Ka reaguar për mediat pronari i lokalit ku u ekzekutua mëngjesin e sotëm vëllai i Bujar Celës. Ai është shprehur se Çela ka qenë njeri i mirë, nuk ka pasur asnjëherë probleme.
“Pinte kafe në mëngjes. S’ka pasur probleme fare. Ka qenë shumë- shumë i mirë. Isha brenda kur ndodhi ngjarja”, thotë ai, teksa shihet shumë i qetë duke larë me zorrë uji gjakun e mbetur nga vrasja.
Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, i shumëkërkuari për grabitjen e miliona euroave në aeroportin e Rinasit në vitin 2018, si dhe për disa ngjarje të tjera kriminale.
g.kosovari