj ta privoj nga dashuria e nipërve dhe mbesave të tij, babanë tim 83-vjeçar,” shprehet Djonko zemërthyer.

Serbia është i vetmi komb i Ballkanit Perëndimor deri më tani, që ka marrë doza të vaksinës. Sidoqoftë, as Serbia nuk ka doza të mjaftueshme për të filluar vaksinimin masiv, pasi më pak se 30.000 doza kanë mbërritur në Serbi. Programi i vaksinimit i Serbisë filloi në 24 dhjetor, tre ditë para BE-së, kur kryeministrja Ana Brnabic mori dozën e parë të vaksinës. Ajo u përpoq që të rriste besimin e publikut në procesin ne vaksinimit, pasi shumë qeveri të Ballkanit gjithashtu po luftojnë një lëvizje të fortë anti-vaksinimi. Komisioni Evropian së fundmi ra dakord mbi një paketë 70 milion euro (86 milionë dollarë) për të ndihmuar kombet e Ballkanit që ata të kenë akses të vaksinave. BE ka kontribuar mbi 500 milion euro (616 milion dollarë) deri tani për COVAX.

Ballkanasit ndihen të braktisur, ndërkohë që vaksinimi ka

“Gjatë gjithë pandemisë, BE ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar,” tha komisioneri i Zgjerimit të BE Oliver Varhelyi. Ursula von der Leyen, thotë se BE në 2021 do të ketë më shumë vaksina sesa është e nevojshme për banorët e saj dhe shprehu se BE-ja mund të ndajë furnizimet e saj shtesë me Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Afrikës. Megjithatë, në Ballkan, përshtypja që mbizotëron është se BE ka dështuar edhe një herë në mbështetjen e këtij rajoni. Sipas analistit shqiptar Skënder Minxhozi, BE ka mbërritur në momentin ku duhet t’i themi “o ndërto, o mbylle gojën.”

“Ose na tregoni se juve ju intereson për ne, ose mos u habitni nëse disa prej nesh do të ndjekim thirrjen e tubuesve rusë ose kinezë që po bëjnë xhiron e botës me xhepat plot me vaksina”, tha Minxhozi.

Mungesa e dukshme e solidaritetit perëndimor në këtë pandemi po shfrytëzohet nga politikanët pro-rusë për ta portretizuar BE-në si të orientuar vetëm drejt fitimit. Rusia dhe Kina, ndërkohë, po garojnë për ndikim sa më të madh politik dhe ekonomik, informon dritare.net. Në kryeqytetin shqiptar kryeministri Edi Rama u shpreh se ambasada ruse duhet të kërkojë falje ndaj shqiptarëve. Kjo ndodhi pasi ambasada ruse publikoi një mesazh në mediat sociale se Moska ishte gati të furnizonte menjëherë Shqipërinë me vaksinën Sputnik V, megjithëse nuk është e certifikuar nga BE-ja./Dritare.net/

Next Post
Rama duhet të qeveris me Bashën në mandatin e tretë, që të krijohet opozita e vërtetë!

Mesazhi im publik, për 6000 depuetët e listës së mbyllur pa “Nishan” opozitar dhe komisionin e Gjirit Lalzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In