• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më vjen zor që jam në këtë tavolinë!”- Gara për Kryeprokurorin, ‘plas’ në KLP, sherri mes anëtarëve shtyn mbledhjen për 5 kandidaturat: Ti ke probleme me formimin…!

by A. Q
29/08/2026 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm ka shkaktuar përplasje të forta në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Një kërkesë e kandidatit Ylli Pjetërnikaj për përjashtimin e anëtarit Vatë Staka nga procedura e përzgjedhjes solli kërkesa të tjera për përjashtime mes vetë anëtarëve të KLP-së, ndërsa mbledhja përfundoi pa vendim.

Kërkesa e Pjetërnikajt është depozituar më 30 korrik dhe bazohet, sipas tij, në konflikt interesi të Vatë Stakës, por KLP ende nuk e ka shqyrtuar. Gjatë mbledhjes së së premtes, situata u komplikua kur Staka kërkoi përjashtimin e anëtarit Zeqir Hodo nga shqyrtimi i kërkesës së Pjetërnikajt.

Staka argumentoi se Hodo kishte pasur komunikime me Pjetërnikajn edhe pasi ky i fundit ishte larguar nga pozicioni i këshilltarit pranë KLP-së. Sipas tij, Pjetërnikaj i kishte dërguar Hodos në një email privat draftin e një rregulloreje të Këshillit.

Hodo kërkoi kohë për t’u shprehur për kërkesën e Stakës, ndërsa këmbënguli që kërkesa e Pjetërnikajt të lexohej e plotë në mbledhje dhe të bëhej e ditur për publikun.

Debati u përshkallëzua kur anëtari Sokol Stojani argumentoi se fillimisht duhej të shqyrtohej kërkesa e Stakës për Hodon dhe më pas ajo e Pjetërnikajt. Pas këtij qëndrimi, Hodo kërkoi përjashtimin edhe të Stojanit, duke deklaruar se dyshonte në objektivitetin e tij.

Kështu, një kërkesë fillestare për përjashtimin e Stakës solli një zinxhir kërkesash mes anëtarëve: Staka kërkoi përjashtimin e Hodos, ndërsa Hodo atë të Stojanit.

Debati mes Hodos dhe Stojanit degradoi edhe në replika personale, me akuza për formimin dhe shkollimin e njëri-tjetrit. Në një moment, Stojani paralajmëroi se mund të kërkonte edhe përjashtimin e kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani, pasi pretendoi se ajo kishte qeshur në mënyrë ironike gjatë diskutimit, informon TCH.

Situata solli reagimin e Ledina Rizës.

“Më vjen zor që jam në këtë tavolinë… të arrijë niveli i diskutimeve në të tilla banalitete nuk i takon kësaj tavoline”, tha ajo, duke kërkuar respekt për kandidatët dhe publikun.

Përplasjet vijnë ndërkohë që KLP është me vonesë në procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Emrat e pesë kandidatëve nuk janë dërguar ende në ILDKPKI për verifikimin e pasurisë, ndërsa brenda javës së parë të dhjetorit duhet të ketë një emër të ri për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Në garë janë prokurori i SPAK Adnan Xholi, ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, prokurorja pranë Eurojust Fatjona Memçaj dhe prokurorët e Tiranës Rovena Zoto dhe Ylli Pjetërnikaj.

KLP duhet të rendisë tre kandidatët më të kualifikuar dhe t’ia dërgojë listën Kuvendit për votim.

Next Post
Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com