Kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga delegatët e Partisë Demokratike. “Foltorja” ka publikuar edhe spotin e këtij kuvendi që do të mbahet më 11 dhjetor.
Është Floriana Garo, ajo e cila nis mesazhin, duke e cilësuar këtë ditë si rithemelimin e PD. “11 Dhjetori është dita e rithemelimit të PD dhe pluralizmit politik në Shqipëri”, shprehet ajo.
Në spot përfshin gjithashtu edhe mesazhet e delegatëve. Ndërsa mbyllet me atë të Sali Berishës.
“Më 11 Dhjetor me votën tuaj ju firmosni për të ardhmen tuaj, të fëmijëve tuaj dhe të Shqipërisë. Zoti ju bekoftë!”, shprehet lideri historik i demokratëve./m.j