• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Medalja ‘e pamerituar’ që më vë në gjoks Sali Berisha

by Carlo Bollino
11/12/2021 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Në prag të “Foltores së madhe” dhe pas 27 foltoreve të vogla, Sali Berisha u bind se nuk është George Soros fajtori për deklarimin e tij nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit si minues i demokracisë dhe ish-qeveritar i korruptuar. Tani, në majë të listës së “fajtorëve”, e reduktuar tashmë në pak emra, mbetem unë, Carlo Bollino, gazetar. E ripërsëriti edhe parmbrëmë i intervistuar nga Blendi Fevziu, i cili nuk e kundërshtoi fare këtë akuzë. Në të vërtetë, më shumë se akuzë, unë e konsideroj si një medalje nderi dhe jo vetëm se, pasi e kam kritikuar pa asnjë hezitim për 28 vite me radhë, në fund duket se kam fituar unë, por edhe sepse me këtë pohimin e tij paradoksal, Berisha pa vetëdije, certifikoi vërtetësinë e akuzave të mia.

Për çfarë flet saktësisht doktori? Iu referohet dy investigimeve të transmetuara mes muajve mars dhe prill në Report TV dhe Shqiptarja.com përmes të cilave gazetarët tanë botuan fakte dhe dokumente që certifikojnë abuzimet financiare të bëra nga familja e Argita Berishës dhe nga ai si kryeministër. Investigimi i parë nis me procedurat e dyshimta të ndjekura nga qeveria e tij duke filluar që në 2005 për privatizimin e ish-Kompleksit Partizani, duke favorizuar dhëndrin që drejtoi gjithë operacionin. Jamarbëri bashkë me familjen e tij është pronar vetëm i një përqindjeje të vogël të atyre tokave, e megjithatë, në fund arrin të bëhet pronar i 35% të 17 kullave: vetëm kuota e tij korrespondon me 45.000 metra katrorë apartamente në qendër të Tiranës.

Në 2020, Abi Malltezi, i vetmi ambientalist miliarder, bëhet pronar edhe i 50% të dy kullave të tjera që ndërtohen po mbi tokat e ish Kompleksit Sportiv, baraz me 21.000 metra katrorë apartamente. Për ndërtimin e tyre dhëndri i ish-kryeministri ka investuar të paktën 30 milionë euro, duke fituar 60. Ku e gjeti këtë lumë parash kur në 2006, bashkëshortja e tij Argita deklaroi se kishte gjendje në bankë bashkë me të shoqin vetëm 39.500 USD? Dyshimi, mbi të cilin i takon SPAK  të hetojë, është se familja Berisha ka pastruar në ato ndërtime, miliona euro cash të përfituara në mënyrë të jashtëligjshme pikërisht në vitet kur Saliu ishte kryeministër.

Investigimi i dytë flet për konsulencat ligjore të marra nga Argita Berisha nga klientë zemërgjerë që për “koincidencë” ishin dhe përfitues të vendimeve të firmosura nga kryeministri Berisha. Investigimi arriti të hedhë dritë mbi të ardhurat që Argita dhe ortakja e saj Flutura Kola realizuan vetëm në 10 muaj (nga 28 dhjetori 2007 me 16 tetor 2008), pasi vetëm mbi këtë periudhë kohe është bërë një verifikim nga Agjencia kundër Pastrimit të Parave, që më pas u mbyll me nxitim nga prokuroria me urdhër të “doktorit”.

Në ato 10 muaj u derdhën në llogari të Argitës dhe ortakes 630.000 euro, të gjithë të paguar nga biznesmenë të huaj apo shqiptarë. Dokumentuam se çdo konsulence ligjore që i paguhej Argitës, korrespondonte me një vendim apo një tender të firmosur nga qeveria e drejtuar nga babai i saj. Nëse vetëm në ato 10 muaj mes 2007 dhe 2008 Argita arkëtoi mesatarisht 63.000 euro në muaj në konsulenca, sa para’ ka fituar me të njëjtën metodë (dhe ndoshta pa fatura) deri në qershor 2013 kur babai i saj ishte kryeministër?

Investigimi ynë hodhi dritë edhe mbi një spekulim tjetër të bërë sërish nga Argita dhe nga bashkëshorti i saj Jamarbër në Porto Romano në 2008, kur blenë toka bujqësore duke mashtruar fshatarët me një çmim shumë të ulët, për t’i rishitur më pas të njëjtat toka pak javë më pas me dyfishin e çmimit. Blerësi ishte Damir Fazlliç, natyrisht falë ndërhyrjes së Sali Berishës që ndërkohë me një VKM kishte vendosur të ndërtonte mbi ato toka kënetore parkun energjitik.

Një tjetër aferë prej qindra mijëra eurosh nga të cilat familja Berisha ka përfituar.

Dy investigimet ishin sigurisht të mirëdokumentuara, por fakti që Sali Berisha sot ia njeh meritën pikërisht kësaj punës sonë gazetareske për inkriminimin e tij nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit, certifikon vërtetësinë absolute. Si ja bën atëherë që vazhdon të thotë se nuk ka prova që ai dhe familja e tij nuk kanë përfituar nga pushteti për t’u pasuruar ilegalisht?

Në të vërtetë nuk e besoj të kem asnjë meritë të veçantë, pasi jam i bindur se nuk ka qenë vetëm prova e korrupsionit e Sali Berishës dhe e familjarëve të tij shtysa për Departamentin Amerikan të Shtetit për ta deklaruar “persona Non Grata”. Politikanë të korruptuar ka edhe shumë të tjerë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, por vetëm pak përfundojnë në black list të amerikanëve. Çka ka dënuar përfundimisht Sali Berishën dhe që e bën një figurë të rrallë, është në fakt roli i tij si “minues i demokracisë”.

Prej vitesh e përsërisim se një nga të paktët politikanë akoma aktiv me një mentalitet stalinist është pikërisht Sali Berisha dhe se mentaliteti i tij autokrat dhe diktatorial nuk ka më shembuj të tjerë në Ballkan. Berisha ka persekutuar kundërshtarët e tij, ka shpifur, arrestuar, torturuar dhe madje vrarë gazetarë të pavarur duke u përpjekur në mënyrë të përsëritur të vendosë kontrollin mbi shtypin e lirë, ka mashtruar komunitetin ndërkombëtar, gënjyer popullin e tij duke i vjedhur kursimet përmes autorizimit të firmave piramidale, ka shndërruar në shpifje fjalorin politik, nënshtroi të gjithë institucionet publike në shërbim privat të familjes së tij, bëri të rilindë policia politike dhe ringjalli Sigurimin thjeshtë duke i ndërruar emrin dhe misionin, korruptoi gjykatat dhe transformoi sistemin financiar, gjyqësor e deri universitar të Vendit në një makinë servile propagande në shërbimin e tij personal.

Korrupsioni është një kancer që vret ekonominë e një vendi, por Berisha ka bërë edhe më keq: përvetësoi fjalën “demokraci” dhe e minoi brenda saj pasi në vend të lirisë, ndershmërisë dhe pluralizmit, promovoi për 30 vite antivlerat e heshtjes, të frikës, të shpifjes, të paligjshmërisë dhe të mendimit unik, atë të vetin. Po! Korrupsioni vret ekonominë, por Sali Berisha vrau Shtetin. Dhe tani, nga Foltorja e madhe, ëndërron ta varrosë përfundimisht.

Next Post
FOTO / Militantët e Berishës vishen trashë, dynden tek ‘Air Albania’ për rithemelimin e PD

FOTO / Militantët e Berishës vishen trashë, dynden tek 'Air Albania' për rithemelimin e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In