• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Meçe ofroi 10 mln lekë për të mos hyrë në burg”, detaje nga dosja e Gjykatës: Vrasësi i Egli Progës fjeti në makinë pas…

by A R
15/08/2024 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohet dosja e gjykatës së Korçës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Denis Meçes i arrestuar si autor i vrasjes së Egli Progës më 10 gusht 2024 në Pogradec.

Vrasja ndodhi në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec. Për Denis Meçen policia e kishte referuar materialin për ‘vrasje me dashje’ ndërsa Prokuroria zbuti akuzën në ‘vrasje nga pakujdesia’ me argumentin se materialet që kishte sjellë policia e kualifikonin veprën penale në këtë akuzë.

Fjetja në makinë dhe fshehja në Buçimas

Denis Meçe ka treguar se atë ditë ka qenë në lokal nga ora 15:00 duke pirë. Më pas rreth orës 18:00 ka ardhur Egli Proga. Pasi janë zënë për cigaren, Meçe ka dalë përjashta ndërsa thotë se viktima ‘ka vijuar ta ofendojë”

Duke qenë kjo situatë, që ai vazhdonte nga brenda të shante, unë kam hyrë brenda dhe i kam thënë “ore çfarë ke që shan” por ai ka vazhduar sërisht të shajë dhe unë i kam thënë “po hajde pak jashtë të flasim”. Ai më tha “po hajde se çfarë do më bësh, do më hash k..in” dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja, por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situate, jam larguar.  Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur.

Në vendimin e zbardhur të datës 13 gusht të gjyqtares së Korçës, Luljeta Kole, të siguruar nga gazetarja Keti Banushi, zbulohet se Meçe pasi është larguar nga vendngjarja ka fjetur në makinë. Më pas pasi është përmendur ka telefonuar avokatin dhe i ka kërkuar për ta shoqëruar në komisariat.

“Rrugës për në fshatin Buçimas kam ndaluar makinën time në krah të rrugës dhe kam fjetur, pasi isha i dehur, kur më ka dalë gjumi. mora në telefon avokatin, duke i thënë se çfarë kishte ndodhur, pasi kisha merak dhe ai më tha që personi i dëmtuar kishte ndërruar jetë. Në këtë moment i kam thënë avokatit “eja më merr dhe më shoqëro për në komisariat sepse dua të jap deklarimet time”. Dua të theksoj se nuk kam patur konflikte me personin e dëmtuar, as nuk kam patur njohje me të, nuk kam patur qëllim për të sjellë këtë pasojë, por edhe nuk kam patur qëllim që t’i shkaktoj asnjë lloj dëmtimi. kam dashur vetëm t’i tërheq vëmendjen, por ai ishte në gjendje aq të dehur sa me zor e mbanin këmbët”.

Në seancën gjyqësore avokati ka thënë se 29 vjeçari ka pasur vullnet për të dhënë shpjegime për atë që ka ndodhur pasi ai nuk ka pasur për qëllim të kryejë vrasjen e babait të dy fëmijëve, dhe as të largohet.

“Avokati Eduart Muçi deklaroi në gjykatë se klienti I tij Denis Meçe nuk ka pasur për qëllim t’i fshihet drejtësisë largimi i tij menjëherë pas ngjarjes ka qenë i pavullnetshëm dhe në kushtet kur ka qenë i dehur.  Ai ka fjetur në automjet derisa është përmendur, ka telefonuar atë si avokat, dhe pasi i është shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, vetë i ka kërkuar për ta shoqëruar për në Komisariatin e Policisë.
Vullneti i tij ka qenë për të dhënë shpjegime në lidhje me sa ka ndodhur, pasi ai nuk ka pasur për qëllim të kryejë vrasjen e një shtetasi, dhe as të largohet, pavarësisht se pasoja është e rëndë dhe kemi të bëjmë me humbjen e një jete’

Garanci 1 mln lekë për të mos e futur në burg

Në dosje zbulohet dhe se avokati ka kërkuar garanci prej 1 mln lekësh për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ por gjykata nuk e ka pranuar.

