• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Me zero para, me borxhe’, Granit Xhaka: Më frymëzon vendi i prindërve të mi

by Java News
05/10/2022 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Granit Xhaka ka dhënë së fundmi një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të Arsenalit. Në të, futbollisti shqiptar rrëfen shumëçka nga jeta e tij, qoftë personale, qoftë profesionale. Mesfushori i “topçinjve“ tregon se prindërit e tij janë frymëzimi kryesor në karrierë dhe në jetë.

Gjithë momentet e vështira që familja e tij ka kaluar prej lu.ftës në Kosovë e kanë atë bërë ai që është sot. Xhaka gjithashtu u tregon anglezëve se brezi i ri nuk mund ta përballonte dot atë çfarë prindërit e tij kanë përjetuar në të shkuarën.

“Frymëzimi im kryesor kur fillova karrierën time ishte babai im.

Ai luajti futboll vetë para se të lëndohej, por nuk ishte vetëm ajo që më frymëzoi mua, ishte jeta e tij në tërësi. Ai më mësoi të mos heq dorë kurrë nga asgjë, të jem i fortë, i ashpër mendërisht.

Por në të vërtetë ai më frymëzoi më shumë si model, sesa në fushë. Kaloi shumë, shumë momente të vështira në jetën e tij. Ai ka qenë gjithmonë shumë i fortë mendërisht dhe më ka mësuar të njëjtat vlera që kam tani në futboll, por edhe në jetën time.

Ai di gjithçka për presionin e të luajturit futboll dhe atë që kalojmë. Megjithatë nuk është vetëm ai, është edhe mamaja ime. Ajo është një prani shumë, shumë e rëndësishme në jetën time. Unë mund t’i flas mamasë sime në një mënyrë të ndryshme nga ç‘bëj me babin tim.

Kështu që për mua që të dy janë frymëzues, sepse atë që ata kaluan kur ishin të rinj, ne thjesht nuk e shohim tani. Nuk besoj se brezi i ri sot mund ta bëjë. Kur prindërit e mi u larguan nga Kosova para luftës, ata nuk ishin të përgatitur për këtë, por e bënë.

Nëse ne, kjo gjeneratë, do të duhej të largoheshim nga shtëpitë tona tani, nuk do të ishim të përgatitur. Nuk e dimë gjuhën apo ku mund të shkonim.

Ju nuk dini kujt t’i besoni. Ia nis me zero para, me borxhe, kështu që është e vështirë të kuptosh dhe është shumë frymëzuese për mua të vish nga vendi ku kanë ardhur prindërit e mi, sepse nuk mendoj se ne, ky brez i ri, mund ta përballojmë këtë. Është një jetë krejtësisht ndryshe që kemi tani”, është shprehur Granit Xhaka.

/f.s

Next Post
Dule: Rrotacioni do të vijë falë djegies së mandateve! Nuk u bëmë ‘gjethe fiku’ për pushtetin e Ramës

'Po na mundi sërish do jetë dramë', Vangjel Dule: Jemi fajtorë që në pushtet është Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In