• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me zgjedhjen e Donald Trump, PD nuk ka më alibi

by Ervis Iljazaj
25/01/2025 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Zgjedhja e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara ka ngjallur një entuziazëm të paparë ndonjëherë në kampin opozitar, sidomos të Partisë Demokratike. I gjithë ky entuziazëm lidhet me faktin se tashmë ShBA me President Trump do t’i heqë non-gratën Sali Berishës, madje sipas shumë prej mbështetësve të tij, Donald Trump ka një trajaktore politike të ngjashme me atë të Sali Berishës. Edhe Trump si Berisha përndiqej nga drejtësia, edhe Berisha dhe Trump kanë të njëjtin armik, Xhorxh Sorosin.

Duke parë gjithë këtë entuziazëm, duket sikur Donald Trump sapo të hyjë në zyrë çështja e parë që do të bëjë është heqja e non-gratës ndaj Sali Berishës. Kjo edhe mund të ndodhë, sepse asgjë nuk mund të përjashtohet, por të flasësh në këtë mënyrë është ta konsiderosh politikën e jashtme të ShBA-ve politikën e një kooperative dhe jo të shtetit më të fuqishëm të botës. Politika e jashtme e saj nuk është se ndryshon brenda dy, tre apo katër viteve. Padyshim politika e jashtme e demokratëve dhe republikanëve mund të ndryshojë, por disa çështje të saj janë çështje shtetërore, përtej një krahu apo krahu tjetër politik.

Kështu që entuziazmi i demokratëve për çështjen e Sali Berishës, më shumë se sa me realitetin imediat, ka të bëjë me një propagandë dhe një iluzion që ai do t’ju hedhë mbështetësve të tij deri në zgjedhjet e ardhshme. Ai kërkon që nëpërmjet zgjedhjes së Donald Trump në Amerikë, t’iu thotë mbështetësve se hallet e tij dhe të Partisë Demokratike mbaruan. Dhe mbështetësit e tij do ta besojnë, ashtu siç e kanë besuar deri më tani për gjyqin ndaj Blinken, apo për luftën që i bëhet atij nga mafia e Sorrosit.

Gjithsesi, zgjedhja e Donald Trump përbën një lajm të mirë edhe për demokratët. Tashmë Sali Berisha nuk do të ketë më alibi për non-gratën apo izolimin ndërkombëtar të tij, pasi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë gjenden një mik i tij dhe jo një armik si Sorrosi. Nëse non-grata i hiqet atëherë të gjithë do t’i kërkojmë falje dhe do të pranojmë që sulmi ndaj tij, ishte sulm i Sorrosit. Por problemi qëndron për të dhe partinë e tij, se tashmë nuk ka më alibi nëse një gjë e tillë nuk ndodh. Deri tani, Sali Berisha i ka mbushur mendjen mbështetësve të tij se Amerika nuk ka asgjë kundër tij, por ata që e sulmojnë dhe se duan janë thjesht segmente të caktuara të saj. Këtë argument të paktën, nga tani e tutje nuk mund ta përdorë më.

Por gjëja që çudit më shumë në këtë histori, është fakti se Partia Demokratike dhe Sali Berisha, kanë tre vite që u thonë mbështetësve të tyre se ata janë një parti sovraniste, se amerikanët dhe europianët nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Shqipërisë, e të tjera argumenta si këto. Këto ide e kanë mbështetur dhe shumë gazetarë dhe opinionistë në media pranë Berishës. Deri diku, kjo tezë ka ngjitur.

Ndërsa sot, më zgjedhjen Donald Trump, ata janë kthyer në një parti ndërkombëtariste. Sot, sovranizmi ka mbaruar dhe PD është kthyer në një parti që dëgjon me vemendje se çfarë do të vendosë Amerika dhe Europa për Sali Berishën. Ky është një lajm i mirë për Partinë Demokratike shqiptare, por ama këtë kurs duhet ta mbajnë deri në fund, pavarësisht se si mund të shkojë kjo histori. Më në fund, opinioni publik shqiptar dhe demokratët nuk do të dëgjojnë më histori me Sorrosin, sulmin e organizuar ndaj Berishës apo opozitës, nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Tashmë opozita shqiptare me liderin e saj nuk janë më armiqtë e ShBA, por miqtë e saj.

Next Post
“Mos merrni vendime drastike”, Horoskopi për sot, si fillon muaji për çdo shenjë

Njerëz të rinj shfaqen në jetën e...! Parashikimi i Horoskopit për fundjavën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In