Sipas mbrojtjes, arrestimi në flagrance i këtij shtetasi duhet të cilësohet si i ligjshëm, por kërkohet që ndaj këtij shtetasi të caktohet një tjetër masë sigurimi, e ndryshme nga arresti në burg, mbajtur parasysh marzhin e dënimit që parashikon dispozita, rrethanat e kryerjes së veprës penale, mënyrën si ka ndodhur ngjarja, qëndrimin e personit nën hetim, faktin që nuk ka qenë i dënuar më pare, faktin që nuk ekziston mundësia për t’u larguar apo për t’iu fshehur drejtësisë, faktin që nuk ka mundësinë e dëmtimit apo prishjes së provave. Kërkohet nga gjykata që të caktohet si masë sigurimi “arrestin në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ose “Garancia pasurore” në shumën 1.000.000 lekë, e cila është një vlerë e konsiderueshme dhe i garanton gjykatës që nëse ky person i fshihet drejtësisë dëmi ekonomik do të jetë tepër i madh.

Kërkoi ndjesë në gjykatë

Denis Meçe ka kërkuar ndjesë dhe ka thënë që është i keqardhur për sa ka ndodhur, pas nuk ka pasur për qëllim ta dëmtojë dhe aq më tepër ta vrasë të ndjerin.

Vetë shtetasi nën hetim Denis Meçe deklaroi se është dakord me sa parashtroi avokati. Ai kërkon ndjesë dhe është tepër i keqardhur për sa ka ndodhur, pas ai nuk ka pasur për qëllim ta dëmtojë dhe aq më tepër ta vrasë të ndjerin” shkruhet në vendim.

Më 12 gusht Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Denis Meçen për akuzën e vrasjes nga pakujdesia’ dhe ‘detyrim me paraqitje’ për tre të arrestuarit e tjerë të akuzuar për ‘moskallëzim krimi’  Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guçe .

Next Post
Arratiset nga arresti shtëpiak ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani

Arratiset nga arresti shtëpiak ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    1 year ago

    Te dyve,vrasesit e avukatit,me ja u qire robte e shpise te gjalle te vdekur,ktu e 500 vjete me pare,ai ishte babaj i dy fmijve,ne moshe te re.Te gjithe fajtoret te dalin para drejtesise,te k/polici e deri te k/hajdsuti qe mbron kyt kriminel,e policet e inkriminuar.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

(VIDEO) Elbasan, banesa përfshihet nga flakët, raportohen dëme materiale..

(VIDEO) Elbasan, banesa përfshihet nga flakët, raportohen dëme materiale..

January 3, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Motoja e Trumpit: Mua, vetja ime, dhe unë

January 3, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

PD nuk e quan më SKAP, Prokurorinë e Posaçme/ “Merrni pjesë!”- Mesazhi për strukturat: Të hënën Berisha do të jetë në SPAK. Njoftohet edhe…

January 3, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 4 janar 2026

January 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

January 3, 2026
Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

Pse ëndërrojnë idiotët se SHBA do sulmojë Shqipërinë si Venezuelën?

January 3, 2026
Auditim pagesës për La Civita, Celibashi: Ja cila do jetë procedura me deklaratën e dorëzuar nga Partia Demokratike 

“Partitë politike të arrijnë konsensus”/ Celibashi: Pajtohuni për reformën zgjedhore dhe territoriale

January 3, 2026

Rënia e diktatorit Nicolás Maduro dhe krahasimet e paaftësisë

January 3, 2026
Tre skenarët që përfliten / Kush do të udhëheqë Venezuelën pas largimit të Maduros?

Tre skenarët që përfliten / Kush do të udhëheqë Venezuelën pas largimit të Maduros?

January 3, 2026
Berisha reagon pas sulmit amerikan në Venezuelë: Edhe shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, do ketë pasoja…

Berisha reagon pas sulmit amerikan në Venezuelë: Edhe shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, do ketë pasoja…

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In